Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DITËT E NAIMIT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DITËT E NAIMIT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DITËT E NAIMIT

Shko poshtë

DITËT E NAIMIT Empty DITËT E NAIMIT

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 17 Sep 2009 - 9:00

POETI FRĖNG LIONEL RAY - LAUREAT I ĒMIMIT “NAIM FRASHĖRI”

Tetovė, 16 tetor 2009
Laureat i Ēmimit letrar "Naim Frashėri" tė Edicionit XIII tė Festivalit
Ndėrkombėtar tė Poezisė "Ditėt e Naimit" ėshtė poeti i madh freng
Lionel Ray. Ky ėshtė vendim i Jurisė sė Festivalit, i pėrbėrė nga
kryetari i jurisė prof.dr. Agron Tufa (Shqiperi), dhe anėtarėt Skender
Sherifi (Belgjikė) dhe Ndue Ukaj (Kosovė).
Nė kėtė edicion Drejtoria e Festivalit, laureatin e sivjetshėm Lionel Ray do ta shpall edhe Anėtar Nderi tė Festivalit.
Laureatė tė mėhershėm tė kėtij festivali janė emra tė njohur si: Ismail
Kadare (Shqipėri), Abdellatif Laabi (Marok), Desmond Egan (Irlandė),
Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Peter Poulsen
(Danimarkė) etj.

Edicioni i XIII i Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė “Ditėt e Naimit” do tė mbahet prej 15 – 18 tetor nė qytetin e Tetovės.
Kėtė e bėri tė ditur nė konferencėn per shtyp, tė mbajtur mė 15
shtator, nė Qendrėn kulturore nė Tetovė, drejtori i Festivalit
Ndėrkombėtar tė Poezisė "Ditėt e Naimit", Shaip Emėrllahu.

Nė vazhdim, ai lexoi njė biografi tė shkurtėr tė fituesit, ku ndėr
tjera theksoi se poeti Lionel Ray ėshtė poet i shquar i letėrsisė
bashkėkohore frėnge. Robert Lorho (Lionel Ray) ėshtė pedagog i
letėrsisė moderne dhe profesor nderi i shkollės sė lartė. Ka dhėnė
mėsime tė letėrsisė franceze nė Paris nė klasa pėrgatitėse pėr shkollėn
e lartė elitare ENS-nė.
Sė pari botoi me kėtė emėr tri vėllime me poezi, mes tė cilėve
Légendaire (Legjendar), nė shtėpinė botuese Seghers, libėr pėr tė cilin
u shpėrblye me ēmimin “Guillaume Apollinaire” mė 1965.
Robert Lorho merr pseudonimin Lionel RAY mė 1970 me rastin e botimit tė
poezive tė reja tė prezantuara nga Aragon nė “Les Lettres Franēaises”.

Lionel Ray pėr tėrė opusin e tij letrar ka marrė ēmimin “Goncourt” tė
poezisė mė 1995 dhe Ēmimin e Madh tė poezisė tė Shoqatės sė Letrarėve
tė Francės mė 2001. Shumica e librave tė tij me poezi janė tė
disponueshėm nė shtėpinė botuese “Gallimard”.
Ėshtė edhe autori i librave te artit dhe dy monografive nė shtėpinė
botuese “Seghers”, njėra kushtuar Rimbaud-it, tjetra Aragon-it
(prezantimi dhe pėrzgjedhje shkrimesh, koleksioni “Počtes
d’aujourd’hui”).

Ka qenė anėtar i Komitetit drejtues tė revistės Action poétique (Aksion
poetik – 1973-200) dhe i gazetės mujore Aujourd’hui počme (1998-2007).
Momentalisht ėshtė presidenti i Akademisė “Mallarmé”, anėtar i
Akademisė Europiane tė Poezisė dhe i komitetit tė revistės Europe.

Nė vazhdim, kryetari i jurisė, dr. Agron Tufa tha se, Linonel Ray ėshtė
njė figurė e madhe e poezisė moderne franceze dhe europiane, qė me
krijimtarinė e tij e ka mahnitė kritikėn franceze, pėr shkak tė
modernitetit tė vargut dhe substancės sė poezisė. Lionel Ray ėshtė njė
ndėr poetėt mė novatorė tė sotėm. Kėrkimi dhe eksperimenti i tij poetik
shkon nė njė ballafaqim me misterin e lashtė dhe semantikėn
trashedentale tė fjalės, metamorfozėn e saj nėpėrmjet njė aventyre
spektakolare tė diskurseve dhe mikrodiskursve. Fushat semantike tė
poezisė sė Rayit janė tė nginjura me referenca dhe asociacione tė
holla, shpesh herė ironike e parodike. Fjala si element krijimi nė
poezinė e Lionel Rayt zbulon dhe zhvesh botėrat nga perdet
mbėshtjellėse pėr tė mbėrritur nė thelbin lucid qė e modelon botėn nė
pirgje vegimesh dhe imazhesh. Poezia e Reyit ka gėrshetuar pėrvojat
avangardiste e moderniste, qė nga poezia postsimboliste e surrealiste,
deri tek hulumtimi i formės dhe entropia e gjuhė!
s. Eksperimentalizmi i poezisė sė Linel Rayit pėrbashkon ontologjinė
ekzistenciale me ndjenjėn bashkėkohore tė njė lirizmi human.

Temat e kėrkimeve tė mėdha tė Lionel Rayt, janė zbulimi i misterit dhe
identitetit njerėzor “kush jam, ēfarė jam, pse jam, ēfarė pėrfaqėsoj nė
kėte botė, kush ėshtė ai tjetri qė bunė brenda meje, etj”. E gjithė kjo
metafizikė, e pėrthyer nė vargjet e njė lirizmi ekstatik, pėrbėn
variacionet e identitetit kompleks njerėzor, ku ndoshta njeriut i duket
vetja njė qenje e huaj apo e tėhuajėzuar, e pa zbuluar, projektim i
unit ku mendon se ėshtė subjekti lirik, por qė nė fakt prek kufijtė e
zbulimit tė njė identiteti tjetėr. Poezia e tij e ka njė lloj
tejdukshmėrie, nėpėr tė cilėn frymon njė bukuri e distancuar, njė
dukshmėri qė mundohet tė shprehė tė pa dukshmen e mishėruar me fjalėn,
formėn, vargun poetik, qė finalizohet te konkluzioni:

“Une jam ato fjalė qė po i shkruaj! Jam misteri, enigma e atyre
fjalėve, jam ēfarė thonė ato fjalė, por ndoshta edhe mė shumė se sa nuk
thonė ato!”-tha kryetari jurise Agron Tufa.

Nė edicionin e sivjetėm ardhjen e kanė konfirmuar 40 poetė nga 25 vende
tė botės: Kanada, ShBA, Islandė, Holandė, Danimarkė, Belgjikė, Estoni,
Finlandė, Gjermani, Francė, Jordani, Itali, Izrael, Palestinė, Turqi,
Hungari, Kroaci, Greqi, Bullgari etj.

Sikurse nė tė shkuarėn, edhe sivjet Drejtoria do tė botojė antologjinė me poezi tė poetėve pjesėmarrės.

Edhe programi i kėtij edicioni do tė jetė i larmishėm. Nė kuadėr tė
tij, do tė mbahen disa orė letrare, do te behet perurimi i laureatit te
sivjetshem, do te hapet ekspozita e piktoreve nga ballkani me titull
“Pelikani”, do te promovohen libra, do te vizitohen lokalitete
kulturore dhe historike etj.

Artan Arsllani
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi