Facebook ndihmon vetëvrasësit potencial
Faqja 1 e 1
Facebook ndihmon vetëvrasësit potencial
Duke pasur parasysh se numri i madh i vetëvrasësve bëjnë deklarata suicide para se të vendosin të bëjnë hapin përfundimtar, Facebook ka menduar një program i cili mund ti ndihmoj ata.
Deri tani disa herë ka ndodhur që dikush të shkruaj rreth vetëvrasjes në Facebook, e që më vonë e kanë bërë atë, e nga Facebook shpresojnë se me reagim të shpejtë kjo mund të parandalohet.
Për shkak të kësaj është plasuar projekti i cili vetëvrasësit potencial i lidh me ekspertët të cilët mund të ndihmojnë, shkruan agjencia Associated Press.
Pasi që miqtë të shohin se dikush nga lista e tij e kontakteve ka mendime suicide ata mund ta lajmërojnë këtë pranë Facebookut duke klikuar në lidhjen pranë komentuesit, Facebook pastaj ia dërgon një email personit i cili ka shprehur tendenca suicide duke e inkurajuar atë që të thirr linjën për ndihmë ose të klikoj lidhjen e caktuar për të filluar dialogun me ata.
Nga Facebook thonë se qëllimi i tyre është të ndihmojnë personin i cili ka probleme që të marr ndihmën sa më shpejtë të jetë e mundur. Mënyra e këtillë mund të jetë ne veçanti e përshtatshme për ata të cilët nuk dëshirojnë të bëjnë bisedë telefonike.
Facebook nuk do të kërkoj vet për deklarata suicide, për shkak se algoritmet kompjuterik mund të ndodhë që të gabojnë në vlerësimin e ndonjë deklarate, por dhe do të duhej përpunuar një sasi jashtëzakonisht të madhe të të dhënave, tha Frend Volens nga Facebook për AP.
“Vetëm miqtë mund të dinë se çfarë po ndodh, kështu që i inkurajojmë ata që të flasin e ne ju ofrojmë një mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë për të ndihmuar”, tha Volens.
Projekti është nisur në bashkëpunim me qendrën Nacionale amerikane për parandalimin e suicidit, Lifeline, e Google dhe Yahoo ka kohë që e kthejnë të parin në listë numrin e kësaj qendre nëse ndokush shkruan “suicide” në fushën për kërkim. /Telegrafi/
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Besimi në vetvete, si na ndihmon ?
» Sa mendoni se ndihmon virtualiteti ne shprehje?
» Te punoni ne kembe , ju ndihmon te dobesoheni
» Samiti, Berisha: Ndihmon për integrimin në BE
» Rremuja: Ndihmon te mendojme me qarte
» Sa mendoni se ndihmon virtualiteti ne shprehje?
» Te punoni ne kembe , ju ndihmon te dobesoheni
» Samiti, Berisha: Ndihmon për integrimin në BE
» Rremuja: Ndihmon te mendojme me qarte
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi