Ingrid këngëtarja shumë dimensionale e skenës shqiptare
2 posters
Faqja 1 e 1
Ingrid këngëtarja shumë dimensionale e skenës shqiptare
Është duartrokitur fort kudo ku ka kënduar, është adhuruar shumë fort në çdo skenë ku ka shkelur dhe po kaq shumë është pëlqyer edhe për performancat e saj të veçantaKëngëtarja e suksesshme e muzikës moderne në Shqipëri, Ingrit Gjoni, është sot një ndër emrat më të spikatur të skenës… Përmes rreshtave në vijim do përpiqemi të sjellim në sytë tuaj gjithë dimensionet e këngëtares Gjoni… Le të zbulojmë bashkë përmes këtij rrugëtimi aspekte të njohura e të panjohura nga jeta e show-girl-it të famshëm të ekranit…Ne foton me siper Ingridi ne moshen 16-vjecareBaletiQasja e saj e parë me skenën ka qenë pikërisht përmes baletit… Ishte vetëm 9 vjeç kur me aftësitë e saj për të kërcyer fitoi zemrën e koreografit të njohur Llaqi Nako, i cili e vuri menjëherë soliste të grupit të tij. “E kujtoj me shumë nostalgji atë kohë… Përmes baletit kam prekur për herë të parë skenën, përmes tij jam ndjerë për herë të parë e vlerësuar, e rëndësishme… Mendoni që pas meje vinin edhe 40 balerinë të tjerë. Pjesëmarrjen në atë grup e çmoj si një ndër eksperiencat më të bukura në jetën time”, tregon Ingriti.
Fotomodelimi
Por, përpos kërcimit, që ishte dashuria e parë për të, gjatë adoleshencës morri jetë një tjetër pasion i Ingritit, siç ishte dhe fotomodelimi… Me dëshirën e saj të zjarrtë për t’u bërë pjesë e faqeve të revistave e kalendareve, Ingrit Gjoni u bë fotomodelja e parë shqiptare… Theu jo pak tabu me fotot e saj, madje në atë kohë u përfol si vajza e parë në Shqipëri që guxoi të pozonte topless, ndonëse nuk ishte tamam kështu. Që nga hera e parë që ka pozuar për një aparat profesionist, në fototekën e këngëtares Gjoni janë shtuar me dhjetëra albume, megjithatë albumin e parë profesional ajo e kujton gjithmonë me shumë dashuri… “Do të mbeten gjithmonë të veçanta për mua fotot e para profesionale. Tani kam bërë shumë sete të tilla, por në asnjërin prej tyre nuk kam përjetuar emocione si atë ditë… Ka qenë me të vërtetë shumë special ai sesion fotografik”, pohon bukuroshja e ekranit me buzën në gaz.
Aktrimi
Është diplomuar në Akademinë e Arteve të bukura për aktrim, e do shumë këtë art, pavarësisht se deri më tani ka preferuar të shfaqet në skenë e ekran si këngëtare. Që nga koha që ishte studente, e ka humbur protagonizmin në ndonjë pjesë teatrale, apo në ndonjë film, ndonëse po të bashkoheshin klipet që ka bërë do të krijohej një film mjaft interesant për shikuesit… Përpos kësaj Ingriti na tregon se në një të ardhme do t’i rikthehet fuqishëm aktrimit. “Për momentin i jam përkushtuar muzikës, por kurrsesi nuk kam në plan ta përjashtoj aktrimin nga jeta ime. Ndoshta në një të ardhme do t’i përkushtohem seriozisht këtij pasioni që vijon të zërë një vend të veçantë në zemrën time…”, tregon Gjoni, duke lënë në këtë mënyrë të hapur rrugën për t’u prezantuar para publikut me ndonjë surprizë në fushën e aktrimit. Ndoshta pse jo, Ingriti mund të jetë protagoniste në pjesën e ardhshme që do të vërë në teatër motra e saj, regjisorja Inis Gjoni.
Muzika
Një nga dëshirat e saj më të zjarrta qysh në fëmijëri ka qenë edhe muzika. E ka prekur skenën për herë të parë nën petkun e këngëtares në moshë fare të re dhe që nga ajo kohë nuk i është ndarë më këtij pasioni. Një rrugëtim i suksesshëm që në fillim ka nisur si një hobi kalimtar, por që me kalimin e kohës u kthye në një dashuri të jetës. Të gjitha këngët e saj janë bërë hite, duke qenë se Ingriti ka pasur nuhatjen e duhur për të zgjedhur bashkëpunëtorët që do ta çonin drejt rrugës së suksesit. Sot është një nga këngëtaret më të paguara të arenës muzikore në Shqipëri, e jo vetëm… Shtrirja e suksesit të saj i kalon shpesh herë kufijtë shtetëror, për të kënaqur fansat e saj kudo ku janë në Diasporë. Së fundmi është bërë pjesë një turi të tillë koncertor që ka nisur në Zvicër për të ndaluar më pas në një sërë stacionesh të tjera, si: Itali, Spanjë, Gjermani, Holandë, etj. Një tjetër pikë shumë e fortë në karrierën e këngëtares Gjoni kanë qenë edhe klipet e saj të cilat gjithmonë janë dalluar për frymën e re që Ingriti është përpjekur të sjellë në to… Koreografi të veçanta, fabula të trajtuara shumë bukur, veshje plot stil, personazhe mjaft interesantë, vende tejet magjepsëse… Ky është bilanci i të gjitha risive që këngëtarja seksi ka sjellë në klipet e saj, të cilat kanë rënë menjëherë në sy të publikut të gjerë, e për të cilat Ingriti është vlerësuar jo rrallë herë me çmime të rëndësishme në Festivalin e Klipit Shqiptar. Vitet e fundit është vënë re edhe një dëshirë e këngëtares për të konkurruar në kompeticione të rëndësishme në vend, nga ku ka dalë shumë fitimtare…
Çmimet
Kërcimtarja më mirë në Shqipëri për vitin 1995
Ajo është vlerësuar shpesh herë me çmime në festivalin “Netët e klipit”. Nga ky sepktakël ajo ka rrëmbyer plot çmime të tilla si:
Çmimi për montazhin më të mirë – Klipi “Përse me mua”
Interpretuesja më e mirë femër – Klipi “Barbie silikon”
Çmimi i publikut – Klipi “Vitamina”
Bashkëpunimi më i mirë – Klipi “Puçi puçi”
Çmimi mediatik – Klipi “Hiptonize mi”
Çmimin “Top Albania Radio” në festivalin e muzikës moderne “Top Fest”
Çmimin “Best Dance” në festivali “Kënga Magjike”
Familja
Si më e vogla në tri motrat, ka pasur fatin të jetë e privilegjuara e shtëpisë. Që në fëmijëri prindërit e saj janë përkujdesur që të trija vajzave në përgjithësi, e Ingritit në veçanti t’i plotësonin çdo dëshirë a tekë fëmijërore… “Meqenëse kam qenë e fundit e motrave, dhe në kohën që linda unë gjendja ekonomike e familjes ka qenë shumë e mirë, unë kam pasur më shumë privilegje. Prindërit nuk i ndajnë fëmijët, por mami ka pasur pak më shumë dobësi”, tregon çiltërsisht Ingriti. Këtë gjë në fakt e pohojnë edhe dy motrat e këngëtares të cilat thonë se Ingriti është pika e dobët e mamit. E duke mbetur tek dy motrat kur i kërkuam Ingritit të na tregonte se me kë i ndante sekretet ajo na u përgjigj kështu: “Me të dyja flas për jetën time, por problemet ia tregoj më së shumti Ildës, ndërkohë që me Inisin ndaj më tepër detaje nga karriera ime”. Por përpos statusit të motrës e vajzës, Ingriti në familje gëzon edhe një tjetër status, ajo prej kohësh është edhe teze e dy mbesave dhe e një nipi. Motra e madhe, Ilda, i ka gëzuar familjarët e saj më tre fëmijë si ‘yje’, për të cilët e vogla e motrave Gjoni ka një debulesë të madhe. “I dua shumë që të tre, si Anën, si Vikin ashtu edhe Rodeon. Anën e kam marrë unë në patronazh, andaj dhe e kam pak më shumë pikë të dobët, por të tre i adhuroj në infinit. Sa herë udhëtoj jashtë u ble shumë dhurata atyre, pasi e thashë i dua pafundësisht shumë dhe për këtë arsye dua që të mos i mungojë asgjë”, pohon bukuroshja Gjoni. Sakaq Inis Gjoni, motra e mesme e familjes është në pritje të një vajze dhe ne dhjetor të këtij viti pritet ta gëzojë familjen me këtë engjëll të vogël. Vetë Ingriti ka gjithashtu një surprizë të tillë. Shumë shpejt edhe ajo do të provojë ndjesinë e të qenit nënë, por ndryshe nga Inisi, ajo do të bëhet nënë e një djali.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Ingrid këngëtarja shumë dimensionale e skenës shqiptare
E mire eshte dreqi.................
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Këngëtarja Ingrid Gjoni edhe Sinan Hoxhan ne Pub
» Elvana Gjata, këngëtarja më e paguar shqiptare
» Gjyste Vulaj, këngëtarja më e pasur shqiptare
» Universitetet shqiptare, shumë poshtë atyre të rajonit
» Shoqeria Shqiptare Cdo Dite E Me Shume Humb Vlerat E Saj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi