Një në tre gra e kanë të pamundur të dalin nga shtëpia pa make-up
4 posters
Faqja 1 e 1
Një në tre gra e kanë të pamundur të dalin nga shtëpia pa make-up
Tiranë, 20 Dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Duket qartë që shumë gra, për nga natyra e tyre, kanë nevojë për një dorë ndihme të vazhdueshme.
Një sondazh ka zbuluar se një në tre gra nuk mund të largohen nga shtëpia pa bërë më parë make-up, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Dhe gati një në katër vajza, gati 23 %, e aplikojnë make-upin edhe nëse do të gjenden jashtë vetëm 2 apo 3 orë.
Qendra britanike QVC tregon se gratë britanike mendojnë për pamjen e tyre mesatarisht 9 herë në ditë.
Ndërsa 3 në 10 gra nuk mund ta konceptojnë drejtimin drejt shkollës pa vendosur të paktën buzëkuq.
Situatat ku gratë kanë më shumë dëshirë të theksojnë pamjen e tyre duke vendosur make- up janë takimet e para për njohje të reja dhe takimet e para në punë.
Më shumë se një e treta e grave shprehen se ndihen më të shqetësuara nëse pamja e tyre pëlqehet nga seksi i njëjtë sesa nga seksi i kundërt.
Kjo tregon se përkushtimi i tyre ndaj kozmetikës është më pak për kotësi dhe më shumë për rritje të vetëbesimit në vetvete.
Psikologja dhe doktoresha Linda Papadopoulos, e cila ka drejtuar studimet mbi ndikimet emocionale të çrregullimeve të lëkurës u shpreh: “ Unë besoj se lëkura e lumtur është lëkura e shëndetshme dhe mënyra se si ndihemi lidhet me mënyrën se si ne dukemi. ”
Sondazhet tregojnë gjithashtu se 30 % e grave pranojnë se mendojnë për pamjen e tyre gjënë e fundit gjatë natës, ndërsa 16 % shprehen se e bëjnë këtë të parën gjë në mëngjes.
Gratë në veri-perëndim të vendit mendojnë për mënyrën se si ato duken, të paktën një herë në çdo orë, më shumë se çdo rajon tjetër.
Gati një e katërta e grave nga lindje-veriu, gati 23 %, kanë ngecur në përdorimin e produkteve që ato kanë blerë që në fillimet e para të bërjes makiazh.
Sue Leeson, drejtor i marketingut të QVC shprehet: “Studimet tona të shumta, provojnë se ne gjithmonë e kemi ditur që gratë janë në pritje për të gjetur më të mirën për veten e tyre”.
a.k/r.b/NOA
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Një në tre gra e kanë të pamundur të dalin nga shtëpia pa make-up
te besh cdo dite make up te merzitet,,,me mire nje here ne muaj dhe ndihesh :coolthumb:
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: Një në tre gra e kanë të pamundur të dalin nga shtëpia pa make-up
lol un rri ma mir pa ly se ngjaj me mir kur jam e thjesht sesa me u bo si gru e martume
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Një në tre gra e kanë të pamundur të dalin nga shtëpia pa make-up
Po ti je e vogel mi...ca makiazhi do ti...ke freskine e moshes.
Une psh jam ajo 1 ne 3
Asnjehere nuk dal pa makiazh....vetem kur jam ne plazh....dhe prap nje cik rimel kundra ujit e vej
Une psh jam ajo 1 ne 3
Asnjehere nuk dal pa makiazh....vetem kur jam ne plazh....dhe prap nje cik rimel kundra ujit e vej
Similar topics
» Enderrimtaret s'kane plan, kurse realistet s'kane vizion?!
» Dashuris se Pamundur(Te dua)......
» Dashuri e Pamundur
» Kur dashuria eshte e pamundur
» Pse është i pamundur dialogu
» Dashuris se Pamundur(Te dua)......
» Dashuri e Pamundur
» Kur dashuria eshte e pamundur
» Pse është i pamundur dialogu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi