Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shteti të mbrojë jetën, jo të menaxhojë vdekjen! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shteti të mbrojë jetën, jo të menaxhojë vdekjen! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shteti të mbrojë jetën, jo të menaxhojë vdekjen!

2 posters

Shko poshtë

Shteti të mbrojë jetën, jo të menaxhojë vdekjen! Empty Shteti të mbrojë jetën, jo të menaxhojë vdekjen!

Mesazh nga WebMaster Fri 1 Jun 2012 - 20:04

Nga: Dr. PËRPARIM KABO


A mund të kthehet qoftë edhe për një grimë çdo gjë si ishte më parë, përpara se ai autobus të hynte në atë kthesë të vdekjes, dhe në një ndalim virtual të pezullit reflektues, të skanojmë çdo gjë që ishte në mendjen e secilës prej tyre?! Një grup vetëm femëror, me dy meshkuj shoqërues, shoferin dhe, një djalë të fejuar që, në këtë udhëtim të fundit mbeti si një meteor në dashurinë e tij!Le ta bëjmë këtë ‘get back’. Dikush ndoshta ka qenë e mrekulluar nga peizazhi, dikush e përhumbur në një botë përjetimi, dikush në ëndërrimin e moshës, dikush në dëshpërimin e zemrës së thyer nga pezmi i një grindje të dashuruarish, dikush nën bezdinë e një rruge të lodhshme, dikush në mërzinë e kotësisë së këtij udhëtimi pa motiv të përligjur që rezultoi si një kurth fatal në humbje jetësh, dikush në harenë e një udhëtimi që të nxjerr nga rutina dhe jeta e mbyllur...dikush. Veçse të gjitha kanë qenë duke menduar se po mbyllnin një nivel të studimeve të tyre ta larta universitare dhe një e ardhme e bukur i priste...! Por asnjëra prej tyre nuk e kishte parandjerë se pas pak çastesh do të takonin vdekjen, të pamerituar, më shumë se tragjike, të llahtarshme, si martire të një shoqërie të çmendur, që si e tillë, as edhe shoqëri nuk mund të quhet! Kë fajësuan ato në atë çast, nëse grimasa e fundit shkruajti përzishëm një rekuiem që vetëm vajet e vajtocave të bregut himarjot, mund ta këndojnë me ligje!Ato që fati i mbajti në jetë, kanë një mision, të na sjellin në kohë reale amanetin e tyre të fundit, qoftë edhe si një rënkim njerëzor, sepse nuk mundet që kujtesa jonë të ushqehet kaq shpesh dhe kaq përdhunshëm me ngjarje tragjike. A vlen jeta e njeriut në këtë vend, ku “lodra” bie pa pushim si të jemi në planetin imagjinar të haresë?! Ajo që shkruante Talmudi se, bota pakësohet kur vdes një njeri dhe shtohet kur lind një njeri, do duhet të shkruhet në qiellin tonë të mendjes së zymtë! Ndryshe harresa do të na mbulojë të tërëve dhe tragjizmi do të duket si një mënyrë jetese e kohëve moderne. Është tallëse, madje cinike, kur në këtë klimë përzishëm dëgjon “kompetentë” që nxitojnë të tregojnë se rruga ishte e pastër, e siguruar, jo e lagur, etj. Fjalë të pavlera që vetëm shpjegime profesionale nuk mund të quhen. Nëse pjerrësia e rrugës është nën normat e lejuara të Bashkimit Europian, atëherë do duhet të shkohet më thellë për të investiguar, se kush e ka projektuar dhe kush e ka aprovuar e marrë në dorëzim këtë rrugë. Familjarët do duhet të hapin proces gjyqësor, jo këtu tek gjykatat tona, që për “turp të zotit” injoruan vrasjen e 26 njerëzve në tragjedinë e Gërdecit, dhe ende nuk na kanë thënë sepse ndodhën tragjeditë me studentët kosovarë dhe pasagjerët e autobusit të linjës Tiranë-Athinë, në ndodhitë homologe brenda një harku gati 10- vjeçar! Duhet shkuar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg me akuzë ndaj shtetit shqiptar, i cili nuk duhet të bëjë kujdestarin e vdekjes, por kujdestarin e jetës! Ky akt ligjor dhe civil nuk është se do t’i kthejë në jetë ato vajza që, do të ishin sot duke ëndërruar dhe projektuar të ardhmen e tyre! Por, do të shërbejë për t’u vënë në vend dinjitetin atyre dhe për të ndihmuar që vrasje të tilla të mos quhen nesër aksident fatal, apo një diçka e shkruajtur jashtë vullnetit institucional parandalues! Nëse autobusi ishte diku përafërsisht si vit prodhimi i vitit 1990-të dhe qarkullonte në ato rrugë, me atë peshë fizike dhe me atë gjendje të sistemeve të sigurisë, sa vlen deklarata se në prill të vitit 2012-të kishte kaluar kontrollin teknik?! O zot ku e gjejnë kurajën këto “hiena” me pushtet që sa hap e mbyll sytë dalin në media dhe të lëshojnë llogoren e justifikimit! Ka një llogari të thjeshtë. Rruga paskërka qenë në rregull, siguria në të brenda parametrave, mjeti në rregull, shpejtësia e lëvizjes sipas një të mbijetuare e ulët, bile disi e mërzitshme. Pas autopsisë rezultoi që drejtuesi nuk kishte pësuar infarkt të miokardit, nuk kishte konsumuar alkool, ishte në këtë lloj detyre prej më shumë se 10 vite dhe i fuqishëm fizikisht. Atëherë pse ndodhi dhe kush mbanë përgjegjësi për këtë tragjedi të tmerrshme?! Kush jep përgjigje për këtë pyetje! Aksidentet në rrugët tona ndodhin çdo ditë. Sa po përcollëm në banesën e fundit, goditur nga aksidenti rrugor, një gjeni të artit shqiptar të ndjerin Agron Alia! A ka kuptim që në botën e engjëjve ai t’i shpjegohet koreografit magjik Rudolf Nurijev, ish shokut të tij të klasës, që vdiq në mënyrë natyrore, “se unë erdha këtu sepse një i “marrë” më goditi në udhën time me makinë, dhe të lutem mos u habit se kështu ndodh tek ne rëndomë”! Moris Bezhar, koreografi i madh francez me famë botërore që ka ndërruar jetë jo shumë kohë më pare, do të vinte buzën në gaz nga kjo marrëzi kolektive dhe do të thoshte, se ndoshta në atë vend tragjizmi, do duhet të gjejmë tharmet e koreografisë së vdekjes! Qeshje e hidhur kjo për ne. Çdo ditë dëgjojmë vrasje, hakmarrje, gjakmarrje, minatorë që humbasin jetën në zgafellë, fëmijë që humbin jetën nën rrënoja apo zhduken pa lënë gjurmë, si të ishin bijë të “Proteusit” perëndisë së metamorfozës që, për tu zhdukur sillej në formën e ajrit të rrëmbyeshëm dhe humbiste pa u vënë re! Kështu përcollëm nga kjo botë, një ish-ministre të kulturës të ndjerën zonjën Esmeralda Uruçi, ca kohë më tej një kompozitor. Nga një aksident me makinë në rrugë ka mbetur i gjymtuar inxhinieri Zef Rakacolli, ai që me një punë titanike së bashku me një inxhinier austriak drejtuan punimet në tharjen e kënetave në zonën e ultësirës së Lezhës, një nga intelektualët shumëplanësh të vendit tonë. Janë me qindra madje edhe fëmijë të vegjël që e kanë pësuar këtë fat me humbje jete ose gjymtim. Ata që vrasin paguajnë me disa vite heqje lirie, apo sigurojnë alibinë e ekspertizës që ushqehet nga paratë e fëlliqura dhe dalin në liri si pa të keq! Njerëz duhet të ngrihemi në reagim, sepse jeta është e drejta e parë! Nëse atë nuk e mbron shteti do të duhet që ta mbrojmë vetë, si individë, si komunitet, si shoqëri civile. Duhet të kërkojmë në mënyrë ligjore dhe institucionale të informohemi, se kush i ndërton rrugët tona dhe me ç’farë cilësie e parametra? Dëgjojmë që njerëz që nuk kanë lidhje me këtë lloj profesioni, krijojnë firma ndërtimi dhe fitojnë tendera rrugësh që ndërtohen me fondet publike. Kaq të zotët qenkan këta “shushunja” të parasë që me taksat tona të bëjnë biznese ku rreziku për jetën është tejet evident. Apo pas tyre fshihen “peshqit” e mëdhenj të pushtetit, ata që kurrë nuk i kemi dëgjuar të thonë se këtu gabova unë! Ose, se në këtë rast mbajmë përgjegjësi edhe ne , në mos ligjore, sepse penale as që bëhet fjalë, po së paku morale. Po si nuk doli një burrë të thotë, unë kam thjesht një përgjegjësi morale, ndaj po jap dorëheqjen nga kjo detyrë, sepse dua që të jem mirë me shpirtin tim, pasi kjo që ndodhi më ka tronditur pa masë! Rrugët tona dhe sistemi rrugor kanë ndryshuar goxha dhe askush nisur nga ajo që ndodhi në tragjedinë e Himarës, mund të mohojë një realitet të tillë. Por, që brenda tyre ka probleme të qarkullimit, vetëm ai që nuk ka minimumin e përgjegjësisë, mund të thotë të kundërtën. Le të udhëtojmë në mënyrë imagjinare nga Tirana në Durrës. Furgonët që transportojnë pasagjerë, a nuk ndalojnë në anë të rrugës pa asnjë lloj kriteri dhe zënë gjysmën e njërës korsi. Ti që vjen nga pas duhet të parakalosh dhe duke u futur në mënyrë të paparashikuar në korsinë tjetër, ai që të vjen nga pas të godet. A nuk udhëtojnë në këtë autostradë motorë të vegjël me tre rrota, ngarkuar me rroba të përdorura dhe jo rrallë edhe me njerëz sipër, që zënë një korsi të tërë?Po natën në këtë rrugë a nuk të duket çdo hije apo njollë në asfalt si gropë? Po në rrugën e re Fier-Vlorë a nuk ka zbritje gati 30-40 centimetra nga tabani sepse nuk është kryer ende zbutja e tyre me mbushje. Po në rrugën dytësore Plepa-Golem a nuk ka gati disa muaj që një pusetë në rrugë është pa kapak dhe brenda saj është futur një tabelë? Po në të gjitha autostradat, pse nuk ndizen ndriçuesit që janë vendosur në segmentin ndarës të korsive? Gjatë këtyre akseve, përse nuk lëvizin në dy kahet policë rrugorë me motoçikleta, por pozicionohen të fshehur për të kapur gjahun me radar dhe për të marrë gjobat si dinë ata t’i marrin ato? Po autobusët interurbanë, përse nuk lëvizin me dy shoferë që alternohen rrugës dhe risin shkallën e vëmendjes gjatë udhëtimit?! Përse përpara çdo udhëtimi interurban nuk kërkohet një leje e posaçme që lëshohet duke kontrolluar mjetin dhe gjendjen mentale të atij që do ta drejtojë?! Autobusi i tragjedisë së fundit sapo ishte kthyer nga një udhëtim interurban, kush e kontrolloi se në ç’gjendje ishte?! Kontrolli i muajit Prill ka konfirmuar, nëse është bërë serioz dhe pa ryshfet, gjendjen teknike deri në atë moment, por jo se do të ishte pas kryerjes së x apo y kilometrave. Duhet kujdes për jetën e njeriut dhe jo kujdes për varrosjen e tij. Edhe për këtë të dytën, rasti i fundit tregoi se jemi jo serioz. Nuk u ngrit menjëherë njësia përgjegjëse që do të merrej me identifikimin e kufomave dhe lëvizjen e tyre. Turpi ishte me pashë kur një familjeje i shpunë një kufomë tjetër për tjetër, aq sa mund të besonin se bija e tyre ndoshta nuk kishte vdekur. Po makina funerali nuk kemi, por i transportojmë kufomat me kamionë të ushtrisë si të ishin dëshmorë të fushave të betejave në kohë lufte. Masat merren në kohën e duhur dhe me seriozitetin e duhur. E kemi në traditën tonë të hershme qysh nga etnogjeneza për të respektuar të vdekurin, duke e nderuar në një ceremonial me një ritual të veçantë dhe mjaft fisnik. Nuk ka rëndësi të thuash, se pasi ndodhi ngjarja dhe njeriu vdes, forcat e policisë mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbulimin e shkaqeve të saj. Policia prevenon, kjo është detyra e saj në shërbim të publikut. Ja të arsyetojmë për një situatë që është krejtësisht jashtë kontrollit. Gjatë muajve të verës në zonën e bregdetit të jugut, pushojnë qindra mijëra pushues. Zona Dhërmi-Drimadhe, Palas-Jalë, etj. Po në këtë zonë nuk ka as edhe një spital fushor, si edhe ndodh kudo në botë, që mban nën kontroll masën e pushuesve me shërbime emergjente. Mund të ndodhë një helmim masiv ose humbje jete në det, pickime nga insekte apo kafshime nga zvarranikë. Nuk ka shërbime të policisë kriminale apo asaj të rendit kur dihet se krimi e gjuan këtë lloj situate për shitje drogash, vjedhje, përdhunime apo vrasje. Nuk ka njësi që kontrollojnë cilësinë e ushqimit në terren. Nuk ka shërbime zjarrfikëse të dislokuara me mision shërbimi sezonal. Në këto rrethana, sa e siguruar është jeta e njeriut?Ditët do të pasojnë njëra- tjetrën dhe skandali i radhës mund të vijë aq shpejt, saqë shumëkush do ta harrojë këtë që sapo ndodhi, moskthimin e jetës së atyre vajzave që me ketë gjatësinë e sotme natyrale të moshës do duhej ta linin këtë botë atje nga vitit 2072. Jeta e tyre u morr dhe nuk kthehet më. Shpirtrat e njerëzve të tyre të dashur, por edhe të të gjithë njerëzve të ndershëm dhe të ndjeshëm, janë të përzishëm. Ajo që nuk duhet të ndodhë është se ne nuk duhet të harrojmë. Ndryshe të gjithë jemi të rrezikuar!Shteti në një shoqëri demokratike i shërben jetës dhe nuk është për të menaxhuar vdekjen, pasi i ka hapur derën asaj!

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shteti të mbrojë jetën, jo të menaxhojë vdekjen! Empty Re: Shteti të mbrojë jetën, jo të menaxhojë vdekjen!

Mesazh nga Anakonda Sat 2 Jun 2012 - 3:11

shteti punon vetem per vete dhe jo per popullin e shjkrete
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi