Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Besart Kallaku: Jeta ime quhet Xhensila People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Besart Kallaku: Jeta ime quhet Xhensila People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besart Kallaku: Jeta ime quhet Xhensila

2 posters

Shko poshtë

Besart Kallaku: Jeta ime quhet Xhensila Empty Besart Kallaku: Jeta ime quhet Xhensila

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 7 Jan 2012 - 10:33

Besart Kallaku, aktori i njohur i humorit, një nga personazhet më të dashur për publikun, tregon ekskluzivisht për revistën “Shqip” lidhjen e tij me këngëtaren e re, Xhensila Myrtezaj.Si u njohën dhe u dashuruan me shikim të parë. Një lidhje që për disa vjet mbeti e fshehtë dhe që së shpejti do të kurorëzohet me fejesëIntervistaSa mendon se do të ndryshojë jeta pas fejesës, duke ditur që je një person që nuk të “zë vendi”?Të them të drejtën gjithë përkushtimi i mëparshëm, tani ka marrë tjetër kuptim. Dhe gjithë ky përkushtim ka marrë vlerat e tij me emrin, Xhensila.Si e njohe Xhensilën?Ka qenë duke kaluar me të ëmën e saj në rrugë dhe unë po kaloja me makinë. Qysh aty e mbrapa si jam ndarë më…Na trego diçka më shumë sesi ndodhi?Si të ta them…di që nuk ishte dashuri me shikim të parë, se edhe për ta parë e pashë në profil. Pastaj unë me makinë mora kthesën për ta parë përballë. Aty pastaj, shikimi dytë ishte kulmi.(qesh)
E dije se kishte kënduar tek “Ethet”?
Më beso që nuk e dija se ajo që pashë ishte ajo Xhensila e ëmbël e “Etheve” dhe që unë e kisha patur qejf kur e shihja në ekran. Nejse, sa e mora vesh kush ishte, kam kërkuar çdo person që e njihte veç ti gjeja numrin e telefonit. Derisa e gjeta, i telefonova dhe më doli mamaja e saj…
Ç’ndodhi me mamanë?
Si tip kurajoz që jam dhe që s’ma bën syri tër, e mbylla menjëherë….(qesh) Por nuk u tërhoqa derisa ia gjeta lidhjen nëpërmjet shoqërisë së saj. Çfarë nuk kam bërë veç ti mbushja mendjen se vërtet ai shikim i parë nuk mund të ishte dhe aq shumë rastësor… e vërtet kështu është.
Kur e njohe nga afër ishte siç e kishe imagjinuar nga portreti?
Krejtësisht. Ndaj dhe jo rastësisht jemi këtu dhe kështu, krah njeri tjetrit, me kaq pastërti. Dhe unë prap dita ditës vazhdoj akoma ti shpreh atë që kam ndjerë qysh herën e parë… sa mesazhe të bukura i çoja more, sa i frymzuar isha në të shkruar (qesh)… Kurse sot ajo është frymëzimi i ditës time, rregullatori i gjithë mërzive të mia, qetësisht… megjithatë kam bërë shumë veç ti mbushja mendjen që kjo gjë ia vlente vërtetë për të dy. Dhe tash jemi në prag të fejesës me njeri tjetrin.
Çfarë të tërhoqi më shumë tek ajo?
Tangërlliku që më dha në përshtypjen e parë (qesh)… e mir thashë se të tregoj unë…(qesh)…ka qenë dashuria ime me shikim të parë dhe njëkohësisht dashuria më e madhe e imja.
Ke thënë shpesh që je një “katunar”. Pse nuk zgjodhe për dashurinë e jetës një katundare?
Po të pyesësh Xhenin do të thotë që katunare është.(qesh)
Sa të “bezdis” fakti që e dashura jote është këngëtare e duhet të largohet shpesh për koncerte?
Nuk më bezdis aspak fakti që është këngëtare, madje jam unë ai që i jap shtysë për të vazhduar më tej. Jam producenti i saj njëkohësisht.
Ti do ta ndjekësh në koncerte?
Patjetër! Pse kush e ka makinën?
Është më e kushtueshme të dashurosh një femër spektakli apo një vajzë të thjeshtë nga Fushë Kruja?
Mendoj se është më e kushtueshme të mësosh një njeri që nuk mëson dot, sesa kjo që thoni ju. Kështu që me Xhenin e kam shumë të lehtë…
Sa përpiqesh ta ndihmosh në jetën e saj artistike?
E thashë edhe pak më parë që un jam ai që e vras mendjen më shumë se Xhensila.
Cili është humori që bën më shpesh me të?
Çfarë nuk bëj që të qeshë ajo. Dhe ajo çfarë s’bën që të qesh unë. Ka filluar të bëj edhe imitime të personazheve të ndryshme që luaj unë… të bëj dhe si dibrane.
E ke imituar ndonjëherë në sy?
Of mo…! Dhe ajo mua po ashtu
Si ishte takimi i parë me mamanë e saj?
Aty ku i kam parë për herë të parë aty dhe i kam folur për herë të parë. Dhe e di çfarë i thashë? “Vajza jote? Ta rujt Zoti!”
Menduan se do shikonin Gjinin e tv kur të takuan?
E vërtetë. Me atë sy më panë në fillim. Pastaj i doli Besi dhe aty i mora mendjen akoma më shumë sesa çun i mirë jam…(qesh)
Si ndihesh këtë sezon të Portokallisë?
Si çdo sezon tjetër. Mirë shumë me frymën e grupit.
Kishe shumë miqësi me Agron Llakajn. Të mungon ai?
Agroni i ka dhënë shumë “Portokallisë”, ashtu siç dhe “Portokallia” i ka dhënë po aq shumë Agronit… Megjithatë gjithkush ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e tij.
Kënga jote “Katunari gangsta” u bë një hit shumë i klikuar. Vendose të këndosh meqë Xhensila është këngëtare?
I shpalla sfidë të hapur (qesh)
Çfarë reagimesh ke patur nga kënga?
Lloj lloj reagimesh. Por ata që e kuptojnë humorin dhe e dinë se ç’është kam patur reagime shumë pozitive.
Po nga mesazhi i saj shumë origjinal dhe i vërtetë?
Ajo çfarë kam paraqitur me atë klip, si dhe mesazhi i asaj kënge është që Besi do të tregoj që di të bëj humor dhe jo të këndoj për askënd, as për katunarët dhe për asnjë tjetër. Humori është universal e na përfshin të gjithëve.
Je nga të pakët aktor të humorit që përdor ironinë. Të ka krijuar probleme?
Ironinë e keni parë dhe lexuar aq shpesh në “Portokalli” sa është meritë e gjithë spektaklit. Dhe me këtë humori bëhet dhe më i bukur dhe për të vënë në dukje atë që vërtetë na shqetëson të gjithëve. Besoj se “Portokallia” ka qenë gojë dhe zë edhe atëherë kur gjithkush prej jush apo nesh ka qëndruar heshtur dhe ka folur memecërisht.
Je i vetmi aktor që përdor autoironinë. Mendon se është një nga format më të larta të inteligjencës? Sa shpirt tëndin ka aty?
Për këtë ke të drejtë. Është në natyrën time autoironia. E përdor edhe në jetën e përditshme. Më kujtohet diçka që kam lexuar prej Charlie Chaplin, “pa shkel mbi veten nuk mundesh të bësh të tjerët me qesh”.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Besart Kallaku: Jeta ime quhet Xhensila Empty Re: Besart Kallaku: Jeta ime quhet Xhensila

Mesazh nga Anakonda Sat 25 Feb 2012 - 19:36

Luam ajo per ty,se do tia leshosh dhembet ne toke.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi