Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KB: Urgjente, Shqipëria të mbrojë të drejtat e emigrantëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KB: Urgjente, Shqipëria të mbrojë të drejtat e emigrantëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KB: Urgjente, Shqipëria të mbrojë të drejtat e emigrantëve

Shko poshtë

KB: Urgjente, Shqipëria të mbrojë të drejtat e emigrantëve Empty KB: Urgjente, Shqipëria të mbrojë të drejtat e emigrantëve

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 13 Dec 2011 - 9:05

KB: Urgjente, Shqipëria të mbrojë të drejtat e emigrantëve 49375TIRANE-Një ekspert i Kombeve të Bashkuara (KB) i bën thirrje urgjente Shqipërisë që të shtojë përpjekjet në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të këtij vendi që jetojnë jashtë kufijve të atdheut, si dhe atyre që kthehen të jetojnë në Shqipëri. Apeli vjen pasi eksperti François Crépeau qëndroi 9 ditë në Shqipëri ku mblodhi fakte rreth cështjes së emigrantëve.
Ai sugjeroi sot hartimin e nje strategjie kombetare per te drejtat e emigranteve.

“Unë inkurajoj autoritetet shqiptare që të zbatojnë dhe zhvillojnë në partneritet me të gjithë sektorët e shoqërisë, një strategji kombëtare të të drejtave të njeriut që të vendosë në zemër të ligjit, policisë gjithë programeve të drejtat e mirëqënien e cdo njeriu, përfshirë këtu dhe ato për emigrantët, tha raportuesi special për të drejtat e njeriut të emigrantëve në OKB, François Crépeau në një deklaratë të tij në Tiranë.

“Një e treta e popullsisë shqiptare jeton jashtë kufijve, pjesa më e madhe në Greqi e Itali, disa pa letra e dokumenta të rregullta, duke e bërë të domosdoshme për zyrat konsullore shqiptare të kenë kapacitetin, burimet dhe ekspertizën për t'iu përgjigjur në mënyrë adekuate për nevojat dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit”, vuri në dukej raportuesi.

“Unë isha informuar për sfidat e prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre të sapolindur në vendin ku ata kishin emigruar, sidomos kur prindërit kishin mbërritur aty ilegalisht”, tha Crépeau, që sapo përfundoi një vizitë 9 ditore në Shqipëri.

"Çdo fëmijë ka të drejtë të regjistrohet menjëherë pas lindjes, të fitojnë një emër dhe një shtetësi. Është e papranueshme që fëmijët të linden pa shtetësi në Europën e sotme, "theksoi ai duke shtuar se, "si Shqipëria dhe vendet që kanë mikpritur emigrantët duhet të marrin masa urgjente për të ndrequr situatë."

Z. Crépeau gjithashtu shprehu shqetësim për situatën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të cilët përballen me procedurat penale ose janë të privuar nga liria e tyre, duke përfshirë edhe fëmijët. Sipas tij, mbrojtja e tyre ligjore është shpesh kaq i dobët duke çuar në në dënime të padrejta ose dënime të tepruara.

Përveç kësaj, z. Crépeau tha se qeveria duhet të ketë përparësi të ndihmojë emigrantët shqiptarë që kthehen në atdhe si pasojë e krizës ekonomike në vendet fqinje.
“Qeveria e Shqipërisë duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për të ndihmuar shqiptarët e kthyer, pavarësisht nëse kthimi i tyre është vullnetar apo i detyruar”, tha raportuesi.

"Ka nevojë urgjente për të sensibilizuar të gjithë sektorët e shoqërisë për të drejtat e njeriut të migrantëve si dhe për përgjegjësinë e shtetit për të respektuar, mbrojtur, përmbushur dhe për të promovuar të drejtat e tyre," tha ai.

Z. Crépeau gjithashtu inkurajoi Bashkimit Evropian (BE) që të forocojë komponentët e të drejtave të njeriut sidomos në asistencën teknike ndaj Shqipërisë me qëllim mbështetjen e saj në rrugën drejt integrimit europian.
"Unë i ftoj që BE të marrë në konsideratë një program të veçantë për mbështetjen e sistemit nacional në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të emigrantëve në veçanti," tha ai.

(d.b/BalkanWeb)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi