Presidenti që na duhet dhe Presidenti i politikës
2 posters
Faqja 1 e 1
Presidenti që na duhet dhe Presidenti i politikës
FATOS LUBONJA
Edhe qytetari më i paregjur me politikën shqiptare, i pyetur për Presidentin që na duhet, e di se si ta formulojë përgjigjen. Ne na duhet një President i paanshëm, që të qëndrojë përmbi palët, moralisht i respektuar prej tyre, që të jetë aktiv në ngjarjet e rëndësishme, pa qenë invadent në pushtetet e tjera, por edhe pa qenë indiferent. Ne na duhet një President konsensual, që të paqtojë konfliktualitetin shkatërrues që ka përfshirë politikën, i cili do t’i dedikohej kryesisht punës për forcimin e pavarësisë së Prokurorisë e Drejtësisë. Sepse treni ynë i demokracisë ka ndalur në vend për shkak të grindjes se kush do të marrë timonin, ndërkohë që treni normalisht duhet të ketë jo vetëm shofer, por edhe kontrollor. Rolin e kontrollorit e kanë luajtur sot për sot, mirë a keq, ndërkombëtarët. Ne na duhet një President, pra, që të fillojë të hedhë themelet e transferimit të këtij pushteti prej kontrollori të ndërkombëtarëve tek institucionet shqiptare e të ndihmojë ecjen e trenit.
Mirëpo, kur vjen puna për Presidentin që i duhet politikës, përgjigjja vjen e komplikohet. E para gjë që të vjen të thuash është se të dyja palëve u duhet një President që ta përdorin në luftën e vet kundër tjetrit. Dhe që këtu del papajtueshmëria e thellë midis asaj për të cilën kemi nevojë (vullnetit për bashkëpunim që treni të ecë) dhe asaj që na ofrohet (lufta pa kompromis që treni të ngecë), në atë pikë sa të vjen të mendosh se Presidenti që na duhet, po të jetë vërtet i tillë, nuk mund të pranojë të jetë kandidat për President i propozuar nga këto dy palë, sepse do të jetë i shtrënguar të bëjë të kundërtën e asaj që na duhet.
Tashmë është bërë e qartë se Berishës i duhet një President me anë të të cilit të mund të kapë tërë institucionet që i kanë mbetur pa i kapur. Dhe për këtë, për fat të keq, ka mbështetjen edhe të ligjit kushtetues të aprovuar nga të dyja palët, në një kohë kur Rama mendonte se mund t’i kapte ai të gjitha. Dhe për të arritur këtë, Berishës i leverdis më shumë se çdo gjë ajo që nuk na leverdis ne; polarizimi dhe konfliktualiteti i ndezur me opozitën. Në këto kushte, ai ka të drejtë të thotë: ata të nxjerrin kandidatët e tyre, ne nxjerrim tanët dhe ligji me votë përcakton se cili do të jetë fituesi. Edhe rasti i kandidimit të mundshëm të Nanos është interesant në këtë aspekt. Pse Berisha thotë që Nanon duhet ta paraqesë PS-ja si kandidat? Sepse Berisha nuk e do Nanon President. Kështu, si kandidat i PS-së, Nano do të kishte përballë kandidatin e PD-së dhe maxhoranca s’mund të votojë për Nanon kur ka kandidatin e vet.
Në këto kushte, disa thonë se opozitës nuk i ka mbetur rrugë tjetër veçse ta pranojë arrogancën e maxhorancës, d.m.th. që Berisha të zgjedhë Presidentin që do ai, të zgjedhë edhe prokurorin që do ai, me shpresën se pastaj do t’i tregojë popullit fytyrën autoritare të Berishës, dhe ky të reagojë nëpërmjet zgjedhjeve. Mirëpo, për mendimin tim, ky është një qëndrim i gabuar. E para, është e gabuar moralisht, sepse kjo do të thotë ta futësh vendin në një rrezik të madh vetëm duke kalkuluar përfitimet e tua. E dyta, një fuqizimi tillë i Berishës do ta bënte edhe më të vështirë votën e lirë të shqiptarëve jo thjesht sepse ai kështu do të kontrollojë akoma më mirë edhe Komisionin Zgjedhor, por edhe për shkak se kontrolli i të gjitha institucioneve jep mundësi shumë më të mëdha për të kontrolluar e kapur gjithçka. Më shumë gjasa ka që në këto kushte të arrijmë në finalizimin e putinizmi, që do të thotë një maxhorancë e fuqishme përballë një opozite gjithmonë ekzistuese si fasadë e demokracisë, por e pafuqishme për të ardhur në pushtet. Edhe Turqia e Erdoganit thuhet se është pak a shumë në këto ujëra. Shtoi kësaj edhe faktin se në vendin tonë është ndërtuar një marrëdhënie e qytetarit me ligjin plot shkelje ligjore, klientelizma, korrupsion e më the të thashë, çka e bën shumë të lehtë shantazhimin e kujtdo që do të guxojë nesër të ngrejë kokën më shumë se ç’e lejon putinizmi. Ajo çka po i ndodh Kreshnik Spahiut, është edhe paralajmërim i kësaj.
Gjykoj se në këto kushte, opozita do të duhej të zgjidhte një tjetër rrugë, më të dobishme për veten dhe për vendin, sesa lufta për ta ruajtur konfliktualitetin e polarizimin të fortë e të ndezur, duke synuar të kalojë në anën e vet të gjithë ata që nuk janë me Berishën. Opozita duhet të luftojë duke na paraqitur projekte të qarta, për të na bindur se kërkon të ndërtojë institucione të pavarura; se kërkon arbitër midis palëve, se kërkon ta transferojë pushtetin nga individët Berisha Rama, që as dorën nuk i japin njëri-tjetrit, duke krijuar një klimë anormale e të sëmurë në vend tek institucionet. Institucioni i Presidentit që na duhet, siç e përshkrova në fillim e që do të zgjidhte një prokuror të paanshëm, është themelor në këtë drejtim. Për këtë opozita mendoj se ka mbështetjen jo vetëm të opinionit të pamilitantizuar, por edhe të ndërkombëtarëve – që Berisha s’mund t’i anashkalojë lehtë. Sepse fakti që Shqipëria është në Europë dhe në NATO nuk mund t’i bëjë ata indiferentë ndaj vendosjes së një putinizmi në Shqipëri. Dhe e vërteta është se i duam, nuk i duam ndërkombëtarët, ndjehemi apo nuk ndjehemi të poshtëruar nga pushteti i trojkës Arvizu – Sekui – Vollfart, ata janë të rëndësishëm për pengimin e shkarjes së vendit në një regjim. Pra Berishës i duhet ta ketë të qartë se në kushtet ku gjendet Shqipëria, një kandidat i tij i paaprovuar nga opozita do të ishte një vajtje shumë larg, e papranueshme. Por, edhe Rama duhet ta ketë të qartë se nuk duhet të punojë për një President që nesër, kur ndoshta mund të fitojë zgjedhjet, ta ketë nën hyqmin e vet. Pra, tek e fundit, duhet të ekzistojë ose vullneti politik për të paqtuar situatën, ose shtrëngimi ndërkombëtar që do ta bënte, si të thuash, të detyrueshme një gjë të tillë.
Fakti që kjo ka pak gjasa të ndodhë, fakti që Presidenti që i duhet vendit është i papajtueshëm me Presidentin që i duhet politikës, pasi klima konfliktuale që kanë krijuar të dyja palët nuk mund të lejojë të mbijetojë një President mbi palët dhe as një Prokurori e Drejtësi mbi palët, nuk duhet të na bëjë të heqim dorë nga kjo kërkesë dhe të presim me fatalitet çfarë do të ndodhë. Secili duhet të bëjë çka mundet për një President që edhe pse nuk do të jetë ai që na duhet ne, por i politikës, të jetë sa më i pranueshëm nga të gjithë.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Presidenti që na duhet dhe Presidenti i politikës
Presidentin e shkrete e zun hallet,tu mbaj krah komunisteve,apo demokrateve.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Nëna a duhet të sillet si mike, mbrojtëse, apo duhet të jetë autoritet?
» 24 thenie qe gjithmone duhet t'i kujtosh, dhe 1 gje qe kurre s'duhet ta harrosh...!!!
» Si mendoni a duhet te jete lende Edukata Sexuale ne shkolle ,apo duhet te dine gjera jashte nga shkolla?
» Kur duhet dhe nuk duhet te heqim dore nga dikush qe e duam

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi