Keshtjella shqiptare e endrrave mergimtare
2 posters
Faqja 1 e 1
Keshtjella shqiptare e endrrave mergimtare
“Keshtjella e endrrave” (Bukuresht, 2012, eshte perpjekja e pare e poetit Eduard M. Dilo per realizimin e nje vepre te ketille, antologjia e pare shqipe qe del gjate diteve te para te ketij viti te mbare, ku defilon fjala shqipe e ngarkuar me mall, nostalgji, sentimente, endrra, aspirata, dashuri dhe atdhedashuri.
Me mijera kilometra tejmatane brigjeve te atdheut, qe nga Amerika, Australia e deri ne Skandinavi, njerezit e joshur pas bukurise, pavaresisht nga mosha, edukata apo preokupimet e perditshme, shoqerohen sa here qe t’u vie rasti, per mbeshtetjen e pakushtezuar te promovimit dhe perpetuimit te gjuhes amtare dhe vlerave te saj. Shoqatat, pavaresisht nga mosha apo origjina gjeografike e pjestareve te tyre, po qe se jane te drejtuara me ndershmeri dhe koshience, shnderrohen ne vatra te verteta per afirmimin dhe perkrahjen e komunitetit shqiptar.
Keshtu ngjet edhe me antologjite e vlerave lirike te bashkatdhetareve tane te lindur per fisnikerimin e botes me bukuri. Ku qendron rendesia e antologjive?
Nje antologji perfaqeson atdheun ne miniature, nje totalitet artistik sentimentesh, mendimesh, aspiratash, perfytyrimesh, dhe jo vetem kaq. Kemi ne atdhe e diaspore poete te shkelqyer, por disa nuk kane mundesite e nevojshme per t’u mediatizuar, apo per te nxjerre nje liber.
Atehere e zgjedhin rrugen e thjeshte te participimit ne ndonje antologji, per botimin e se ciles paguajne me pak, por jane te receptuar nga me shume lexues. Avantazhet e antologjive, me nje fjale, jane te shumefishta. Botuesi mund te beje lansime publike, mund t’i prezantoje ne massmedia, panaire librash etj. Qellimi eshte te vlera e vargjeve. Nese botohesh ne nje antologji te mire, po qe se ke vlera, mund te behesh shkrimtar i madh brenda nje nate, dhe anasjelltas, po qe se s’ke, mund te mbetesh i panjohur, edhe po qe se del ne dhjetra antologji te parendesishme. Antologjite, perndryshe, kerkojne disa tipare dalluese gjate hartimit te tyre, rradhitja e autoreve sipas alfabetit, moshes, vlerave apo tematikes. Ne i kemi perzjere, duke i dhene prioritet edhe njeres, edhe tjetres, nja dy poete duke i prezantuar me nga disa poezi edhe ne gjuhe te huaja, duke shpresuar se deridiku ia kemi arritur qellimit dhe justifikimit te botimit te saj.
Pas antologjive te perbashketa me poete rumune, shqiptare e te huaj (Bukuria e bukurive, Shpirti i fjales, Vullkani i durimit, Fontana e fjaleve, Altri Mondi, Fluturimi i fjaleve, Tensione sentimentale, Nuset e fjales, Ekzili i endrrave, Magjia e fjaleve, Celesi i shpirtit, Tempulli i fjales, Kujtimet e shpirtit, Pagjumesia e fjaleve), duke i falenderuar idese se poetit Eduard M. Dilo per kontinuitetin e tyre, kemi nderin te dalim para opinionit edhe me “Keshtjellen e endrrave”, nje album lirik ku defilojne disa emra te njohur, e disa tjere qe debutojne per here te pare me vargjet e tyre ne kuadrin e nje libri te perbashket. Antologjite zakonisht krijojne miq dhe kundershtare. Disa mund te preken pse s’i kemi perfshire ne kete vellim, edhepse hidherimi i tyre eshte i perkohshem, sepse ata pason te dalin ne antologjine “Busulla e shpirtit”. Perndryshe, kjo eshte perpjekja e pare e poetit Eduard M. Dilo per realizimin e nje vepre te ketille, antologjia e pare shqipe qe del gjate diteve te para te ketij viti te mbare, ku defilon fjala shqipe e ngarkuar me mall, nostalgji, sentimente, endrra, aspirata, dashuri dhe atdhedashuri.
Kozeta Zylo eshte Shqiperia e shpirti tim ne mergim. Kjo zane e frymezuar shqiptare vjen me “mjellmat” e saj “si nje drenushe” me mall te magjepsur. Ne inspirimin e saj defilojne te gjitha trojet shqiptare qe kane nga nje Vlore. Poetja shkruan me admirim per Kosoven e zemrave tona qe e konsideron si “Princeshe me medalionin e Lirise ne gjoks”. Ajo eshte nje pike hene e veshur me fustan dielli qe bashkohet me simfonine e kengeve te miliona shqiptareve qe kendojne shqip. Perveç botes lirike, deshmi esenciale per kete jane artikujt, reportazhet, fotografite dhe emisionet e nje qendre televizive shqiptare qe e drejton se bashku me bashkeshortin e saj ne Amerike.
Ne vazhdim po i permendim vetem disa autore qe vijne per here te pare ne faqet e nje libri te botuar ne Bukuresht. Ramadan Emini (Basha), i lindur me 1956, vjen nga Vraniqi i Prizrenit. Ka mbaruar shkollen e mesme teknike dhe ka studiuar per arkitekture. Ne fund te viteve 80-te ka qene i denuar politik me 5 vjete burg te rende. Nga viti 1993 detyrohet te largohet nga vendi dhe deri me 1999 ka jetuar ne Tirane. Aktualisht jeton dhe punon ne Ferizaj. Ramadan Emini, poet dhe patriot i persekutuar, vjen ne faqet e Keshtjelles se endrrave si nje “ujvare e jetes”, me vargje briliante si “Ilir e shqiptar jam,/ zemerdiell e shpirt/ e gjoks i ngjeshur dritash/ si dielli qe ngroh e shendrit ne qiell.”
Malli qe e mbajne ne shpirt eshte barra me e rende qe i mundon bashkatdhetaret tane qe jetojne ne Shqiperine e dyte, ate qe gjendet ne mergim. “Malli me djege. Me prek ne shpirt”, thekson poetesha me e re e kesaj vepre, Jeta Xhelili, nje talente e lindur per te krijuar metafora te bukura si “zeri i qiellit”, “loti i stineve” etj. Befasi te bukura na sjellin edhe dy krijuese te reja: Silva Ternava dhe Gzime Zmaljaj. Jeta, Silva dhe Gezimja nuk heshtin, por perkundrazi shkelqejne me vargjet dhe me shpirtin e tyre te florinjte. Heshtja ne takim me dhembjen, sipas Miradije Ramiqit, “Perballon mallin e ngelur peng/ Ne shtratin e kujtimit”. Me poezi interesante, disa qe botohen per here te pare ne kuadrin e nje vellimi antologjik, paraqiten Pal Sokoli dhe Neki Lulaj, dy nga poetet me te mire te diaspores shqiptare, tashme te afirmuar, pa e harruar Liman Zogajn, poet i drites, Ilia M. Dilon me vargje gjithnje e me te bukura kushtuar mallit, atdheut dhe te pareve tane, madje edhe autorin dhe ideatorin e kesaj vepre, poetin Eduard M. Dilo. (Baki Ymeri/Infoalbania)
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Keshtjella shqiptare e endrrave mergimtare
do te jet e bukur shpresoj
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Poezi nga poetja mergimtare; Myvela Dervishaj.
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË
» Fjalori i endrrave
» Burgu i ëndrrave (Foto)
» Pallati i ëndrrave, së shpejti në ekran
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË
» Fjalori i endrrave
» Burgu i ëndrrave (Foto)
» Pallati i ëndrrave, së shpejti në ekran
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi