Dritëro Agolli: Nuk shkruaj dot kujtime sepse nuk e them të vërtetën
3 posters
Faqja 1 e 1
Dritëro Agolli: Nuk shkruaj dot kujtime sepse nuk e them të vërtetën
Shkrimtari i njohur ka qenë i pranishëm dje në panairin Klik Ekspo Klik, i cili i ka rezervuar edhe atij një stendë. Duke folur për gazetarët, Agolli ka thënë se nuk shkruan dot kujtime.
“Unë e kam filluar këtë punë. Kam shkruar disa faqe, rreth 50, por jam në lëkundje. Them ta mbaroj, apo ta lë fare. Pse? Sepse ka gjëra që nuk i thua dot të plota, të vërteta. Pasi do të zemërosh disa njerëz. Të tjerë do t`i dëshpërosh, por edhe sikur të kenë vdekur ata lloj personazhesh me të cilët ke pasur konflikte, janë fëmijët e tyre, janë të afërmit. Kështu që është tepër vështirë të shkruash kujtime. Të shkruash takova filanin, bëra këtë muhabet, është kot, janë gjepura. Duhet të shkruash të vërtetën siç është. Kjo më mban të stepur. Pastaj janë dhe djajtë që bëhen gjithnjë e më shumtë që më frenojnë. U bënë 80 djaj. 80 vjeç jam sot, por kujtime nuk mund të shkruash kur je 20 vjeç”,” tha Agolli.
Në përfundim të vizitës në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, tha:
“Ky panair është më i madhi në vend. Ai i bën nder Shqipërisë. Siç e kam thënë dhe herë tjetër, të vij këtu një shkrimtar është kënaqësi, sepse është një panair i shumë produkteve, ku vijnë njerëz që vizitojnë dhe kënaqen me këtë ekspozitë. E, duke shikuar dhe produkte të tjera, zgjatin kokën dhe në libra, në stendat që mund të kenë libra, megjithëse këtu librat janë më të rrallë se produktet e tjera. Baza këtu nuk është libri, por janë produktet e industrisë e ekonomisë së vendit dhe të huaj. Por, siç e thashë, duke vizituar njerëzit këto produkte, mund të vizitojnë dhe ndonjë stendë me libra. Shkrimtarit i bëhet qejfi që në mes këtyre gjërave është prezent dhe ai vetë. Por, kryesore këtu është kjo që thashë unë, që tregon dhe një interes të madh, jo vetëm të firmave tona të vendit, por dhe të vendeve të tjera. Këtu është si një qytet i kësaj industrie, i kësaj ekonomie”. /tema/
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Dritëro Agolli: Nuk shkruaj dot kujtime sepse nuk e them të vërtetën
Burracak
Me gjithe respektin qe kam , por jane disa shkrimtare qe pushtetet i kane mbajtur prane gjithmone dhe emri qe kane vene ne art nuk eshte ne barazi me ate qe jane.
Me gjithe respektin qe kam , por jane disa shkrimtare qe pushtetet i kane mbajtur prane gjithmone dhe emri qe kane vene ne art nuk eshte ne barazi me ate qe jane.
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Dritëro Agolli: Nuk shkruaj dot kujtime sepse nuk e them të vërtetën
epo eshte e drejta jote me then te drejten o dritero agolli;prap se prap jan kujtimet ato qe na cojn te ecin perpara
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dritëro Agolli: Të jetosh është heroizëm ..
» Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare
» Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit
» Kujtime nga bankat e shkolles
» kujtime nga shkolla fillore
» Dritëro Agolli, krenaria e penës shqiptare
» Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit
» Kujtime nga bankat e shkolles
» kujtime nga shkolla fillore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi