Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sëmundje ngjitëse seksuale 1 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sëmundje ngjitëse seksuale 1 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sëmundje ngjitëse seksuale 1

2 posters

Shko poshtë

Sëmundje ngjitëse seksuale 1 Empty Sëmundje ngjitëse seksuale 1

Mesazh nga WebMaster Sun 18 Dec 2011 - 7:55

Disa informacione për sëmdundjet ngjitëse seksuale më të shpeshta.

Çka është HIV?

Shkurtesë e cila rrjedhë nga gjuha angleze dmth Human Immunodeficiency Virus -virusi njerëzor i cili dëmton sistemin e imunitetit. Është virusi që e shkakton Aids apo Sidën siq njihet tek ne. HIV e dëmton sistemin imun në trup dhe personi me virus është i pambrojtur nga disa infektime. Personi i/e cili/a është HIV pozitiv nuk do të thotë se vuan nga Aids. Mund të shkojnë vite të tëra deri sa HIV ta dëmton sistemin imun dhe personi të sëmuret. Gjatë kësaj kohe personi me HIV pozitiv mund të jetojë me shëndet të mirë me vite të tëra pa zhvilluar Aids.

Çka është AIDS (SIDA)?

AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga të dy emrat kuptohet se AIDS është sindromi i fituar nga virusi i cili dëmton sistemin e immunitetit. AIDS është një kolekcion i infektimeve dhe kancereve të ralla që njerëzve me HIV pozitiv mund të ju zhvillohen. Nëse një person me HIV sëmuret me njërën nga këto sëmundje të veçanta atëherë do të thotë se vuan nga AIDS. Shumë nga këto organizma që i shkaktojnë këto sëmundje janë mjaft të zakonshme dhe relativisht të padëmshme për personat me imunitet të shëndosh. Megjithatë, te personat me imunitet të dëmtuar keqësisht mund të shkaktojnë sëmundje serioze dhe vdekje.

Si infektohen njerëzit me HIV?

Katër mënyrat kryesore për tu infektuar me HIV janë:

Duke pasur marrëdhënie seksuale vaginale dhe anale pa përdorim të kondomit me dikend që është i/e infektuar me HIV
Duke marrë drogë me pajisje të injeksioneve që është e kontaminuar me gjak të infektuar
Foshnjet gjatë shtatëzanisë nga nënat e infektuara me HIV, gjatë lindjes apo ushqimit me gji.
Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar
HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si:

puthjeve në faqe, prekjeve, përqafimeve, takimi me duar
larja në pishinë, nga nevojtoret, enët, lugët/pirunët apo ushimet që pregaditen nga personi i infektuar me HIV
kollitja, teshja apo lotët, kafshimet e insekteve apo kafshëve.

MARRËDHËNIET SEKSUALE

Ju mund të infektoheni me HIV dhe infektime të tjera seksuale nëse keni marrëdhënie seksuale vaginale apo anale pa përdor kondom me dikend që është i infektuar. Kondomi ju jap mbrojtje efektive kundër HIV nëse keni marrëdhënie seksuale. Kondomat poashtu mund të ju mbrojnë kundër infektimeve të tjera seksuale poashtu edhe shtatëzanive të padashura.



DROGA

Ju mund të infektoheni me HIV dhe me viruse të tjera të gjakut si Hepatitin C nëse merrni drog dhe i ndani gjilëpërat dhe shiringat me të tjerët. Nëse merrni drogë përdorni gjilpërë dhe shiringë të papërdoruar çdo herë dhe mos i ndani me të tjerët.



SHTATËZANIA

Nëse jeni shtatëzanë dhe jeni të infektuar me HIV, kujdesi i përshtatshëm para, gjatë dhe pas lindjes mund të zvogëlojë rrezikun e transmetimit të HIV në fëmijën tuaj 20 përqind në deri në një përqind. Për ta zvogëluar mundësin e transmetimit të HIV ju mund të:

merrni tretman me medikamente kundër HIV gjatë shtatëzanisë
style="text-align: justify; tab-stops: list 36.0pt">
Lindni foshnjen me operacion
ta ushqeni fëmijën me shishe nëse është e mundhsme sepse është e vërtetuar që ka mundsi 10 përqind që HIV mund të kalojë nga qumshti i nënës

DHËNJA DHE MARRJA E GJAKUT

Dhënja e gjakut në Britani të Madhe është e sigurt. Të gjitha pajisjet janë të sterilizuara dhe përdoren vetëm njëherë. Të gjitha prodhimet, organet dhe indet për transplantim analizohen për antitrupat e HIV. Prodhimet e gjakut poashtu trajtohen nxehësitje për të shkatruar HIV. Kështu që tani për tani rreziku për tu infektuar nga HIV nga transfuzioni i gjakut në Britani të Madhe është i papërfillshëm.



ANALIZA E HIV

Diagnoza e HIV zakonisht bëhet me analizë të gjakut, që njihet si analizë për antitrupa të HIV apo analizë e HIV. Kur bëhet kjo analizë kërkohen antitrupa të formuar nga sistemi imun nëse HIV është prezent. Kur një person infektohet nga HIV mund të shkojë deri në tre muaj që sistemi i imunitetit të prodhojë mjaft antitrupa për tu lajmruar në gjak. Kjo periudhë quhet periudhë tremujorshe apo serokonverzion. Nëse antitrupat gjinden në gjak, rezultati i analizës njihet si pozitiv. Kjo do të thotë se personi është HIV pozitiv. Nëse antitrupat nuk gjinden rezultati i analizës njihet si negativ. Kjo do të thotë që personi është HIV negativ, përderisa analiza është bërë pas periudhës tre mujorshe.



TRETMANET E HIV

Terapia kundër HIV është tretman me ilaqe që e sulmojnë HIV. Këto ilaqe ndërprejnë mënyrën e shumimit të virusit brenda qelizave njërëzore, por këto ilaqe nuk mund ta shkatërrojnë virusin krejtësisht. Ilaqet kundër HIV zakonisht përshkruhen në kombinim të tri apo më shumë lloje të ilaqeve. Kjo quhet terapi kombinuese apo terapi me aktivitet të lartë antiretrovirale (Highly Active Antiretrovral Therapy, HAART). Qysh nga viti 1996 kur është prezentuar, kjo terapi është vërtetuar se është efektive për ta kontrolluar HIV dhe ta vonojë fillimin e Aids për shumë njerëz mirëpo jo të gjithë. Tretmanet ju kanë ndihmuar shumë njerëzve por ilaqet kanë kundërindikacione që ndonjëherë mund të jenë serioze. Kjo mund të bëjë vështirë të vazhdohet me tretmane dhe mund të ketë reagim të tretmaneve të komplikuar që njerëzit duhet ta vazhdojnë. Këto vështërsi për të vazhduar me ilaqe mund të thotë se tretmani mund të dështojë. Poashtu sa më gjatë që merren këto tretmane mundësi të dështojnë janë më të larta. Tretmanet dështojnë kur HIV i reziston ilaqet që merren. Kur një kombinim dështon, një kombinim tjetër i ilaqeve duhet të merret, por sa më shumë që tretmanet dështojnë më vështirë është që të gjindet kombinim i sukseshëm.



A KA ILAQE QË MUND TA PARANDALOJNË INFEKTIMIN E HIV?

Tani për tani nuk ka vaksinë që e prandalon infektimin e HIV dhe ende nuk ka shërim për Aids. Vaksinat eksperimentale janë duke u hulumtuar por ende nuk ka ndikim për vaksinë efektive në të ardhmen.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sëmundje ngjitëse seksuale 1 Empty Re: Sëmundje ngjitëse seksuale 1

Mesazh nga Anakonda Sat 4 Feb 2012 - 19:48

Ne ditet e sotme adoleshentet duan qe te bejne gjera te paprovuara me pare,nje gje e tille eshte edhe kryerja e marredhenieve seksuale te pambrojtura gje qe con ne marrjen e ketyre semundjeve.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi