Shqiptarët janë bërë dembelë, çojnë mesazhe në grup për Vitin e Ri
2 posters
Faqja 1 e 1
Shqiptarët janë bërë dembelë, çojnë mesazhe në grup për Vitin e Ri
Ne shqiptarët, shquhemi për tradita dhe për ruajtjen e tyre. Por ca më shumë shquhemi dhe për shpikje të traditave të reja, duhet thënë, jo shumë të pëlqyeshme. Mesazhe urimi në grup, po kthehen vitet e fundit në një formë urimi që shpesh më shumë se i gëzon marrësit e tyre, i bën të përcillen paksa dhe të kapërdijnë faktin se nuk janë vlerësuar më vete.
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga festa e Krishtlindjes dhe shumë prej nesh kanë marrë urime të tipi: “Gëzuar Krishtlindjet. Shëndet dhe suksese për ju dhe për familjen tuaj. Me respekt ...”.
Ky tip mesazhi, qartazi është mesazh që drejtohet në grup. Dhe kjo është e lehtë të bëhet, mjafton të shkruash mesazhin në celular dhe në opsionin e dërgimit të zgjedhësh një mori numrash celularë dhe atyre u shkon njëherësh i njëjti urim.
Dhe këtë natë ndërrimi të viteve, mesazhi klasik i urimit për Vitin e Ri, nuk është se ndryshon shumë dhe formulimi tashmë bajat është pak a shumë ky: Gëzuar Vitin e Ri. Paqe, shëndet dhe suksese për ju dhe familjen tuaj. Nga ...”
Në bisedat e ditëve festive tani është bërë çështje dite ky problem. Duke qenë se urimi dërgohet në grup dhe përfshin si mesazhe korteziale dhe për miqtë e ngushtë e kushërinjtë, shumë prej tyre reagojnë hapur duke shprehur pakënaqësinë për të tilla mesazhe. Shumë të tjerë vendosin të mos përgjigjen në mesazhe të tilla duke mos e përcjellë urimin.
Ndaj që të shmangim çdo keqkuptim e çdo hatërmbetje, zgjidhja më e mirë është pak durim dhe mosngutje, duke dërguar urim të personalizuar për secilin dhe përgjigje po ashtu të personalizuar për secilin.
Kështu vëmë në punë dhe fantazinë tonë për të uruar veçmas secilin e bazuar në lidhjet që kemi, formulojmë shpesh dhe mesazhe gazmore plot urime që i sjellin më shumë harmoni lidhjeve tuaja miqësore e çfarëdoqofshin tjetër.
Ne këtu, nuk duam të biem në “kthetrat” e urimit në grup, por sinqerisht, po urojmë nga zemra Gëzuar 2012!
r.b/NOA

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Shqiptarët janë bërë dembelë, çojnë mesazhe në grup për Vitin e Ri
ahahaahahahahha na dhimbesn leket jo per gje
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Shqiptarët rrisin fëmijë dembelë
» Sondazhi i BE: Shqiptarët janë populli më inteligjent në botë
» Shëndeti mendor, ja përse janë të tronditur shqiptarët
» Si jane bere martesat dikur?
» A janë shqiptarët persona civil?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi