Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kirurget plastike, te 'fituarit' e festave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kirurget plastike, te 'fituarit' e festave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kirurget plastike, te 'fituarit' e festave

3 posters

Shko poshtë

Kirurget plastike, te 'fituarit' e festave Empty Kirurget plastike, te 'fituarit' e festave

Mesazh nga Emona Mon 26 Dec 2011 - 7:59

Në këtë kohë, të shohësh veten me rrudha në fytyrë apo të mos veshësh dot dekolte në Los Anxhelos, Londër, Paris apo Karaibe, shumë gra nuk arrijnë ta perceptojnë, ndaj mendojnë se mënyra më e mirë për t’u kënaqur është t’i bëjnë vetes si dhuratë për festa ndërhyrje të rëndësishme estetike apo aksesorë të shtrenjtë.

Në fakt, shumica e femrave kërkojnë t’i bëjnë vetes për festat e fundvitit dhurata të tilla në vend të një fustani firmato apo varëseje me diamante, tregon një sondazh i bërë nga revista amerikane “People”, e cila saktëson se ndër ndërhyrjet më të kërkuara në këtë periudhë, janë zbardhja e dhëmbëve me laser, gjinjtë, thonjtë, vetullat, trajtimet luksoze për lëkurën e fytyrës.

Kanë nisur tashmë përpjekjet e mëdha për t’u dukur në formë, në prag festash, duke e cilësuar kirurgun si shpëtimtarin e vetëm. Në axhendën e një kirurgu të njohur plastik në Lankshire është një datë e shënuar me të kuqe: 30 dhjetori kur mjeku pas shumë muajve punë ka vendosur të bëjë pushim.

“Jam më shumë se i lodhur”, tregon ai. Pushime të merituara meqë që nga fundi i tetorit punon pa pushim edhe të shtunave dhe të dielave. Edhe kolegu i tij duket se nuk ndalon asnjë çast. Në lagjen e tij në Londër, dritat e sallës së operimit në këtë periudhë janë gjithmonë të ndezura, për shkak të një pune kolosale: ajo ndizet në orën 8:00 të mëngjesit dhe fiket në orën 9:00 të darkës, ku shokë të ngushtë së bashku me ekipin e tij, duken se kanë bisturinë, tregon duke qeshur Monika Smith, kirurge që udhëton shpesh nga Milano në Londër. “Për mua, Krishtlindjet fillojnë që më 30 tetor”, thotë ajo. Në fakt është pikërisht kjo periudha kur të gjithë bëjnë pyetjen: “Nëse operohem tani, do të jem në formë perfekte për festa?”, duke i treguar fytyrën, por edhe gjokset për të fryrë me teknikën e saj, që parashikon vendosjen e protezave nënmuskulore. “Ka edhe një pjesë tjetër femrash, që ndërhyrjet estetike i kërkojnë për t’u dukur më tërheqëse në sytë e shokut ose bashkëshortit jo vetëm për festa”, tregon Smith. Edhe kirurgu francez, Matheu de Pardie, tregon se nëntori dhe dhjetori është periudha më e ngarkuar në kirurgjinë plastike me 40 për qind ndërhyrje më shumë se gjatë gjithë vitit. “Kjo sepse edhe stinët e ftohta janë ideale për zhvillimin e një operacioni, pasi dielli dhe i nxehti ndikojnë në ënjtjen e tyre”.

Një biznes i tillë sot njeh dy tipa klientelash: ajo që vendos që më përpara për t’u paraqitur në festën e Vitit të Ri me një dekolte duke i befasuar të gjithë dhe ajo që përfiton nga festat për të kryer ndërhyrjet, duke u treguar miqve se kanë qenë me pushime në Londër ose në Moskë, vende nga të cilat mund të kthehesh edhe pa një trup të nxirë. Zonjushat e grupit të parë, ato që kërkojnë të shkëlqejnë për festa, duket se janë organizuar tashmë. Në Londër Mark Lens, është specialist i trajtimeve me laser në fytyrë, ku një mijë euro kushton seanca që ngroh qelizat nënlëkurë, duke i stimuluar të prodhojnë më shumë kolagjen. “Kjo lloj mënyre quhet titan dhe është një mënyrë natyrore e të trajtuarit të lëkurës. Nuk injekton asgjë dhe nuk ekziston asnjë rrezik për alergji”, tregon profesori Lens. Në Paris, Lenda Meredith është eksperte në përdorimin e “terapisë së oksigjenit”, vend ku shkojnë edhe të famshmit. Përmes një aparati të vogël që vendoset në fytyrë, bëhet i mundur veprimi i oksigjenit në thellësi, pasi është bërë një pastrim i kujdesshëm i lëkurës.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kirurget plastike, te 'fituarit' e festave Empty Re: Kirurget plastike, te 'fituarit' e festave

Mesazh nga Tonii Mon 26 Dec 2011 - 11:55

bo ca kam humbur kur nuk u bera kirurg Kirurget plastike, te 'fituarit' e festave 455707574
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kirurget plastike, te 'fituarit' e festave Empty Re: Kirurget plastike, te 'fituarit' e festave

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Nov 2012 - 19:19

bezdia ime operacionet plastike sidomos ato qe pas operacionet qe mund te dalin ma keq sesa kan qen nfillim
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kirurget plastike, te 'fituarit' e festave Empty Re: Kirurget plastike, te 'fituarit' e festave

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi