Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vizitë në Kamin e harruar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vizitë në Kamin e harruar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizitë në Kamin e harruar

2 posters

Shko poshtë

Vizitë në Kamin e harruar Empty Vizitë në Kamin e harruar

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 5 Dec 2011 - 14:56


Mes zonash të humbura, të braktisura që pak ose aspak i njohim, jetohet ende, jetohet ende në një betejë për të mbijetuar, për të ecur përpara, për të marrë frymë edhe shumë larg qytetërimit.

Diku mes malesh, gjendet Kami, sot qyteti më i vogël në botë. Kamerat e reportazhit të përjavshëm të edicionit qëndror të lajmeve të ditës së hënë vizituan lokalitetin e ndodhur pak përtej Tropojës, një qytet me shkollë, klinikë dhe postë të braktisura, që prej ikjes së 5 mijë banorëve të tij të dikurshëm.

Kami i mëparshëm ka mbetur veç mes fotosh te zverdhura si nje kujtim i hershem, qe mban lidhur te gjithe ata qe kane kaluar nje pjese te jetes se tyre ne kete qytet, sot te banuar vetëm nga pesë ose gjashtë familje. E pamundur te rikrijosh qytetin e dikurshem pa shfletuar foto te marra thelle nder vite.

Banoret jane mikprites. Ashtu siç i takon kesaj zone, besen e burrërinë nuk e hedhin poshte, pavaresisht problemeve e halleve qe jane kthyer ne bashkeshoqerues te jetes se tyre.

Kami i vogel, dikur nje qytet i gjalle minatoresh, ka ndjere jo pak morsen e sistemit te shkuar, qe e ndrydhi dhe e shfrytezoi thuajse deri ne piken e fundit. Nje realitet qe e terhoqi Kamin edhe ne vitet qe pasuan, çka detyroi banoret e ardhur per te punuar ne miniera apo ata vendas te merrnin rrugen e larget te mergimit, me koken pas nga Kami qe humbte nje nga nje copëzat e jetës e tij.

Imazhi i sotem duket si i mbire pas nje beteje te ashper. Shume godina jane shkaterruar e germadhat ngrene krye mbi fushen e Kamit si deshmitare te nje kohe te shkuar, kur ky qytet sot i heshtur gjallonte nga njerezia.

”Kjo ka qenë shkolla e vjetër. Ketu kane qene hotelet e punetorëve, hotele punëtoresh që kanë qene plot me puntore per te punuar ne miniera, me turne te pare, te dyte e te trete. Kjo këtu ka qene per të qëndruar pushtetaret, kuptohet te asaj kohe, te regjimit ish-totalitar qe i ka shfrytezuar njerezit deri në skllavëri”, shprehet një prej të mbijetuarve, njëri prej atyre që vazhdon të jetojë në këtë zonë.

Diku me tej, spitali tre katesh, shtepia e kultures, kinemaja e kthyer sot vec ne nje skelet betoni e ngrehinat ku qendronte administrata e minieres. Nga 12 pallatet e dikurshem, të ngirura ketu në Kam, sot kane mbetur vetem tre. Te tjeret jane perkulur perballe viteve te nje tranzicioni te veshtire e te pafundem e që ka ngerthyer banoret e kesaj zone duke i detyruar ata te zgjedhin ose renimin ose mbijetesen e familjeve te tyre.

”Jemi lënë në harrese nga nje njeri që ne nuk e dimë, nuk e dimë se ku ta gjejmë atë forcë apo njeri”, shprehet Mujo Elezi, një tjetër banor, njëri prej 20-30 të mbeturve ende në Kam.

Varferi dhe jete, jete dhe varferi qe shkrihen mes rrugicave sot te shperfytyruara, ku humbi Kami i dikurshem. Dritare te zbrazeta, mure te kredhur buze tokes, e qetesia qe shpesh behet thuajse mbytese.

Banoret te mbetur nje grusht, që mbijetojnë kush duke mbledhur çka mbetur ne stoqet e kromit e kush me pak bujqesi, që perpiqen të shohin perpara duke ndrydhur mallin, per te shkuaren qe hera heres duke sikur bren edhe vetë token e gurte te Kamit.

”Kam mall per gjallerine, kam mall edhe sot qe jetoj ketu sepse i kam bere 44 vite, jam le dhe rritur ne kete vend”, shprehet Beqir Osmani.

Projektet serioze per kete zone mungojne. Shpresa e vetme është afrimi i kompanive te huaja qe do te rivinin ne pune galerite e erreta te kromit. Ne te kundert, çdo gje tjeter eshte e veshtire, e pamundur, e destinuar ndoshta te shuhet jo shume kohe me pas.

”Kjo pjese e pallateve dhe e ketyre eshte e demtuar e nuk i sherben askujt. Vetem nqs keto pjese do kthehet, do vendosen, atehere firmat mund te aktivizohen”, shprehet Feriz Hoxha, kryetar i komunës.

Gjurmet e godinave te dikurshme shkojne bri njera-tjetres, teksa Kami i mbetur duket i kthyer ne nje qytet fantazem, qe mbahet me veshtiresi e gulcitje te rende permbi token sot te zvenitur edhe nga gjelberimi.

E megjithate, ne Kam ka ende fryme, ka ende ajer, ka ende banore qe ecin ketu ne qytetin me te vogel ne bote, pa ditur se çfarë do t’i sjellë e nesermja, edhe pse ajo çdo ditë përtërit veç të sotmen.

Kami, Kurbneshi e shume e shume qytete e qyteza te tjera, qendra te dikurshme, sot gulçojnë thellë ne humneren e shuarjes se plote. Kurre, asnjehere, ne asnje moment nuk u eshte dhene qofte edhe nje mundesi e vetme per te mbijetuar, per te mos u zhdukur e mbuluar nga pluhuri i harreses, per te mos detyruar banoret e tyre te marrin rruget e huaja diku larg ne emigrim apo qoftë edhe në qytetet e medha duke lenë pas gjithçka është e tyrja.

Asnje projekt, asnje investim shteteror, asnje shfrytezim i programuar e projektuar i pasurive te pafundme natyrore e minierare. Vec fjalë, premtime, shfrytëzim kafshëror, braktisje, varfëri e asgjë më shumë. Ikim nga Kami, qyteti me i vogel ne bote, qe bie e bjerret ngadale ne vehten e tij.
Burimi: Top Channel

Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vizitë në Kamin e harruar Empty Re: Vizitë në Kamin e harruar

Mesazh nga Anakonda Sun 29 Jan 2012 - 5:21

Mesa duket i ka rene ndermend dikujt qe ta vizitoje kete vend te harruar nga zoti.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi