Njeriu nuk rron dy herë, por ka shumë nga ata që nuk dinë të jetojnë as një herë...
2 posters
Faqja 1 e 1
Njeriu nuk rron dy herë, por ka shumë nga ata që nuk dinë të jetojnë as një herë...
"Mendimi që e lind besimin, - thotë Osho, - e krijon energjinë e caktuar në organizëm. Aq sa të ketë njeriu besim, aq do të ketë energji. Kurse energjia ka forcë që t'ua ndryshojë trajtën gjërave. Për të qenë ky mendim plotësisht i qartë, shikone rrjedhën e ujit. Uji ecën teposhtë, uji mendje s'ka, ecën nga i vjen më lehtë. Po të përdorim energjinë dhe ta vlojmë ujin, atëherë nga do të shkojë avulli: përpjetë a teposhtë?"
Besimi është mendim i formësuar në mendje pa asnjë thërrmijë të luhatjeve e të dyshimeve. "Besimi është ligji themelor i jetës". Ata që duan të arrijnë suksese të larta, duhet të kenë besim të madh. Raporti ndërmjet suksesit dhe besimit është plotësisht i barabartë: aq sa do të besosh në aftësitë tuaja, aq edhe do të arrish sukses. As më pak, as më shumë.
"Deri para disa kohësh, besohej se për ta arritur ndonjë sukses në jetë, - shkruan H. Boksi, - ishin të nevojshme dhunti të jashtëzakonshme inteligjence, të shoqëruara nga favore të veçanta të fatit. Sot dihet e pranohet nga të gjithë kompetentët në këtë fushë se suksesi është një çështje e thjeshtë vullneti e zbatimi. Aq e vërtetë është kjo, se ne amerikanët nuk besojmë as në fatmirësi, as në fatkeqësi, por besojmë në "rastësi". E, rastet paraqiten me qindra në rrugën e jetës...
Individët sistematikisht fatkëqij janë të frikësuarit, të rrëmbyerit, dembelët, të paqëndrueshmit, injorantët, të çrregulltit...
Njeriu aktiv dhe i guximshëm, i mësuar, i matur, i kujdesshëm, nuk është kurrë fatkeq. Mund të pësojë një përmbysje, por kurrë një disfatë. Të besosh se për të qenë i suksesshëm dhe i lumtur është e domosdoshme buzëqeshja e fatit dhe dashamirësia e rastit, është një gabim i rëndë. Si elemente psikologjike, suksesi dhe lumturia, janë të varura plotësisht nga vullneti ynë."
Ndërkaq, O. Shelbahu, do të thotë: "...duke folur për qëllimin, kam theksuar të mos i vini vetes qëllim të vogël. Gjithashtu kam theksuar se nuk bën ta konsideroni veten tepër të vogël dhe pa vlerë, dhe këtë gjë do ta theksoj edhe njëherë, sepse e di me siguri se jeni në gjendje të manifestoni aftësi shumë më të madhe punuese sesa besoni edhe vetë. Porse shumë njerëz lëngojnë nga ajo që nuk besojnë në vete dhe në aftësitë e veta. Ndërkaq, vetë besimi bën që veprat e mëdha dhe veprimtaria e madhe të arrihen dy herë më shpejt dhe më lehtë. Për këtë ja se ç'thotë për dëshirat tuaja mjeshtri i vjetër Gëte: "Dëshirat tona janë parandjenja të aftësisë, të cilat gjenden në ne, janë kasnecë të asaj që jemi në gjendje të bëjmë".
Çdo dëshirë e arsyeshme mund të plotësohet. Dëshira është e arsyeshme nëse gjendet në suaza të asaj që mund të arrihet. E arritshme është çdo gjë për çka jeni aftësuar. Nëse përherë synoni përpara, kufijtë e së arritshmes çdo ditë do të zgjerohen përherë e më tepër, meqë aftësitë tuaja përmes synimit përherë zhvillohen.
Shumica e njerëzve janë ëndërrimtarë, të cilët nuk dinë se ç'duan ç'është e drejta, nuk dinë pse dhe për çfarë arsye jetojnë. Për këtë nuk është e çuditshme pse fati i hedh sa andej, sa këndej, kurrkund nuk zënë vend e as kanë kënaqësi të plotë.
Ata janë njerëz të së përditshmes, që ëndërrojnë syhapur, që vetë janë fajtorë për fatkeqësinë e tyre, po, megjithatë, ua hedhin fajin të tjerëve. Ju ndërkaq, duhet të ecni jetës syhapur dhe për këtë shkak të gjykoni për çdo gjë me arsye.
Nuk ekziston kurrfarë ndikimi që do të mund t'ju pengonte, nëse përpara nuk i besoni atij ndikimi. Natyrat e mëdha ecin qetë rrugicave të veta drejt suksesit, të cilin e kanë rrënjosur fort dhe e ruajnë si farë të çmueshme".
Këto ishin dy fragmente të shkurtra, që flasin qartë për funksionin e besimit për arritjen e suksesit në jetë. Më poshtë do të merremi me besimin si mjet tejet efikas për shërim të sëmundjeve të ndryshme. Por edhe kur kemi shkruar për "Mendimin dhe Qëllimin", e edhe në këtë pjesë për besimin si fuqi e madhe në rrugën e suksesit, e edhe për pjesën tejet interesante kur besimi sjell shërimin, gjithnjë na del para një dilemë shumë serioze: ku po gjen forcë organizmi për realizimin e qëllimeve të larta, për arritjen e sukseseve të mëdha dhe për shërimet e ndryshme. Me këtë rast duhet t'i drejtohemi Oshos, i cili në librin Fara hyjnore në mënyrë eksplicite dhe të saktë i sqaron të gjitha.

Të gjithë ata që janë thelluar pak më shumë në fshehtësinë e krijimtarisë imagjinare, e dinë fare mirë se pa një frymëzim të fortë që shkakton një temperaturë të brendshme, pra, pa një zjarr, një energji, nuk mund të ketë vepër të mirë artistike. Pa një energji të caktuar, nuk mund të krijohet asnjë prodhim nga jeta materiale. Secili, kush më pak e kush më shumë, e do një energji të caktuar. "Ta vlojmë ujin, t'ia ndërrojmë trajtën" dhe, prandaj, do t'i ndërrohet edhe rrjedha. Nëse kemi vlime të brendshme, energji, në vend se të ecim teposhtë si uji, do të kthehemi në drejtim tjetër: përpjetë, si avulli.
Ja forca reale e besimit, prandaj kemi thënë në fillim se aq sa të kesh besim, aq do të kesh sukses. As më pak, as më shumë. Por të shohim tash funksionin e besimit si mjet shërues, për të cilin Xh.Marfi thotë:
"Është e qartë se secilin njeri e interesojnë problemet e shërimit të sëmundjeve trupore. Ç'sjell në të vërtetë shërimi? Ku fshihet fuqia shëruese? Secili nga ne së paku një herë e ka parashtruar këtë pyetje. Përgjigjja është e thjeshtë: fuqia shëruese pushon në ndërdijen e secilit njeri, kurse ndryshimi i qëndrimit të të sëmurit e liron dhe e nxit atë që të fillojë të veprojë.
Asnjëherë, asnjë mjek, asnjë psikolog, asnjë psikiatër, asnjë prift a fallxhi nuk e ka shëruar asnjë të sëmurë. Fjala e lashtë thotë: "Mjeku plagën e lidh me fashë, kurse zoti e shëron". Psikologët dhe psikiatrit i lirojnë blloqet dhe, në këtë mënyrë, e lirojnë parimin shërues, duke ia kthyer shëndetin të sëmurit. Ngjashëm me këtë edhe kirurgu e liron pengesën fizike në organizëm, pas së cilës rryma shëruese përtërin funksionin e vet normal. Asnjë mjek nuk do të pohojë me këmbëngulje se pikërisht ai e shëroi pacientin, por këtë sukses do t'ia njohë fuqisë shëruese, që ka emra të panumërt: natyrë, jetë, zot, inteligjencë krijuese ose fuqi e ndërdijes.
Ekzistojnë shumë metoda të ndryshme të eliminimit të pengesave mentale, emocionale dhe fizike, që pamundësojnë qarkullimin e lirë të parimit shërues të secilit prej nesh. Parimi shërues, i vendosur diku thellë në pjesën e ndërdijshme të mendjes, është në gjendje dhe i gatshëm, që nën udhëheqjen e vetëdijes së vet a të vetëdijes së dikujt tjetër, ta shërojë shpritin e trupin nga çdo sëmundje.
Parimi shërues vepron në brendi të secilit njeri, pa dallim ngjyre, race a feje...
Veprimi bashkëkohor i terapisë shpirtërore bazohet në faktin e provuar se forca e paskajshme dhe mençuria e ndërdijes reagojnë sipas besimit që i kushtohet asaj. Prifti, gjatë kësaj, i përmbahet përcaktimit të biblës: tërhiqet në botën e vet dhe e kyç derën pas vetes, që do të thotë se qetësohet, relaksohet dhe i dorëzohet mendimit të fuqisë së paskajshme shëruese në vetvete. Pra, mbyll derën e mendjes, për çdo gjë që nga jashtë do të mund ta pengonte dhe qetë e me bindje i kthehet ndërdijes së vet, duke ia rrëfyer dëshirën e kërkesën e vet, duke kuptuar se përgjigjja do të jetë në pajtim të plotë me nevojat e tij.
Vallë, a nuk është e mrekullueshme të dihet se ajo që është krijuar në mendje, më në fund, do të realizohet? Mu këtu qëndron thelbi i qëndrimit: "Beso se ke dhe do të kesh!" Në këtë është bazuar terapia bashkëkohore lutëse.
Ekziston vetëm një proces i përgjithshëm shërues, i cili vepron ndaj çdo gjëje dhe ndaj çdokujt: ndaj maces, qenit, drurit, frymës, tokës, sepse çdo gjë në këtë botë përmban frymë të jetës. Ky parim jetësor vepron në mbretërinë e shtazëve, të bimëve dhe të mineraleve si instinkt dhe si ligj i rritjes dhe i zhvillimit. Njeriu, për dallim nga të tjerët, është i vetëdijshëm për veprimin e parimit jetësor dhe me vetëdijen e tij është në gjendje që atë ta orientojë drejt nga mirëqenia e vet.
Ka shumë aspekte, teknika dhe metoda të ndryshme të përdorimit të kësaj fuqie universale, por duhet pasur ndër mend se ekzistoj vetëm një proces shërues, që quhet besim, bindje. (Pra: BESIM, BINDJE!).
Secili religjion paraqet formë të caktuar ta shfaqjes së bindjes njerëzore - të besimit njerëzor, gjatë së cilës besimi arsyetohet në mënyra krejtësisht të ndryshme. Ai është ligji i jetës.
Besimi është mendim në mendjen e njeriut, e cila fuqisë së ndërdijes ia mundëson shpërndarjen në të gjitha fazat e jetës së tij në pajtim me mënyrë e zakonshme të të menduarit.
Duhet pasur ndër mend se libri asnjëherë nuk flet për besimin në formë të ritualit, në formë ceremonie, në formë institucioni etj., por për të besuarit si çështje më vete. Ajo se çka beson mendja e njeriut, është vetëm mendim i kësaj mendjeje dhe asgjë tjetër.
Është irracionale të besosh në atë që sjell dhembje ose në atë që e shkatërron shpritin. Keni ndër mend se nuk është e dëmshme ajo në çka besohet, por vetë të besuarit, përkatësisht MENDIMI që sjell rezultatin.
Të gjitha përvojat, të gjitha veprimet, të gjitha vetitë dhe të gjitha ngjarjet në jetë, janë jehonë e mendimeve të lindura në mendjen e njeriut.
Terapia lutëse paraqet veprim të përbashkët, të sinkronizuar, të harmonizuar dhe inteligjent të nivelit të vetëdijes dhe të ndërdijes së mendjes, të orientuar në drejtim dhe me qëllim të caktuar.
Gjatë thënies së lutjeve shkencore (vargun e pohimeve pozitive), përkatësisht terapisë, gjithnjë është e nevojshme të dihet se ç'është duke u bërë dhe për çka është duke u bërë, duke ia falur besimin ligjit të shërimit. Siç dihet, terapia lutëse quhet edhe lutje e bazuar shkencore ose veprim shpirtëror i bazuar në lutje.
Detyra e parë e njeriut, i cili vetvetes ia ushtron terapinë me lutje, është që ta zgjedhë idenë, planin ose përfytyrimin, që dëshiron ta përjetojë. Pastaj bën çdo gjë që të jetë i vetëdijshëm për aftësinë e vet. Në atë mënyrë që ta ndiejë e ta besojë se gjendja e paramenduar paraqet realitet. Po qe se i mbetet besnik qëndrimit të tij mendor, lutja do t'i plotësohet. Pra, terapia lutëse paraqet veprim saktësisht të caktuar mendor, me qëllim të caktuar saktësisht.
Të paramendojmë se me ndihmën e terapisë lutëse arrini të shërbeheni, përkatësisht të liroheni nga ndonjë problem. Do të niseni nga fakti se vështirësia e sëmundja janë pasojë e mendimeve negative të ngarkuara me frikë dhe të vendosura thellë në ndërdije. Po qe se ju shkon për dore të liroheni nga këto farë mendimesh, atëherë do të liroheni edhe nga problemi.
Prandaj, fuqisë shëruese të ndërdijes dhe vetvetes i ktheheni shumë herë, ia përsëritni çdo gjë që u është e njohur për aftësinë e saj, me qëllim që t'ju sjellë shërim. Pas një kohe, frika fillon të zhduket, ndërsa vendin e saj fillojnë ta zënë besimet e vërteta.
Më tej është e nevojshme që shumë herë t'i shprehet mirënjohje shërimit, i cili në mënyrë të paluhatshme do të pasojë, kurse pjesën e vetëdijshme të mendjes me kujdes do ta mbrojë nga të menduarit për problemin. Gjatë lutjeve nuk duhet menduar negativisht, madje as edhe për një moment nuk duhet dyshuar në përfundimin pozitiv. Qëndrimi i tillë mendor shpie deri te lidhja e vetëdijes me ndërdijen që, nga ana e vet, liron fuqinë shëruese të ndërdijes".
Fallxhinjtë përdorin eshtra, flokë, plumb të shkrirë, gurë e gjësende të tjera. Merrni këto mjete, dërgoni në laborator dhe do të shihni se asnjë substancë shëruese nuk përmbajnë. E, megjithatë, disa sish shërojnë? Siç u tha deri tash: nuk shërojnë as varret, as eshtrat, as thonjtë, por shëron besimi.
Brezi im ka pasur një qëndrim injorues ndaj të gjitha besimeve, prandaj nga përvoja jonë mund të nxjerrim një mijë shembuj kur i kemi mashtruar gjyshet tona. Ato na porositnin t'iu shkruanim hajmali te hoxha, ne paratë i bënim rrush e kumbulla, vetë i shkruanim "hajmalirat". Por, për çudi, efektet ishin reale.
Në vitet e fundit, qëkur kam filluar të merrem aktivisht me këtë literaturë, kam shënuar dy raste, që mendoj se janë interesante.
Njëherë përgatitesha të shkruaja për një fallxhi mashtrues. Vërtet, mashtrues. Shënova se kishte paguar njeriun "të çmendej", si kishte paguar shoferin e autobusit urban, që kur të hynte ai në autobus dhe të ngriste dorën, autobusi të fikej dhe udhëtarët të përplaseshin, pastaj si kishte paguar "propagandues" nëpër tregjet e Kosovës, që do të pyesnin: a dini gjë ku jeton filani se po bënte çudi e të tjera. Në fund, kontaktova edhe me "personazhin" tim. Më tha: "Mos më nguc se, duke u përpjekur që të jem bindës, arrita t'i besoja fuqisë sime! Dhe: aq shumë po më besojnë njerëzit dhe aq shumë po ua lehtësoj dhembjet, sa s'ka më kurrfarë kuptimi kthimi prapa!"
Rastin tjetër: një fshatar, me pak shkollë, me gjendje të mirë ekonomike, besimtar i sinqertë, nga pesë-gjashtë raste "i shëronte" në ditë. Kur e pyeta për mënyrën e punës, më tha: "Nuk di. Unë e them një lutje me zemër. Kam dëshirë t'u ndihmoj njerëzve. Por asgjë më shumë nuk di! Njerëzve ajo lutje po u ndihmon, përditë po vijnë nga të gjitha anët!"
Në fund, duhet të përsërisim thënien e fillimit se "besimi është ligji themelor i jetës", prandaj, pavarësisht se për çka është fjala, qoftë të jetë për tejkalimin e pengesave, për realizimin e qëllimeve jetësore, për sigurimin e shëndetit të përkryer e edhe për mundësinë e shërimit, të gjitha rezultatet do t'i keni të barabarta me nivelin e besimit dhe të vetëbesimit tuaj.
DAUT DEMAKU

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Njeriu nuk rron dy herë, por ka shumë nga ata që nuk dinë të jetojnë as një herë...
Nuk dine te jetojne pasi nuk e shijojne jeten ashtu sic duhet.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Njeriu nuk rron dy herë, por ka shumë nga ata...
» Sa rron njeriu? Njeqind vjet a nje? Nese na vjen vdekja! Ckuptim ka fjala pavdeksi?
» A dine te veshen shqiptaret, dhe sa dine ti pershtaten perendimit ne kulturen e saj?
» Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja...
» Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi