Kufiri mes miqësisë, të qenit koleg dhe dashurisë
2 posters
Faqja 1 e 1
Kufiri mes miqësisë, të qenit koleg dhe dashurisë
Aq shumë janë ndërthurur dhe përzier marrëdhëniet sociale në shoqëritë tona, saqë kanë humbur kufijtë ndarës. Kjo përzierje si dhe mungesë vetëdije rreth kufirit ndarës të çdo lloj marrëdhënieje, ka çuar në lindjen e problemeve të reja, si fenomeni i bashkëjetesës, marrëdhëniet jashtëmartesore, martesat e fshehta, si dhe marrëdhëniet brenda të njëjtit seks dhe perverse. Kjo ka çuar në humbjen e vlerave të qenit kolegë dhe miq. Koncepti i vërtetë i dashurisë ka humbur dhe është zhdukur. Prandaj, lipset një ndërhyrje për të ripërcaktuar kriteret e marrëdhënieve sociale, i cili i sjell jetës tonë ekuilibrin e saj normal.
Marrëdhëniet që lidhin njerëzit, në mënyrë të përgjithshme janë të shumta, qofshin brenda një seksi apo mes dy sekseve të ndryshme. Në këtë qasje, ne do të fokusohemi kryesisht mbi formën dhe kriteret e marrëdhënieve mes dy sekseve, më saktë atë të moshës rinore. Këto marrëdhënie të kësaj grupmoshe, ndahen në tre lloje:
1 – Marrëdhënie kolegësh.
Kjo do të thotë se ata ndajnë një hapësirë të caktuar vendi, për një arsye apo interes të caktuar. Njerëz të tillë njihen me termin kolegë. Kemi kolegë shkolle, të cilët i lidhin studimet e përbashkëta në shkolla dhe universitete. Kolegë pune; të cilët i lidh bashkë vendi i punës i përbashkët. Kolegë fqinjësie; të cilët i lidh me njëri-tjetrin hapësira e banimit (e njëjta banesë apo e njëjta lagje). Kolegë gjaku; pasi i përkasin të njëjtës familje, siç janë fëmijët e xhaxhait apo të tezes. Marrëdhëniet mes të afërmve, mund të mbetet në kufirin e kolegut/koleges por mund të zhvillohet edhe më andej, drejt miqësisë dhe shoqërisë. Vetëm afërsia nuk mjafton për krijimin e një marrëdhënieje specifike mes të afërmve.
Bazuar në përkufizimin e kolegësisë, ajo mund të jetë mes personave të njëjtit seks ose personave të sekseve të ndryshme. Që ajo të ruhet brenda kuadrit fetar, duhet të plotësojë tre kritere:
a) Ulja e shikimit.
b) Veshja e duhur e cila mbulon trupin.
c) Bisedat dhe mënyra e ekuilibruar në të folur. Çështjet për të cilat diskutojnë dhe flasin kolegët, duhet të jenë çështje që i përshtaten vendit i cili i bashkon. Kështu, nëse ata janë kolegë shkolle, atëherë bisedat duhet të jenë të fokusuara rreth studimeve. Nëse janë kolegë pune, bisedat fokusohen në çështje pune. Lidhur me mënyrën e të folurit, një ajet në Kuran na përmbledh të gjithë kriteret e duhura. Thotë Zoti në Kuran:” mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore” (Ahzab, 32)
Që këtu, fjalët e tepërta jashtë kontekstit të punës, thjesht për të kaluar kohën, janë të refuzuara dhe të padëshiruara.
2 – Miqësia, shoqëria
Miku ose shoku, është ai person i cili na qetëson, që pëlqejmë ta shohim dhe të kërkojmë ndihmën e tij në kohë të vështira, me të cilin ndajmë momentet e gëzuara, ai që interesohet kur mungojmë dhe me të cilin ndihemi normalë.
Kriteret e shoqërisë
Bazuar në përkufizimin e miqësisë ose shoqërisë, ajo nuk mund të ekzistojë veçse mes dy personave të njëjtit seks. Përndryshe, nëse pretendojmë miqësi mes dy personave të sekseve të ndryshme, sigurisht që do të kemi dhe një “pëlqim” instinktiv dhe të natyrshëm mes djalit dhe vajzës, burrit ose gruas. Në këtë rast, kemi të bëjmë me diçka më shumë sesa miqësia, kemi të bëjmë me dashuri dhe simpati. Kjo, edhe pse njëra palë mund ta mohojë këtë fillimisht, ose mund edhe të mos e perceptojë drejt. Ata mund dhe të hiqen sikur e kanë situatën nën kontroll.
Miqësi + simpati = dashuri
Që këtu, çështja e kapërcen kufirin e miqësisë së njohur për të evoluar drejt dashurisë, edhe pse “miqtë” mund të mos e pranojnë, ose e konsiderojnë miqësi për ndonjë arsye të caktuar.
Vetë miqësia ka disa rregulla që të mbetet në kufirin e miqësisë normale, për të mos kaluar në miqësi patologjike. Ndër këto rregulla mund të veçojmë:
a) Miqësia duhet të jetë e shtrirë në më shumë se një person, ku më e pakta të jetë tre. Parimi i shumë miqve, duhet të jetë i qartë për dy palët e miqësisë. Askush nuk ka të drejtë të thotë se përderisa ne jemi dy miq, nuk duhet të kemi një të tretë. Kjo është e pasaktë. Një pikë e rëndësishme e miqësisë që në fillim, është që ajo të ndahet dhe me njerëz të tjerë, gjë e cila duhet të pranohet nga palët.
b) Pranimi i mikut apo shokut, me të gjithë të metat e tij.
Çdo njeri ka vlerat dhe të metat e tij. Kush kërkon një mik pa të meta, do të mbetet pa miq. Pagabueshmëria nuk renditet tek kriteret e miqësisë. As që miku të jetë një kopje karboni e palës tjetër nuk është e këshillueshme. Diversiteti në tipare dhe virtyte është i kërkuar. Prandaj, fjalët se miku gaboi, e mashtroi dhe ka bërë e ka bërë, janë fjalët e dikujt që nuk dëshiron të ketë miq. Njeriu më i mirë, është ai që i justifikon të tjerët.
c) Një buqetë miqsh. Kjo do të thotë se tek një mik i vetëm, nuk mund të gjej gjithçka që kërkoj tek miku. Atëherë përse të mos kem një grup miqsh, tek të cilët gjej të gjitha ato cilësi dhe virtyte që kërkoj? E tillë është natyra e njeriut. Një mik, mund ta gjesh të aftë dhe të përshtatshëm për të studiuar dhe përsëritur mësimet, por nuk është aspak i përshtatshëm për shëtitje dhe dalje. Kështu, këtë tip e kam mik dhe shok vetëm për të studiuar. Një tjetër, do e gjesh ekspert në zgjedhjen e vendeve për një piknik dhe shëtitje, mjeshtër për planifikimin e tyre. Por nëse e fton për të studiuar dhe përsëritur mësimet bashkë, i ke rënë në qafë, pasi nuk e bën dot. Këtë bëje mik për shëtitjet dhe daljet e tua. Do të gjesh një shok tjetër, të cilit i pëlqen të ndihmojë të tjerët, t’ju gjendet pranë. Por nëse e fton për shëtitje dhe udhëtime, nuk të vjen. Ky është mik i mirë për kohë të vështirë. Kështu, ti do e shohësh veten në një buqetë miqsh të ndryshëm, ku secili të shërben për një kohë të caktuar.
Tani vlen të ndalemi pak tek një fjalë që përsëritet rëndom nga të rinjtë dhe të rejat:”Ky më njeh për interesin e vet”. Kush ka thënë se interesi bie ndesh me miqësinë? Miqësia është një lidhje ndërveprimi mes njerëzve nëpërmjet të cilës ata përmbushin nevojat dhe interesat e tyre sociale. Miqësia është dhënie dhe marrje.
Prandaj, të pretendosh që miqësia është një lidhje larg interesave, është një pretendim i pasaktë. Nëse ti kërkon ndihmën e mikut në një rast të vështirë sot, të njëjtën gjë do të bëjë miku yt të nesërmen me ty. Asokohe s’ke pse thua se ai të njeh vetëm për interesat e tij apo anasjelltas. Nëse ai nuk do të ishte miku yt, nuk do i drejtoheshe për hallin që të ka rënë mbi kokë. Po ashtu, po të mos ishe miku i tij, nuk do të drejtohej ty për ndihmë. Është ndërveprimi mes jush, ai që u bën të dobishëm për njëri-tjetrin në momente të caktuara.
d) Gatishmëria për ti dhënë fund. Ndër çështjet që e bëjnë një miqësi të ndjekë linjën e duhur, pa kriza dhe konflikte, është dija që ekziston tek të dy palët se ajo mund të përfundojë në çdo moment. Kjo është natyra e gjërave dhe lidhjeve të kësaj bote. Përjetshmëria është një cilësi vetëm e Zotit, Krijuesit të universit. Xhibrili a.s i pati thënë profetit Muhamed a.s:”O Muhamed! Duaj kë të duash, pasi do të ndahesh prej tij...” Ndarja mund të jetë për arsye jetese, studimet, puna, transferimi në një vend tjetër, martesa, konflikte dhe vdekja.
Për këtë, miqësitë e shumta dhe “buqeta e miqve” janë garanci për zgjidhjen e problemit. Miqësia vetëm me një person, e vendos njeriun në gjendje stresi dhe ankthi të përhershëm nga frika se mos e humbet dhe atë mik. Ndërkohë që kur ka disa miq e shokë, çështja normalizohet.
3 – Dashuria
Ajo është një emocion i cili lind mes dy personave me sekse të ndryshme. Zanafilla e saj është një ndjenjë pëlqimi, e cila përshkallëzohet me gëzimin që përjetohet me të shikuar tjetrin/tjetrën, malli kur e ke larg, dëshira për të mos u ndarë dhe xhelozia kur e sheh me të tjerë. Në këtë rast, lidhja mes dy palëve shihet si fundi normal i kësaj marrëdhënieje. Me lidhje, synojmë martesën e përcaktuar qartë në sheriat, pasi të ndiqen hapat e njohur.
Nga kuadri i kolegut/koleges mund të dalim që në hapin e parë, simpatinë dhe pëlqimin. Në këtë rast, të dy palët manifestojnë pëlqimin e tyre karshi tjetrit, gjë të cilën e manifestojnë me dëshirën për tu lidhur. Atëherë, studiohen kushtet e secilit, nëse përshtaten familjarisht dhe financiarisht. E gjitha kjo, nën kuadrin e të qenit kolegë dhe në asnjë kuadër tjetër. Kjo bëhet me dijen e të tjerëve dhe vazhdon derisa të binden parimisht se ata janë të përshtatshëm për tu lidhur.
Pas kësaj, i riu kërkon dorën e vajzës për tu fejuar. Nëse ai e ka të pamundur ta bëjë këtë për një arsye apo për një tjetër, marrëdhëniet mes tyre duhet të mbyllen pa fjalë. Ata i rikthehen statusit të kolegut pa e tejkaluar këtë status. Ose, realizohet fejesa dinamike e cila u mundëson të prezantohen më thellë me njëri-tjetrin. Që këtu lind dashuria e pastër e kontrolluar nga faktori fetar dhe vendoset kurora (nikahu) për të thyer çdo pengesë. Dy palët përjetojnë çaste dashurie romantike, për të mbërritur në çastin e ndërtimit të familjes së tyre. Nata e martesës shihet si kurorëzimi i kësaj dashurie, të cilës tashmë i shtohet dhe gjuha e pëshpëritjes dhe të prekurit mes dy bashkëshortëve.
Dashuria patologjike
Nga sa folëm më lart, u sqarua se një dashuri e tillë me të gjithë detajet, nuk vlen veçse mes një burri dhe gruaje, mes një djali dhe një vajze, kur vjen koha e përshtatshme. Prandaj, kjo dashuri nuk mund të vlejë për marrëdhëniet që lidhin dy persona të njëjtit seks, meshkuj qofshin apo femra, të rinj apo adoleshente. E megjithatë, shohim që edhe një dashuri e tillë është prezente mes dy gjinive. Nëse marrim vajzat p.sh, shohim që dikush prej tyre i kërkon shoqes së saj, të mos shoqërohet me asnjë vajzë tjetër. Ajo xhelozohet dhe xhindoset kur e sheh shoqen duke biseduar me një tjetër. Ajo zemërohet kur e sheh duke trajtuar një vajzë tjetër më mirë se atë. Mes tyre shkëmbehen mesazhe dashurie dhe pasioni të cilat nuk vlejnë veçse mes dy bashkëshortëve.
Mandej, marrëdhëniet kalojnë në fizike, puthje dhe përqafime me pretekstin e dashurisë, ndërkohë që ajo thjesht dëshiron ti ngjitet sa më shumë.
Në stadin tjetër, ajo fillon të mos e lërë rehat me telefonata dhe mesazhe pafund, duke mos bërë asgjë pa “mikeshën”. Ai që i ndan është vetëm gjumi, madje ndonjëherë shkon dhe fle në shtëpinë e saj.
Një marrëdhënie dhe ndjenjë e tillë mund të jetë e njëanshme, por mund të jetë edhe nga të dyja. Ajo mund të kufizohet vetëm tek të puthurat, përqafimet dhe mesazhet e zjarrta, por ndonjëherë mund të shkojë gjer në marrëdhënie intime direkte ose indirekte. Kjo do të thotë se gjithçka vjen në mënyrë të përshkallëzuar dhe në heshtje. Të dy palët ndjejnë instinktin seksual dhe eksitohen, por hiqen sikur nuk kuptojnë gjë, por mund edhe t’i hapen njëra-tjetrës. Marrëdhënia precipiton deri në marrëdhënie lesbike, ku fillojnë të përkëdhelin pjesët intime të njëra-tjetrës siç është gjoksi. Mandej ajo rëndohet deri në marrëdhënie të plota perverse të cilat ndodhin herë pas here, duke realizuar kulmin e perversitetit seksual.
Në këtë perversitet na çoi pikërisht perversiteti emocional. Ky është një realitet të cilin e mohojnë vajzat që përjetojnë dashurinë patologjike. Ato të flasin vetëm për miqësinë e pastër mes tyre, e cila në fakt është larg këtij imazhi të çuditshëm marrëdhëniesh. Miqësia e pastër nuk përmban fjalë të zjarrta dashurie, as xhelozi, as pasion, as dëshirë për ta kontrolluar mikeshën, as kontroll të plotë të jetës së saj, as dëshirë për ti qëndruar pranë natë e ditë. Mikeshat e vërteta, takohen dhe ndahen, flasin për biseda të ndryshme, krijojnë miqësi të tjera dhe mes tyre nuk ndodhin konfliktet që ndodhin zakonisht mes të dashuruarve.
Në rastet e miqësisë perverse, mund të ndodhë që dy palët të pretendojnë dashurinë për hatër të Zotit, gjë e cila është krim i rëndë, pasi Zoti e dënon një marrëdhënie miqësore e cila shtrihet në kufijtë e perverses. Ta duash tjetrën për hatër të Zotit, do të thotë që t’ju bashkojnë veprat e mira që bëhen për hatër të Zotit. Ne e pëlqejmë dhe e duam një person për shkak se është i bindur ndaj Zotit, jo për pamjen e tij. Nëse e duam për hatër të Zotit, atëherë kjo s’ka përse të na çojë në dashuri patologjike. Këto që pretendojnë dashurinë e Zotit, refuzojnë të operojnë dhe punojnë veçse me njëra-tjetrën, edhe pse misioni në fjalë mund të kryhet nga një person i vetëm. Ajo refuzon të punojë pa shoqen e saj, madje mund ta refuzojë detyrën e ngarkuar nëse nuk shoqërohet nga tjetra. E gjitha kjo, shoqërohet – siç thamë – me përqafime të zjarrta dhe puthje të pajustifikueshme.
Po të shohim në thëniet e Profetit a.s, gjejmë se ai u paraprinte emocioneve të ekzagjeruara në mënyrë të përgjithshme, por edhe në mes të dy personave të njëjtit seks. Kur dikush e pyeti sesi duhet ta përshëndesë një mashkull një mashkull tjetër, ai i tha:”Me dorë”. Ai refuzoi që të përqafohen, vetëm në rastin kur njëri prej tyre vjen nga një udhëtim i gjatë që i ka kushtuar një kohë të gjatë. Kjo vlen dhe për femrën. Profeti a.s ka ndaluar që dy burra të flenë të mbuluar me të njëjtën mbulesë. E njëjta gjë vlen dhe për femrën. Pra, nëse rrethanat e detyrojnë një vajzë të flejë tek shoqja e saj për të përsëritur mësimet, gjatë një udhëtimi apo për çfarëdo arsyeje tjetër, secila duhet të ketë mbulesën e saj. Gjithashtu, veshjet e gjumit duhet të mbulojnë gjithë trupin, edhe pse janë të gjitha vajza. Profeti a.s e ka ndaluar që një femër të shohë pjesët e turpshme të një femre tjetër. Edhe pse zakonisht me pjesë të turpshme nënkuptojmë organet gjenitale, aty hyjnë të gjithë ato organe dhe gjymtyrët joshëse. Prandaj, mbulimi i këtyre organeve duhet bërë për të shmangur fitnen.
Është mirë që vajza të bëjë kujdes teksa ndërron rrobat e saj, të mos zhvishet para shoqes ose koleges së saj. Kjo vlen edhe për dushin në konvikt, ku vajza duhet ta ruajë nderin dhe turpin e saj.
Thuhet që profeti Muhamed a.s ishte më i turpshëm sesa një vajzë e virgjër natën e martesës. Nëse i tillë ishte Profeti a.s, ç’mund të themi për ty o motër? Prandaj është mirë që ti mbyllim të gjitha dyert për të mos lejuar të ndodhë e keqja.
Si të mbrohemi?
Më lart, ne folëm për vajzat, por gjithçka që cekëm vlen dhe për djemtë. Edhe marrëdhëniet e tyre duhet tu përmbahen të njëjtave normave që cekëm, pasi mundësia për perversitet është më e përhapur dhe më e rrezikshme mes tyre. Për tu mbrojtur nga një marrëdhënie perverse, po ofrojmë këshillat e mëposhtme:
1 – Ti përmbahemi kufijve të miqësisë për të cilat folëm më sipër; të krijojmë miqësi të reja; të pranojmë se miqësisë mund ti japim fund kurdo që ta shohim të arsyeshme; të mos e tejkalojmë me fjalë dhe epitete, gjë e cila konsiderohet si shenjë rreziku dhe duhet marrë në konsideratë nga vajza ose djali që në çastin e parë.
2 – Përshëndetja me shtrëngim dore dhe rezervimi i puthjeve vetëm pas një mungese të gjatë, një udhëtimi apo një rasti urimi.
3 – Heqja dorë nga shakatë e tepërta që shoqërohen me prekje të pjesëve delikate të trupit, si dhe shprehjet me përmbajtje joshëse dhe tunduese.
4 – Dy shoqet ose dy shokët, mos flenë nën një mbulesë të vetme, sido që të jenë kushtet. Ato duhet të jenë të veshur gjatë gjumit. Gjithashtu, nuk duhet toleruar vështrimi tek organet gjenitale gjatë ndërrimit të rrobave ose gjatë dushit.
5 – Të tregohemi të vëmendshëm për të evituar çdo marrëdhënie ose prekje fizike, e cila shkakton tundim seksual, mes dy vajzave ose dy djemve. Në rast se ndodh, një marrëdhënie të tillë i duhet dhënë fund menjëherë, pa u zvarritur dhe mbështetur në arsyetime apo justifikime të pasakta.
Në fund, mund ti përmbledhim shkaqet e vërteta të fenomenit të dashurisë patologjike mes vajzave në:
1 – Mos kuptimi i qartë i natyrës së marrëdhënieve mes të qenit kolege, miqësisë dhe dashurisë. Në momentin që këto të treja nuk janë të qarta, marrëdhëniet pësojnë perversitet.
2 – Periudha e adoleshencës është themeltare për formimin e vetes dhe të identitetit seksual. Prandaj, çfarëdo joshjeje dhe tundimi nga një linjë e gabuar, mund të shkaktojë perversitet dhe deviacion.
3 – Mungesa e hapësirave të nevojshme për marrëdhënie normal mes dy sekseve. Kur nuk kemi mundësi të krijojmë marrëdhënie, jemi të ndrydhur dhe të privuar nga marrëdhëniet normale mes kolegësh dhe kolegesh, kjo ndrydhje e prirjeve normale mund të shkaktojë perversitet.
Në fund, trajtimi i duhur i këtij fenomeni, mbetet vizatimi i hartës normale të marrëdhënieve mes dy sekseve. Ne duhet të ndërgjegjësohemi se mes dy sekseve ekziston një prirje e natyrshme drejt njëri-tjetrit. Kjo prirje, duhet të shtyhet derisa marrëdhënia të zhvillohet në mënyrë të natyrshme drejt dashurisë dhe lidhjes martesore. Megjithatë, kjo nuk ka pse të shihet si pengesë për hapësirat e të qenit kolegë mes dy gjinive, e cila nuk lejon rrëshqitjen në perversitet apo ekstremizëm në marrëdhënie.
Perktheu: Elmaz Fida

Re: Kufiri mes miqësisë, të qenit koleg dhe dashurisë
Kut bje dashuria ne diken harroje kufirin e miqesise.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Flirtimi, kur kalohet kufiri?
» KOPSHTI I MIQËSISË SË ARTË
» 'Kufiri detar po i shitet ne fshehtesi Greqise. Nishani, nderhy!'
» Gjukanoviq: E njohëm Kosovë, për hir të miqësisë me Serbinë
» Të mirat e të qenit llafazane

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi