Tiranë, atentat me armë zjarri biznesmenit, policia: Një nga pistat e hetimit, hakmarrja
Faqja 1 e 1

TIRANË- Atentat me armë zjarri tek zona e Liqenit në Tiranë, plagoset rëndë biznesmeni. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme (rreth orës 20:05) në një lokal tek Kodrat e Liqenit Artificial, ndërkohë që personi i plagosur rëndë mësohet të jetë Lulëzim Koka, biznesmen dhe drejtori i një firme betoni në kryeqytet.
Gazetari i TV "News 24" , Spartak Koka raporton se autori rreth 25-vjeç ka shfrytëzuar momentin kur shtetasi Lulëzim Koka qëndronte i ulur vetëm në një bar-kafe në hyrje të Liqenit Artificial, pranë zonës së Gardës së Republikës. Pasi ka shtënë me 4 plumba pistolete mbi biznesmenin, sipas dëshmitarëve okular autori është larguar në këmbë në drejtim të Kodrave të Liqenit. Ndërkohë, policia bën me dije se i plagosur lehtë ka mbetur edhe punonjësi i Gardës, Rustem Rustemi, i cili ndodhet pranë vendngjarjes.
Biznesmeni është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën. Dëshmitarët kanë rrëfyer se autori mbante veshur tuta sportive, bluzë ngjyre të kuqe dhe atlete të bardha. Vrasja ka ngjallur panik tek qytetarët e shumtë që vizitojnë këtë zonë.
Strukturat e policisë si dhe të krimeve të rënda janë vënë në lëvizje për kapjen e autorit, ndërkohë që janë ndritur patrulla në zonën e Selitës, Petrelës dhe Saukut. Efektivat blu kanë nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë, punonjësve të lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe bashkëpunëtorëve më të afërm të biznesmenit.
Pista kryesore e hetimit lidhet me punën dhe mosmarrëveshjet që i plagosuri mund të ketë për shkak të punës që kryente dhe statusit të tij. Ndërkohë një tjetër pistë lidhet edhe me hakmarrjen për vrasjen e Edmir Koçisë. Edmir Koçia u vra në nëntor të vitit që shkoi në një pritë të mirëorganizuar, para derës së shtëpisë së tij në Shkodër.
(e.m/BalkanWeb)

Similar topics
» Një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë (Video)
» Tiranë, atentat me 7 plumba ish-boksierit
» Durres, plagosen me arme zjarri 3 persona
» Kurbin, ekzekutohet me armë zjarri një 34-vjeçar
» Durrës, ekzekutohet më armë zjarri një 40-vjeçar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi