Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjermania braktis Euron? Pohimi nga banka: Jemi duke stampuar Marka   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjermania braktis Euron? Pohimi nga banka: Jemi duke stampuar Marka   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermania braktis Euron? Pohimi nga banka: Jemi duke stampuar Marka

Shko poshtë

Gjermania braktis Euron? Pohimi nga banka: Jemi duke stampuar Marka   Empty Gjermania braktis Euron? Pohimi nga banka: Jemi duke stampuar Marka

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 7 Dec 2011 - 9:49

Gjermania braktis Euron? Pohimi nga banka: Jemi duke stampuar Marka   99614908
Berlin, 7 Dhjetor 2011, NOA- "Mediat nuk po tregojnë gjë për të shmangur krizën e panikut në tregje. Por ne që nga e hëna e kaluar kemi filluar të stampojmë Markën".Kjo është deklaruar nga një punonjë gjerman dhe u publikua në websajtin e organizatës ekonomiko-financiare Affari Italiani.

"Nga 28 Nëntori ne nuk stampojmë më euro" tha burimi, i cili preferoi të mbetet anonim, por kemi urdhër dhe po e zbatojmë, që të stampojmë DM (marka).

Pikërisht në 28 nëntor zëdhënësi i Kancelares Angela Merkel kishtedeklaruar se "burimet në Gjermani nuk janë të pafundme dhe Evropa nuk mund të pretendojë të ketë një forcë që nuk e ka.". Madje kishte përforcuar: "Gjermania është e fortë por nuk kemi fuqi të pakufizuar".

"Duke vazhduar me këtë ritëm - shton punonjësi - do të jemi në gjendje për të plotësuar kërkesën për para që është e nevojshme për të mbuluar tregun tonë të brendshëm që do të vinte nga mungesa e euros”.

Sakaq Kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozy po rrisin trysninë për një reformë më të shpejtë në marrëveshjen e BE-së. Zyrtarisht thuhet se me këtë synohet të përballohet kriza e huave dhe të vendoset në kurs të qëndrueshëm monedha e përbashkët.

Por ndërsa akuzat ndaj Gjermanisë për dominancë në Evropë, po vazhdojnë, Merkel edhe pse ka dashur të përgënjeshtrojë diçka të tillë, ka lënë të kuptojë se e ardhmja e euros po ndalet, kur tha: “Ne angazhohemi për një kulturë të caktuar stabiliteti dhe rritjeje ekonomike, por e bëjmë këtë në frymën evropiane të Konrad Adenauer-it dhe Helmut Kohl-it. Bashkimi gjerman dhe ai evropian ishin dhe janë dy anë të së njëjtës medalje dhe këtë ne nuk do ta harrojmë kurrë”.

Merkel nënvizoi edhe se nuk mund të ketë përgjegjësi të përbashkët për mëkatarët e borxheve.

Shkelje e ligjit themelor dhe e së drejtës së BE-së?

Profesorët Wilhelm Hankel, Wilhelm Noelling, Karl Albrecht Schachtschneider dhe Joachim Starbatty kanë dorëzuar padi në Karlsruhe më 7 maj 2010 duke vlerësuar se nuk duhet ombrellë gjermane ndaj eurozonës.

Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankesat kundër ombrellës së shpëtimit të euros. Ankesa vjen nga kritikë të euros me në krye profesorin Joachim Starbatty. Nëse ankesa ka sukses mund të pritet një tërmet në eurozonë.

Sipas kallëzuesve, ombrella e shpëtimit, që ka krijuar BE-ja për shtetet si Greqia, është kundër së drejtës buxhetore të parlamentit gjerman. Në fakt parlamenti gjerman (Bundestag) duhet të pyetet për çdo pagesë, parashtrojnë Starbatty dhe përkrahësit e tij në ankesën e paraqitur pranë Gjykatës Kushtetuese. Bashkë me Starbatty janë ankuar edhe ekonomistët Wilhelm Hankel dhe Wilhelm Nölling, si dhe juristi Karl Albrecht Schachtschneider dhe ish-kryetari i kryesisë së koncernit Thyssen Dieter Spethmann.

Një argument tjetër është shkelja ndaj së ashtuquajturës klauzola e no-bail-out. Në marrëveshjen për mënyrën e punës së BE-së është përcaktuar, që unioni nuk duhet të mbajë përgjegjësi për detyrimet e vendeve të veçanta. E megjithatë politikanët, edhe ministri gjerman i Financave krisitiandemokrati Wolfgang Schäuble, tërheqin vëmendjen, se Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së nuk mbajnë detyrimisht përgjegjësi për borxhet, por ato veprojnë vullnetarisht. Një argumentim ky, që Starbatty nuk do ta pranojë: "Dhe tani z. Schäuble, nëse e bën këtë vullnetarisht, atëherë lejohesh ta bësh. Pra nëse z. Schäuble vullnetarisht do të verë në dispozicion paratë e veta, atëherë ai lejohet ta bëjë këtë. Por ai përdor paratë e taksapaguesve, dhe për këtë ai duhet të pyesë fillimisht ata që i paguajnë taksat, nëse mundet ai të veprojë lirisht me paratë e tyre. Këtë duhet ta mendojë mirë z. Schäuble si ministër i Financave, që fillimisht është i detyruar kundrejt taksapaguesve gjermanë."

Kthimi i markës gjermane në Gjermani?

Por bankat dhe politikanët e BE-së i referohen avantazheve të një monedhe të përbashkët: Kthimi tek monedaht e mëparshme do ta dëmtonte Gjermaninë si vend eksporti, sepse produktet e saj do të shtrenjtoheshin. Por Starbatty e hedh poshtë këtë: "E kundërta është e drejtë: Natyrisht gjermanët do të përfitonin prej vlerësimit të monedhës, sepse qoftë euro apo marka gjermane, në varësi se çfarë do të vijë, do të kishin shumë më tepër vlerë në botë. Ne nuk eksportojmë banane, prej nga edhe rritja me një përqindje fare të vogël i detyron kërkuesit që të kërkojnë banane të reja. Ne shesim produkte të teknologjisë së lartë, për të cilat bota ka nevojë, në qoftë se do të zhvillohet. Këto produkte ju mund t'i blini vetëm në fare pak shtete, e në fakt ju mund t' i blini ato vetëm tek ne. Ndaj unë nuk e kuptoj tani, përse industria bën kaq shumë teatër".

a.e./NOA



P.S: Pritni tani pasojat qe ky sistem do te lere pas, pas shkaterrimit te kontrolluar te sistemit monetar nderkombetar

Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi