Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Meshkujt: Dhuratat e festave, nenat ne vend te pare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Meshkujt: Dhuratat e festave, nenat ne vend te pare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meshkujt: Dhuratat e festave, nenat ne vend te pare

2 posters

Shko poshtë

Meshkujt: Dhuratat e festave, nenat ne vend te pare Empty Meshkujt: Dhuratat e festave, nenat ne vend te pare

Mesazh nga Emona Mon 26 Dec 2011 - 7:55

Meshkujt: Dhuratat e festave, nenat ne vend te pare 1324562946-dhurata_mamitSipas një sondazhi europian, gjashtë veta në dhjetë nuk heqin dorë nga dhurata për prindërit, e sidomos nënën, duke e kaluar gruan apo shoqen në vend të dytë. Nëna mbetet nënë, sidomos në Krishtlindje. Nëse në fakt, gjatë vitit mund të ndodhë që të harrosh ndonjë festë të rëndësishme të saj, për Krishtlindje është rreptësishtë e ndaluar të gabosh: 6 europianë në dhjetë nuk kanë asnjë dyshim se nënat qëndrojnë të parat në listë për sa u përket festave të fundvitit. Sondazhi ka pyetur më shumë se 1500 meshkuj të moshës nga 25 deri në 55 vjeç mbi raportet e tyre me dhuratat e Krishtlindjeve dhe listës se kujt mund t’i përkisnin këto dhurata.

Por cilat janë dhuratat drejt të cilave orientohen ata gjatë fetave? Në vend të parë qëndrojnë objektet për shtëpinë (56%), pas të cilave vijnë veshjet (48%) dhe produktet e reja hi-tech (37%). Por, nëse për sa i përket dhuratave idetë janë të qarta, si mund të shpjegohet prioritetit i nënave në krahasim me të dashurat, të fejuarat apo bashkëshortet? Për shumë meshkuj që në moshën 30-40 vjeç jetojnë ende me familjen, dhurata është çështje jete a vdekjeje. Të paktën kështu mendojnë 61 për qind e tyre.

Për të tjerë (beqarët 35 deri në 50 vjeç që prej kohësh jetojnë vetëm, larg shtëpisë), qëllimi është që t’i bëjnë të lumtura të gjitha gratë e jetës së tyre, përfshi këtu edhe nënën (58%). Pastaj janë edhe ata që presin momentin fundit për të blerë dhuratën për bashkëshorten (41%), por deklarojnë se nuk mund të harrojnë kurrë se një mendim special shkon për të nënën, të konsideruar si “dashuria e parë e jetës së tyre. Në të vërtetë, tradita e dhuratave të fundvitit është shumë e shenjtë, sidomos në Perëndim, ndaj pjesa më e madhe e europianëve thonë se muajt e fundit harxhojnë më pak për të pasur më shumë para e për mos të harruar njerëzit e rëndësishëm të jetës pa i kujtuar përmes dhuratave të vogla, qofshin këto edhe simbolike.

Ky është prioriteti kryesor i çdo feste Krishtlindjesh, edhe pse me një buxhet më të vogël se një vit më parë për shkak të krizës së rëndë ekonomike. Kështu, për 38 për qind të të pyeturve, shifra që do të harxhohet për dhurata do të jetë e kufizuar, për 30 për qind do të vihet në dispozicion një import i konsideruar i përshtatshëm, por gjithsesi më i vogël se 2010. Vetëm 16 për qind mund të mbështetet tek një disponibilitet më i madh, ndërsa për 19 për qind situata do të jetë e njëjtë me atë të një vitit më parë. Por edhe në këtë kontest, më të rrezikuarat janë gratë dhe të dashurat. Sepse nëse të vegjlit dhe prindërit kanë shumë pak shanse që të ngelen pa dhurata, ato të cilat do e pësojnë do të jenë femrat. Rreth 62 për qind e meshkujve thonë se prindërit janë në vend të parë, përkundrejt 53 përqindësh*t që vendos dhuratën për femrën që ka në krah si primare. I ndryshëm është diskutimi për kategoritë e tjera.

Për shokët e zyrës dhe kushërinjtë e largët, pothuajse asnjë harxhim në këtë fundviti. Por cilat do të jenë llojet e dhuratave më të përhapura? Duke përjashtuar lodrat e fëmijëve për më të vegjlit, të konsideruara të domosdoshme për 7 europianë në dhjetë, objektet për shtëpinë përfaqësojnë dhuratat ku pothuajse të gjithë janë dakord. Në vend të dytë renditen veshjet, që sigurisht duhet të jenë pak të lidhura me temën e Krishtlindjeve, ndërsa të tretat, risitë teknologjike si Iphone, Ipad e kështu me radhë. Edhe librat dhe trajtimet në qendrat e bukurisë janë mes mendimeve të dhuratave të Krishtlindjeve.

Por cilat janë mënyrat e sotme për blerjen e dhuratave? Qendrat tregtare mbeten të preferuarat, dhe këtë mendim kanë shtatë në dhjetë veta, ndërsa 58 për qind preferojnë dyqanet e vogla të specializuara në fushën ku do blejnë dhuratën. Edhe interneti mbetet një mënyrë e mirë për të gjetur produkte me çmime të leverdishme. Pastaj, nuk mungojnë ata që janë gati t’i riciklojnë dhuratat e padëshiruara apo të tjerë që nuk do ta vënë dorën fare në portofol. Një nga streset më të mëdha të meshkujve ishte edhe zgjedhja e dhuratave për gratë. Ata i përshkruanin femra si tipa të vështirë dhe zgjedhja e dhuratës në çdo fundviti kthehej në burim ankthi. Megjithatë, sipas tyre, dhe për të qenë të kujdesshëm, bizhuteritë, veshjet e brendshme, këpucët dhe çantat mbeten më të preferuarat për seksin tjetër.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meshkujt: Dhuratat e festave, nenat ne vend te pare Empty Re: Meshkujt: Dhuratat e festave, nenat ne vend te pare

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Nov 2012 - 19:16

ehe lum mami si tka
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi