Grupi metal shkakton lëkundje toke në Zelandë
3 posters
Faqja 1 e 1
Grupi metal shkakton lëkundje toke në Zelandë
Një grup muzikor i muzikës "rock" krijoi lëkundje të vërteta toke, gjatë një koncerti të mbajtur në Zelandën e Re përpara 50 mijë fansave të tyre.
Kërcimi i njëtrajtshëm i “armatës” së fansave të “Foo Fighters” krijoi një tërmet të vogël, që u ndie në një zonë 3-4 kilometra rreth vendit të shfaqjes dhe u mat dhe nga një qendër e sizmiologjisë.
Lëkundjet e tyre ishin shumë të ngjashme me ato që shkakton një vullkan në fazat përpara shpërthimit, e krahasueshme me një volum prej 5 mijë tonë toke në lëvizje ose një tërmet dy sipas shkallës rihter.
David Grohl dhe banda e tij mbajtën koncertin në “Western Springs Stadium” dhe lëkundjet filluan të regjistroheshin që në orën 7,30 të darkës, kur fansat nisën të kërcenin së bashku në mënyrë të koordinuar.
Megjithatë, qëndra sizmiologjike ndieu lëkundjet më të mëdha rreth një orë më pas, gjatë një kënge shpërthyese të grupit. Përveç lëkundjeve të tokës, edhe niveli jashtëzakonisht i lartë i decibelëve ishte shqetësues.
Shumë prej fansave që ndodheshin në radhët e para të koncertit e kishin të pamundur të dëgjonin për disa orë me radhë pas shfaqjes, ndërsa banorët përreth stadiumit u ankuan për tre orët e “tmerrshme” që iu desh të kalonin.
Gjithsesi, për “Foo Fighters”, nuk mund të kishte një reklamë më të mirë se sa një tërmet i vërtetë. Një prej antarëve të grupit, u shpreh me humor se në koncertin e radhës, ata do të përpiqen të shkaktojnë një “tsunami”.
Foto:

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Grupi metal shkakton lëkundje toke në Zelandë
Aman o zot,nuk mundem dot ta degjoj kete zhurme(zhurme i them kesaj muzike une)....
Klio- Princeshë
- Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime : 4283
Gjinia :
Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha : 30
Hobi : NOTI&MUZIKA
Re: Grupi metal shkakton lëkundje toke në Zelandë
ishalla spo vijn e nvendin tone lol:xP
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Grupi metal shkakton lëkundje toke në Zelandë
» Zelande e Re, 2-vjeçarja mbijeton per dy dite me nënën e vdekur
» Lëkundje tërmeti deri në 4.5 ballë në gjithë Kosovën
» Lajmi i fundit: Lëkundje tërmeti në Sarandë, banorët në panik
» Tërmete të forta në Durrës e Tiranë, 22 lëkundje të lehta ndjehen, Kavajë e Krujë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi