Kush jane 10 analistet kritike me te mire ne bote
2 posters
Faqja 1 e 1
Kush jane 10 analistet kritike me te mire ne bote
Shumë pak marrëdhënie e shpjegojnë më mirë nocionin e lidhjes “dashuri-urrejtje” sesa ato mes krijuesit dhe kritikut. Në vitin 1980 bota e teatrit të Nju Jorkut dominohej nga Frank Rich, kritik teatri i gazetës “The New York Times”. I ashtuquajturi “Kasapi i Broduejit” mund të ishte herë shumë i pakëndshëm, e herë gjithë lavdërime. Qëndrimi i tij zakonisht bënte ndryshimin e suksesit të madh apo dështimit të hidhur të një shfaqjeje.
Kritikët me pushtetin e Rich, zakonisht kanë mundësi që me një fjalë të bëjnë një artist të famshëm apo ta thyejnë atë në copa, duke provuar kështu shprehjen e vjetër se s’ka gjë më të rrezikshme se shtypi. I pëlqeni apo jo, kritikët luajnë një rol të rëndësishëm në treg. Një ndër kritikët më të famshëm në botë është kritiku i filmave, Roger Erbert. Kritiku i filmave, fitues i çmimit “Pulitzer” ka shkruar për gazetën “Chicago Sun-Times” që prej vitit 967 dhe ka qenë bashkë-drejtues i emisionit “Siskel & Erber & the Movies” për thuajse tridhjetë vjet. Si testament i influencës së tij, revista “Forbes” e ka renditur atë një ndër ekspertët më të lartë në Amerikë, duke e bërë atë një njeri më të fuqishëm se autoritetet tradicionale politike në vend. Sipas studimit, vendi e merr opinionin e tij shumë seriozisht dhe e konsideron atë si “inteligjent, me eksperiencë dhe të qartë”.
Një tjetër kritike me shumë peshë në fushën e modës është dhe Ana Wintour. Ana Wintour apo siç quhet ndryshe “Wintour bërthamore” për shkak të karakterit të saj të ftohtë, kërkues dhe autokratik është kryeredaktorja e revistës “Vogue”. Ajo është personi, prej të cilës është frymëzuar personazhi i redaktores tirane të modës, Miranda Priestly, në filmin “Djalli vishet me Prada”. Që kur ka marrë kontrollin e plotë të revistës “Vogue” në vitin 1988, Wintour është kthyer në një ikonë mode, si dhe një prej njerëzve më të fuqishëm dhe me influencë në botën e modës.
Fjala e saj pozitive i ka dhënë një ngritje të konsiderueshme karrierës së stilistit të njohur John Galliano, si dhe asaj të Marc Jacobs. David Fricke është kryeredaktori i revistës së famshme “Rolling Stone” dhe ka qenë një arbitër me influencë i shijes në muzikën rok, për shumë vite, sidomos nëpërmjet rubrikës së tij “Fricke’s Picks”. Në këtë rubrikë ai ka dhënë opinionin e tij për vite me radhe, për këngëtarë, albumet e këngët e reja. Njohuritë dhe kredibiliteti i tij janë vitualisht të pastra, edhe nëse opinioni i tij nuk është gjithnjë i pëlqyeshëm nga grupet muzikore apo kritikët e tjerë të muzikës. Influenca e tij, sidoqoftë, ka qenë më se e dukshme po të kemi parasysh lëvdimet e tij për albumin “Zen Arcade” të Husker Du në vitin 1984, të cilat i dhanë grupit mundësinë të ekspozohej më së miri dhe të qëndrojë për shumë kohë
1. Roger Ebert – kritik filmash
Kritiku i filmave, fitues i çmimit “Pulitzer” ka shkruar për gazetën “Chicago Sun-Times” që prej vitit 1967 dhe ka qenë bashkë-drejtues i emisionit “Siskel & Erber & the Movies” për thuajse tridhjetë vjet. Si testament i influencës së tij, revista “Forbes” e ka renditur atë një ndër ekspertët më të lartë në Amerikë, duke e bërë atë një njeri më të fuqishëm se autoritetet tradicionale politike në vend. Sipas studimit, vendi e merr opinionin e tij shumë seriozisht dhe e konsideron atë si “inteligjent, me eksperiencë dhe të qartë”.
Përplasja më e madhe kritike:
Kur Ebert e quajti filmin e Vincent Gallo “The Brown Bunny”, “filmin më të keq në historinë e Kanës” plasi një luftë fjalësh mes dy burrave dhe Ebert dha prova se pse ai është shkrimtar, pasi iu përgjigj sulmeve të Gallo-s me mençuri dhe klas. Ai i shtoi pikë të tjera vetes, kur një version i redaktuar i filmit u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto dhe Ebert tha fjalë të mira për të.
2. Walt Mossberg – kritik teknologjie
“Newsweek” e ka cilësuar Mossberg, editorialistin kryesor të teknologjisë të “The Wall Street Journal”, si “arbitrin më të fuqishëm të shijeve të konsumatorit në botën e kompjuterëve”. Kolona e tij “Teknologjia personale” është shfaqur çdo të enjte që prej vitit 1991 n gazet dhe influenca e tij është rritur me kalimin e çdo viti. Duhet pasur parasysh se në vitin 1992, mbështetja e tij për “AOL” dhe kritika ndaj “Prodigy” citohej si sukses i së parës dhe dështim e i të dytës. Ish-drejtuesi i AOL, Steve Case ia atribuoi Mossberg faktin që “AOL” u bë një “konkurrent potencial” në fushën e ISP-ve. Së fundmi, lavdërimi i “blip.tv” nga Mossberg bëri që numri i shikuesve të rritej me 35 përqind vetëm në 24 orë.
Përplasja më e madhe kritike:
Kritikët e vetëm të Mossberg janë kompanitë, produktet e të cilave ai i komenton në mënyrë jo të favorshme. Ai është skalitur në mënyrë të vendosur si zëri i konsumatorit, si një kritik impresiv race dhe me një tregues të pa cen integriteti.
3. Robert M. Parker Jr – kritik vere
Në 20 vitet e fundit Parker ka gdhendur figurën e tij si krijuesi absolut i shijeve në botën e verës, ndaj më të rinjtë e këtij profesioni mund të harrojnë se ai është një kritik dhe e shohin si një sundimtar të kësaj industrie. Gazeta “The Wine Advocate”, të cilën e ai e krijoi në vitin 1978 ka dhjetëra mijëra abonime në 37 vende. Për t’i shtuar pikë influencës së tij të pabesueshme, ai është i vetmi kritik vere që është nderuar me medalje nga presidenti i Francës dhe Italisë, ka marrë kërcënime me vdekje, si dhe kërkesa nga pronarët e vilave me vreshta, të cilët i ofronin favore në këmbim të shkrimeve pozitive.
Përplasja më e madhe kritike:
Shumë persona mendojnë se ai zotëron më shumë se duhet influencë. Në fakt, industria e verës është aq e familjarizuar me shijet e tij personale, saqë shumë vetë janë në gjendje të parashikojnë se çfarë do t’i pëlqejë apo jo atij, përpara se të bëjë publike kritikën. Kjo ka efektin të çaktivizojë çdo kritikë negative që del përpara së tijës.
4. Anna Wintour – kritike mode
Ana Wintour apo siç quhet ndryshe “Wintour bërthamore” për shkak të karakterit të saj të ftohtë, kërkues dhe autokratik është kryeredaktorja e revistës “Vogue”. Ajo është personi, prej të cilës është frymëzuar personazhi i redaktores tirane të modës, Miranda Priestly, në filmin “Djalli vishet me Prada”. Që kur ka marrë kontrollin e plotë të revistës “Vogue” në vitin 1988, Wintour është kthyer në një ikonë mode, si dhe një prej njerëzve më të fuqishëm dhe me influencë në botën e modës. Fjala e saj pozitive i ka dhënë një ngritje të konsiderueshme karrierës së stilistit të njohur John Galliano, si dhe asaj të Marc Jacobs.
Përplasja më e madhe kritike:
Qëndrimi i Ana Wintour pro përdorimit të gëzofit origjinal të kafshëve, si dhe editorialet që ka shkruar në revistën e famshme “Vogue” e kanë kthyer atë në armiken numër një të aktivistëve të të drejtave të kafshëve. Ato e kanë goditur atë në fytyrë me aq shumë torta dhe me bomba mielli, saqë Wintour shprehet se tashmë nuk e mban më mend numrin e tyre.
David Fricke – kritik muzike
Fricke është kryeredaktori i revistës së famshme “Rolling Stone” dhe ka qenë një arbitër me influencë i shijes në muzikën rok, për shumë vite, sidomos nëpërmjet rubrikës së tij “Fricke’s Picks”. Në këtë rubrikë ai ka dhënë opinionin e tij për vite me radhe, për këngëtarë, albumet e këngët e reja. Njohuritë dhe kredibiliteti i tij janë vitualisht të pastra, edhe nëse opinioni i tij nuk është gjithnjë i pëlqyeshëm nga grupet muzikore apo kritikët e tjerë të muzikës. Influenca e tij, sidoqoftë, ka qenë më se e dukshme po të kemi parasysh lëvdimet e tij për albumin “Zen Arcade” të Husker Du në vitin 1984, të cilat i dhanë grupit mundësinë të ekspozohej më së miri dhe të qëndrojë për shumë kohë në klasifikime.
Përplasja më e madhe kritike:
Fricke ishte i vetmi që kritikoi albumin e dytë të grupit “Arade Fire”, “Neon Bible”, i cili mori kritika të shkëlqyeshme nga “The New York Times”, “The New Yorker”, “Entertainment Weekly” dhe “Pitchfork Media”.
6. David Pogue – kritik teknologjie
Pogue është një prej zërave më me influencë të teknologjisë, sidomos në rolin e tij si opinionit personal i teknologjisë në gazetën “The New York Times”. Ai gjithashtu bën spote për programin “News Sunday Morning” në televizionin CBS, si dhe është bashkë-autor i librave best-seller të serive “Dummies”, duke përfshirë këtu edhe librin për “Macintosh”. Nga njëra anë, pozicionet e ndryshme të Pogue-s bëjnë të ditur në mënyrë automatike influencën e tij tek publiku i gjerë, por një ekzaminim i shpejtë i blog-eve teknologjike në internet sugjeron se ai nuk është një peshë aq e rëndë tek pjesa e mençur e trumës, pasi ajo e konsideron atë si lodër në duart e kompanive të fuqishme.
Përplasja më e madhe kritike:
Pogue u përfshi në telashe në vitin 2006, në një çështje konflikti interesash, kur ai pranoi shërbime falas, rreth 2700 dollarë, nga një kompani e quajtur “DriveSavers” e më pas ai shkroi një artikull të favorshëm mbi kompaninë, për emisionin “Sunday Morning News” në CBS.
7. Ryan Schreiber – kritik muzike
Si kryeredaktor i faqes së internetit së muzikës rrok, “PitchforkMedia.com”, fjala e Ryan Schreiber ka përftuar influencë të vazhdueshme dhe qëndrueshme që prej publikimit të sitit në vitin 1995. Revista “People” e ka cilësuar atë si një prej njerëzve më të fuqishëm në industrinë e muzikës dhe “Washington Post” ka shkruar se faqja e internetit “shërben si një sistem i hershëm paralajmërimi për botën e muzikës rrok”. Recensionet e mprehta dhe brutalisht të ndershme, me raste elitare, të Schreiber janë kthyer në një material leximi standard për botën e muzikës. Kur faqja e itj internetit i dha 9.7 pikë albumit “Funeral” të “Arcade FAire”, albumi u sh*t më shpejt se çdo album tjetër më parë.
Përplasja më e madhe kritike:
Përplasja më famëkeqe kishte të bënte me adhurimin e revistës elektronike për albumin “Emergency I” të “The Dismemberment Plan”, të cilin e shpalli albumin e vitit 1999. Por, kur Travis Morrison, lideri i grupit hodhi në treg një album solo “Travistan”, klasifikimi zero i preu rrugën në programet radiofonike dhe dyqanet muzikore.
8. Leonard Maltin – kritik filmash
Është thuajse e pamundur që Leonard Maltin të mos pëlqehet si kritik, duke qenë se s’ka asnjë kritik në ditët e sotme, shkrimet e të cilit të jenë aq të paanshme. Në vitin 2007 “Forbes” e renditi Maltin si një prej njerëzve më të fuqishëm në SHBA. Amerikanët e konsiderojnë atë si “me eksperiencë, inteligjent dhe të qartë” dhe si një person, i cili rrezaton vetësiguri dhe prezencë, kur jep opinion e tij mbi filmat në “Entertainment Tonight”.
Përplasja më e madhe kritike:
Maltin konsiderohet gjerësisht si një prej kritikëve më objektivë, më të mirinformuar në këtë biznes. Ai u padit për shpifje në vitin 1998 nga aktori Billy Gray, por çështja ishte faktuale dhe nuk kishte lidhje me kritikën.
9. Ruth Reichl – Kritike restorantesh
Influenca e Reichl daton në mes të viteve ’80, kur ajo filloi të punonte si kritike restorantesh dhe redaktore e ushqimit në gazetën “Los Angeles Times”. Ajo vazhdoi me atë punë për gjashtë vite me radhë, si kritike restorantesh në “New York Times” dhe aty i sulmoi ashpër dhe pa frikë restorantet që ishin mësuar të merrnin nga katër yje nga gazeta. Që prej vitit 1999, Reichl është kryeredaktore e revistës “Gourmet”. Ndryshe nga kritikët e tjerë, Reichl ka punuar si shefe kuzhine përpara se të bëhej kritike, diçka që e ka ndihmuar shumë në kritikën e saj për ushqimin.
Përplasja më e madhe kritike:
Në vitin 1990 Reichl shkaktoi zemërimin e paraardhësit të saj në “The New York Times”, Bryan Miller. Ai i shkroi një letër shefit të Reichl, letër e cila u shfaq në “The New York Post”; në letër Miller e akuzonte Reichel se kishte “shkatërruar sistemin e kritikës së restorantit në gazetë”.
10. Harold Bloom – kritik letrar
Bloom është një prej kritikëve letrarë më të famshëm në botë. Opinioni i tij ka luajtur një rol aktiv në formimin e rrjedhës së letërsisë moderne, ndërkohë që gjithashtu i ka ridhënë formë interpretimit të letërsisë së shkuar, si asaj të Shekspirit. Roy Sellars dhe Graham Allen e quajnë atë “një prej atyre kritikëve amerikanë, i cili mund të ndihmojë më së shumti lexuesit jashtë SHBA-së, të lexojë tekstin që perandoria amerikane ka shkruajtur në mendjet dhe trupat nëpër gjithë botën”.
Përplasja më e madhe kritike:
Në vitin 2000, Bloom shkroi një pjesë për “The Wall Street Journal” me titull “A mund të gabojnë 35 milionë blerës librash? Po”. Në të fshikullonte librat e Harri Poterit duke u shprehur se stili i autores ishte i rëndë në klishe dhe nuk kërkon asgjë në lexuesi. Kritika e tij nuk bëri asgjë për të ndalur maninë “Harri Poter”, gjithsesi. Më së shumti, kritika e portretizoi atë si një kritik pompoz dhe elitar, i cili mund të mos jetë gjithnjë në të njëjtin hap me lexuesin e përgjithshëm.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Kush jane 10 analistet kritike me te mire ne bote
Asnjoni nuk qenka shqiptar,po edhe keta mire jan jo keq.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Koha për të kuptuar kush janë miq dhe kush interesaxhinj’
» Kush janë besimtarët?!
» Kush ju njeh më mirë?
» kush jane piktoret shqipetare?
» Kush jane Kodiket e Shqiperise
» Kush janë besimtarët?!
» Kush ju njeh më mirë?
» kush jane piktoret shqipetare?
» Kush jane Kodiket e Shqiperise
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi