Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arben Malaj: Presidenti i ri? Mbështes Fatos Nanon People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arben Malaj: Presidenti i ri? Mbështes Fatos Nanon People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arben Malaj: Presidenti i ri? Mbështes Fatos Nanon

2 posters

Shko poshtë

Arben Malaj: Presidenti i ri? Mbështes Fatos Nanon Empty Arben Malaj: Presidenti i ri? Mbështes Fatos Nanon

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 28 Dec 2011 - 2:50

Arben Malaj: Presidenti i ri? Mbështes Fatos Nanon 49818_2Deputeti socialist, Arben Malaj, i ftuar në emisionin, “5 pyetje nga Babaramo”, në NEWS 24 deklaroi dje, se mbështet kandidaturën e zotit Nano për President, ndërsa ritheksoi se Berisha kapardiset sot se do të marrë të gjitha pushtet, për shkak të gabimit të PS-së me ndryshimet kushtetuese në 2008.
Duket se z.Rama bëri një diversion te LMN. Dy prej jush, ju dhe z.Blushi i përfshiu në projektin e tij për kryesinë, ndërkohë që dy të tjerët z.Islami e Harasani, i centrifugoi. Cila është e ardhmja e LMN-së?
Atëherë e para, mbi të gjitha është se sa i dobishëm është mendimi ndryshe në politikën shqiptare dhe në PS dhe sa i domosdoshëm. Së bashku me kolegët mua më vjen mirë që i gjithë debati publik që kemi bërë, të paktën nuk ka rezultuar në një debat individësh. Kur ne kërkuam që PS-ja të ndalte bojkotin ky ishte ajo që duhet të bëhej, madje duhet të bëhej më shpejt. Kur ne theksonim se nuk është rruga e radikalizimit ajo që na çon në avantazhin publik, besoj se tashmë është kthyer në një mënyrë sjelljeje, qoftë edhe e përkohshme në PS. Kur ne theksonim qartë se suksesi jonë duhet të vijë me avantazhet tona, besoj kështu duhet të vazhdojë. Ne duhet të jemi më të qartë në pikat tona, krahasuar me PD-në dhe jo thjeshtë të presim dështimin apo përçarjen e saj. E dyta, sa i përket këtij perceptimi, unë kam qenë i qartë. Sigurisht nuk kam komunikuar me publikun e vendit tim, duke i kthyer kurrizin në një takim tet a tet me z.Rama, por kam komunikuar nëpërmjet forumeve me të rinjtë.
Siç ka bërë z.Blushi...?
Secili ka të drejtë të ketë individualitetin e tij. Mua më ka pëlqyer në politikë të jem i drejtpërdrejtë. E dyta nuk kam pëlqyer të krijoj idenë që ka disa marrëveshje të fshehta midis individëve apo midis grupeve në politikën shqiptare apo në PS. Secili ka mënyrën e tij të të sjellurit dhe që të jesh ndryshe nuk do të thotë të mos respektosh tjetrin. Unë mendoj dhe besoj se opinioni publik shqiptar nuk ka nevojë që të krijohet teoria konspirative që diçka e madhe po ndodh, dy-tre veta do të vendosin gjithçka çfarë do të ndodhë në Shqipëri, çfarë do të ndodhë në rajon.
Para se të bëhej kjo zgjedhje, a ka komunikuar z.Rama me ju?
Unë besoj që në formimin tim politik mundësia për të qenë kryetar i një partie nuk është element pronësie, është element detyrimi dhe besoj që nuk duhet të ushqejmë idenë që një lider i caktuar politik në PS apo në PD paska të drejtën e pronësisë të ftojë apo të largojë. Ajo që duhet të bëjë është i detyruar të respektojë kontributet, angazhimet, përgjegjshmëritë. Marrëdhëniet e mia me PS-në dhe me grupin parlamentar kanë qenë korrekte në çdo kohë. Debati publik patjetër që ka qenë në të mirë të PS-së dhe koha e ka vërtetuar. Unë duhet të jem i gëzuar bashkë me kolegët në PS Harasani, Islami, Fino, Ulqini, Zela, Haxhiymeri që janë shumë, por edhe me shumë të rinj që studiojnë në Shqipëri, sepse sot rrjetet sociale janë shumë të mira për të qenë në kontakt që disa nga idetë tona gjithnjë e më tepër po gjejnë vend.
Keni sulmuar zotin Rama si autoritar, si njeri që e ndan PS-në. A mendoni se ka ndryshuar që pas zgjedhjes suaj në kryesi?
Në reagimin tim publik unë nuk merrem me individë. Merrem me fenomene. Sfidat që ka Partia Socialiste kërkojnë që të veprohet në formën e një ekipi. Palët duhet të njohin problematikën. Nuk ka nevojë për dashuri individësh, ka nevojë për përgjegjësi individësh brenda një force politike të përbashkët.
Takimi i parë i kryesisë ua krijoi këtë përshtypje?
Takimi im me z.Rama patjetër që ka qenë edhe para formatimit të kryesisë, ka qenë për pjesën e ligjeve themelore që diskutoheshin në PS. Në asnjë rast dhe për asnjë arsye ne nuk kemi qenë të padiskutueshëm për tu takuar. Problemi është që njerëzit takohen jo thjeshtë për të krijuar një lajm, por të diskutuar për një sfidë.
Dhe çfarë diskutuat?
Pikërisht atë se fitoret politike janë bërë më të vështira dhe qeverisja e vendit në 2013 do të jetë më e vështirë se sa sot.
Si e gjykoni përjashtimin e z.Islami?
Do t’i përmbahem të njëjtit përcaktim që kam bërë edhe në kryesinë e PS-së dhe në grupin parlamentar; njerëzisht të trishtueshëm dhe politikisht të dëmshëm. Njerëzisht pse i trishtueshëm? Ka disa personaliteti në partitë politike, por sidomos në PS siç janë Islami, Lakrori, Ruka, Meidani, pa mohuar themeluesit e PS-së, Nano, Pëllumbi, Dokle, etj. ishte se ata ndryshuan drejtimin e jetës së tyre. Në një moment që ata ishin në një karrierë të shkëlqyer akademike brenda dhe jashtë vendit, në grup i caktuar politikanësh e kryesisht të majtësh morën përsipër të modernizonin një nga partitë më të mëdha politike në vend dhe unë besoj se e kanë arritur në mënyrë të suksesshme.
Si e shpjegoni që zoti Islami ka mbajtur të njëjtin qëndrim me ju e z.Blushi e tani ju jeni në kryesi e ai jo?
Unë besoj se përzgjehdjet në forume nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë. Unë dua të theksoj faktin se në lidership duhet të kesh një vizion afatmesëm dhe afatgjatë.
A ndani të njëjtin mendim me z.Meidani se z.Rama nuk është njeriu i duhur për të bashkuar të majtën?
Unë po i përmbahem faktit që të fitojmë duhet të rritemi si PS. Që të krijojmë një koalicion qeverisës patjetër duhet të zgjerohemi dhe sigurisht koalicioni duhet të vijë së pari me partitë e të njëjtit spektër.
Lini të kuptohet një koalicion me LSI?
Unë e kam theksuar që koalicioni me LSI-në nuk duhet parë si thjeshtë mënyra për të fituar zgjedhjet dhe pastaj të ndodhë çfarë të ndodhë. LSI nuk duhet parë si përplasje individësh. Askush nuk e mohon se është një forcë e majtë, që pjesa më e madhe e votuesve është ish-anëtarë të PS-së. Për mua ne nuk duhet ta detyrojmë LSI-në që të radikalizohet në bashkëpunimet e ardhshme me PD-në.
Z.Nano ka shpallur sërish ambicien e tij për President. E mbështesni?
E para një nga problemet që ka vendi janë institucionet e tij. Debati ndoshta është pak i parakohshëm. Deklaratat e Nanos që ofroi mundësinë për të qenë President i vendit, për mua nuk kishte në thelbin e tij, idenë që të krijonte një temperaturë të rritur politike dhe aq më tepër grindje në PS. Mbetet ndër kandidaturat potenciale. Mendoj që ajo që e dallon Nanon nga kandidaturat potenciale që do të dalin ka të bëjë me faktin që në momente kritike ka marrë riskun për të shtensionuar politikën shqiptare që duhet të jetë një nga tiparet kryesore të një presidenti konsensual.
PS duhet ta mbështesë? Ju do e jepni firmën nëse e kërkon Nano?
Unë e kam bërë të qartë. E kam mbështetur kandidaturën dhe jam prapë me atë që për të mbështetur kandidaturat nuk duhet të ketë formulim strikt partiak dhe të futemi në grindjet se kush ja dha dhe kush s’ja dha atij firmën. PS ndryshe nga 2007 duhet të ulet e të analizojë përfitimet, kostot dhe mundësitë, rrisqet të cilat çojnë në opsionin që ne duhet të jemi me një kandidaturë të unifikuar me PS. Berisha le të vazhdojë të deklarojë se do t’i marrë ai të gjitha pushtetet. Një nga arsyet që sot kapardiset zoti Berisha që ka të drejtë të marrë të gjitha pushtetet ishte edhe gabimi që ne e kemi pranuar tani që ndryshuam Kushtetutën në 2008. Prandaj reformat e mëdha politike nuk bëhet pa transparencë publike dhe nuk bëhet pa asnjë ekspertizë të njerëzve të kualifikuar.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arben Malaj: Presidenti i ri? Mbështes Fatos Nanon Empty Re: Arben Malaj: Presidenti i ri? Mbështes Fatos Nanon

Mesazh nga Anakonda Sun 3 Jun 2012 - 0:11

po u be ky president,vendin ton e mori lumi....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi