Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sendet që shkaktojnë fatkeqësi ose.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sendet që shkaktojnë fatkeqësi ose.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sendet që shkaktojnë fatkeqësi ose..

2 posters

Shko poshtë

Sendet që shkaktojnë fatkeqësi ose.. Empty Sendet që shkaktojnë fatkeqësi ose..

Mesazh nga Emona Tue 6 Mar 2012 - 9:03

SENDET QË SHKAKTOJNË FATKEQËSI OSE FUQIA E SENDEVE TË MALLKUARA

(pjesa e parë)



Në dhjetëra raporte policore, bie fjala, janë regjistruar dëshmi të pabesueshme nga ritualet e fshehta të Aborixhinëve të Australisë (një nga ata, sa për ilustrim, quhet “Kori i vdekjes”), të cilët ndëshkojnë në atë mënyrë, ata të cilët i zemërojnë, sa që, as me ndihmën e obduksionit, mjekët nuk patën sukses asnjëherë të gjenin shkakun e vërtet të vdekjes së viktimave...

Njohuritë e deritanishme për fatin e njerëzve që kanë shfrytëzuar shtëpitë e “prapta (terse)”, që kanë udhëtuar me anije të “prapta” e aeroplanë ose edhe që i kanë përdorur vetëm disa pjesë të tyre etj., pa dyshim, na tregojnë se vërtetë ka sende që sjellin fatkeqësi.



Rasti i çiftit Lambert



Për shembull, është i njohur rasti i çiftit bashkëshortor Lambert, të cilit fatkeqësi të mëdha i shkaktoi një figurë e vogël (statujë e Perëndisë japoneze), të cilën e blenë gjatë kohës së qëndrimit në Japoni. Me fjalë të tjera, posa e blenë atë figurëz nga fildishi, filluan të ndjenjë vështirësi shëndetësore. Kur figurëza ishte në mesin e sendeve të zonjës Lambert, ajo kishte dhimbje të tmerrshme të dhëmbit, e kur u gjet në valixhen e zotëriut Lambert - dhimbja e dhëmbit u “zhvendos” tek ai. Me ardhjen në Amerikë, figurzën ia falin nënës së zotëriut Lambert, e atëherë ajo, vetëm disa orë më vonë, filloi të ndjejë dhimbje të padurueshme të dhëmbit. Qartë, dhimbja e dhëmbit nxitej nga figura. Për atë Lambertët e strehuan në një vend të vogël të shenjtë.

Si është e mundur që një statujë e vogël nga fildishi të shkaktoj dhimbje të tmerrshme te secili që është në kontakt me të?

Është i mundur supozimi që në atë statujë, dikur moti, ka zënë vend ndonjë “shpirt i keq”. Megjithatë, po ashtu është e mundur që ajo figurëz në vete të mbarttë gjurmët e agonisë së vdekjes së elefantit nga dhëmbi i të cilit është ndërtuar ajo, derisa elefanti ende ishte gjallë kur ia kanë hequr dhëmbin. Dhimbjet e tij të tmerrshme që i ka ndjerë janë “bartur” dhe absorbuar në dhëmb (bri) gjegjësisht në figurzën, e pastaj nga ajo janë transmetuar në pronarët e saj.

Shembuj të panumërta të shtëpive “të mallkuara”, po ashtu flasin për mundësin që mjedisi i caktuar ose gjërat nga ky mjedis “mbajnë mend”, ose mbajnë në vete të kaluarën dhe e shfaqin atë në ardhmëri tek ata që janë në kontakt me to.



Automobili fatkeq i F. Ferdinandit dhe aktorit Xh. Dini



Janë interesante edhe shembujt e automobilave “fatkeq”.

Për shembull, automobili në të cilin janë vrarë arqiduka F. Ferdinand dhe bashkëshortja e tij (të vrarë në atentat në Sarajevë, i cili shërbeu edhe si shkas për fillimin e Luftës së Parë botërore) vazhdoi t’u sillte fatkeqësi ose vdekje pronarëve të mëvonshëm, derisa nuk u vendos në muze.

Po ashtu, edhe “porsheu”, në të cilin humbi jetën aktori i filmit, Xhems Dini edhe më tutje u sillte fatkeqësi shfrytëzuesve të tjerë, edhe kur ishte i zbërthyer në pjesë (i demoluar). Mekanikut, të pronarit të garazhit që e bleu, ia theu te dy këmbët kur gjatë shkarkimit iu këput mbajtësja. Pasi që automobili u nda në pjesë, motori iu sh*t një mjeku. Mjeku së shpejti humbi jetën në një garë me veturën në të cilën ishte vendosur motori i “porshesë”. Në garime të njëjta automobilistike u përmbys edhe vetura ku ishte montuar ndërruesi i shpejtësive nga “porsheu” i Dinit dhe shoferi i saj ishte lënduar seriozisht! Një As automobilistik për pak nuk e humbi jetën kur përnjëherë eksploduan te dy gomat e automobilit të tij që ishin marr nga “porsheu” i Dinit. Edhe karroceria e veturës së tij, shkaktoi fatkeqësi me rastin e rënies nga piedestali - ia theu ashtin e kofshës një djaloshi që ishte duke e shikuar atë. Pse?

Është e mundur që automobili i trashëgimtarit të fronit austriak (Fredinandit) e ka “thithur” (absorbuar) në vete energjinë nga tragjedia e parë. Efektet e asaj energjia, nga ajo tragjedi e tmerrshme, e kanë “mbush” (mbështjell) materialin e automobilit, i cili, duke vazhduar “jetëgjatësinë”, edhe më tutje ka prodhuar eko-efekte, gjegjësisht u ka sjell kob shfrytëzuesve të tij të ardhshëm.

Automobili i Xhems Dinit ishte aq shumë “i akumuluar” me ngarkesë të energjisë negative nga ngjarja tragjike, sa që reflektoi pastaj pandërprerë energji të tillë, gjatë një periudhë bukur të gjatë. Kështu, kjo energji, ndikoi tek shfrytëzuesit e ardhshëm të pjesëve të atij automobili, duke shkaktuar impulse negative, të cilët, në fund, i çoi edhe në vdekje.Figura vdekjeprurëse e “Perëndeshës nga Lembi”



E quanin “Perëndesha nga Lembi”, sipas vendit, ku para një shekulli është nxjerrë (në Qipro). Vjetërsia e kësaj figure nga guri gëlqeror u vlerësua në rreth pesë mileniume (pesëmijë vjeç) e gjysmë. Shumica ndërkaq, konsiderojnë se do të ishte më mirë që arkeologët mos ta kishin gjetur fare. Pse? Kjo do të ju bëhet e qartë kur t’i lexoni rreshtat e mëposhtëm.

Figura, me fjalë të tjera, së pari i takoi lordit Elfon, i cili mund t’i lejonte vetes atë luks, pra që ta blinte atë. Ndodhi që gjatë pesë viteve të ardhshme vdiqën të gjithë shtatë anëtarët e familjes Elfont! Figurën pastaj e bleu ser Ajvor Manuqi, por edhe familja e tij vdiq për pak më shumë se tre vjet. As pronari i ardhshëm i “Perëndeshës nga Lembi” nuk kishte fat me atë figurë të vjetër enigmatike. Katër vite e gjysmë, pasi që e bleu lordi Tomson Noel, vdesin të gjithë anëtarët e familjes së tij.

Në vitin 1987 figura nga Qipro bëhet pronë e ser Aslen Biverbrukut. Pas kësaj vdiqën ai, gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre! Të tmerruar nga kjo tragjedi që i solli kjo figurë edhe kësaj familje, si dhe nën ndikimin e rrëfimeve për fatin e kobshëm që sillte ajo, bijtë e Biverbrukut, “Perëndeshën nga Lembi” ia dorëzuan Muzeut Skocez në Edinburg, ku nxituan të kundërshtojnë çfarëdo hipoteze për ekspeditën e saj vdekjeprurëse. Dhe tërë kjo do të ishte në rregull, derisa shtypi anglez, pak kohë pas kësaj dhurate, e botoi lajmin se shefi i seksionit në të cilin ishte vendosur kjo figurë, papritur e sëmur dhe - vdiq!

Rastësi ose diçka më shumë se kjo?

Mendimet janë, si zakonisht, të ndara. Ata që besojnë në mallkime dhe fuqi magjike të relikteve, janë bindur që rrëfimet autentike sikur ky vetëm e plotësojnë, edhe ashtu, dosjen e madh të rasteve të cilat shkojnë në favor të teorive të tyre. E ato raste të jashtëzakonshme nga kjo dosje i janë të njohura mjaft mirë opinionit në mbar rruzullin tokësor. Për shembull, kujtoni rastin, gati të pabesueshëm, me egjiptologët të cilët në mënyrë të pashpjegueshme vdiqën pas hapjes së varrezës së Tuatankamonit, ose gjithë viktimat e “Diamantit të shpresës” të hequr nga koka e një idhulli në një tempull indian. Raste autentike janë shënuar edhe në Afrikë, në Amerikën Jugore, në Australi, ku ardhësit, të cilët i bënin dëm falltarit lokal, pësonin fatkeqësisht ose sëmureshin fatalisht.



Vazoja e mallkuar nga Basano



Në dhjetëra raporte policore, bie fjala, janë regjistruar dëshmi të pabesueshme nga ritualet e fshehta të Aborixhinëve të Australisë (një nga ata, sa për ilustrim, quhet “Kori i vdekjes”), të cilët ndëshkojnë në atë mënyrë, ata të cilët i zemërojnë, sa që, as me ndihmën e obduksionit, mjekët nuk patën sukses asnjëherë të gjenin shkakun e vërtet të vdekjes së viktimave...

Rastin tjetër detajisht e ka përshkruar shtypi italian.

Në rrethinë e qytetit Basano është gjetur një vazo (saksi) e argjend dhe e vjetër rreth pesë shekuj - e rënd rreth dy kilogram. Në vazon e zbuluar në murin e një shtëpie të madhe e të braktisur, u gjet edhe kjo porosi: “Kjo vazo në vete mban vdekjen”. Në ankand vazon e argjend e bleu farmacisti i Basanos. Por nuk shkuan as tre muaj nga ky investim i tij, e njeriu, edhe pse deri atëherë i shëndosh - vdiq! Vazon pastaj e bleu kirurgu i spitalit të qytetit, por edhe atë së shpejti, vetëm pas dy muajsh, e gjet i njëjti fat i zi. Kishte vetëm 37 vjet!

Pastaj vazon e bleu një arkeolog... dhe pas tre muajsh, edhe ai, vdiq mistershëm! Pronari i ardhshëm i saksisë vdekjeprurëse, një muaj pas sjelljes së saj në shtëpi e tij - vdes edhe ai! E tmerruar nga kjo tragjedi, familja e tij e hedh vazon nga dritarja e shtëpisë në rrugë, për çka edhe dënohet nga policia lokale.

Vazon, sipas shkrimeve në shtypin italian, pas këtyre ndodhive të tmerrshme, askush nuk dëshironte ta blinte, bile nuk dëshironte ta merrte as muzeu, kështu që policia e fut nën dhe... Athua, a do t’u sjell “fat” edhe atyre që, ndoshta, pas ndonjë dekade ose shekulli do ta gjejnë përsëri?

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sendet që shkaktojnë fatkeqësi ose.. Empty Re: Sendet që shkaktojnë fatkeqësi ose..

Mesazh nga Emona Tue 6 Mar 2012 - 9:19

SENDET QË SHKAKTOJNË FATKEQËSI OSE FUQIA E SENDEVE TË MALLKUARA

(pjesa e dytë)

Çdo send në dukje i vdekur, duhet t’i nënshtrohet ndikimit të madh ose të vogël të energjisë me të cilën vije në kontakt. Sendi në fjalë, të shprehemi ashtu, mbushet, ngarkohet me sasi të caktuar të asaj energjie, ndikimit të së cilës i është ekspozuar. Kjo energji mund të mbetet e fshehur, por mund edhe në kushte të volitshme të transformohet dhe të bëhet aktive, sikur është rasti te operacionet e ndryshme magjike. Shtëpitë e mallkuara



Pastaj, ka shumë rrëfime për shtëpi të mallkuara për shembull, sipas “El Ahramit” egjiptas, u publikua se në Kajro ekzistojnë 18 shtëpi të mallkuara! Njerëzit u ikin duke u sjell rrotull në hark të madh duke mos menduar që të hedhin një vështrim brenda, edhe pse në Kajro ka numër të madh të pastrehëve, prej të cilëve disa jetojnë edhe në varreza të braktisura. Të gjitha këto janë ndërtesa të mëdha edhe me nga tridhjetë dhoma, ndërsa shtëpia e mallkuar më e njohur është pronë e banorit belg, Empenit.

Në shtëpi deri tash, vërtet kanë ndodhur një seri vdekjesh të cilat as policia egjiptase nuk ka mundur t’i sqarojë (i pari e pësoi vetë banori dhe pronari Empen, e pastaj biri i tij Eduardi, pas kësaj edhe të gjithë pronarët pasardhës), kështu që sot në të jetojnë vetëm lakuriqët dhe qentë e braktisur.

Në Kajro qarkullojnë rrëfime se shtëpitë e mallkuara sigurisht janë ngritur në vende që i duan xhindet (qenie jo materiale), të cilat sipas besimit të muhamedanëve kanë fuqi mbinjerëzore, e mund të vendosen dhe plotësisht të marrin tërë banesat dhe shtëpitë (njëjtë kështu edhe njerëzit)...

Gazeta “Post” e Hujstonit, po ashtu ka paraqitur rrëfimin nga Krozbi në Teksas, ku banorëve të disa ndërtesave iu ndodhin gjëra ta pazakonshme: televizorët shkëlqejnë (ndriçojnë) edhe kur janë të shkyçur, rubinetet për ujë vetvetiu lëshohen, filxhanët në rafte vetvetiu thyhen, disa sende zhduken në mënyrë enigmatike. Pas publikimit të tekstit në gazet, konstatohet se këto ndërtesa banimi janë të ngritura në lokacionin e një varreze nga shekulli i kaluar...



Plumbi hakmarrës



Rrëfimi tjetër në lidhje me këto fenomene është edhe ai për misionin e pazakonshëm të një plumbi, të kryer saktë me 20 vjet vonesë. Kjo ngjarje u evidentua edhe në koleksionin e njohur të Librit të çudive më të mëdha.

Henri Ziglendi nga Teksasi e tradhtoi të fejuarën e vet deri në atë masë, sa që kjo thellë e tronditur bëri vetëvrasje. Vëllai i saj, në shenjë hakmarrjeje, shtiu në Henrin, por plumbi vetëm e gërvishti këtë në fytyrë dhe u ngul në drurin pas tij. Vëllai i bindur se e ka mbytur të pabesin, edhe vetë bëri vetëvrasje...

Saktësisht 20 vjet më vonë, Ziglendin dikush e luti që ta prej një dru. Ky e kuptoi se është ai druri i njëjtë në të cilin përfundoi plumbi i cili që moti i ishte drejtuar atij. Ishte kjo punë mjaft e rëndë, kështu Ziglendi vendosi të përdor dinamitin. Eksplodimi i fuqishëm e hodhi plumbin e vjetër, në mes të pesë vetëve tjerë që gjendeshin të pranishëm aty, drejt në kokë të Ziglendit dhe ky, në sytë e të gjithëve, mbeti në vend - i vdekur!



A ka shpjegim racional për të gjitha këto?



Të gjitha në fund të fundit, mund të futen në rastësi të famshme, të cilat matematikani i njohur John Von Neuman i quajti “magji e zezë”. Por prapë, faktet në lidhje, me bie fjala, rastet e varrezave të Tutankomanit ose Diamantit të shpresës, ose varrezës së Rendit të Pendestanëve të Bardhë në Monpele, janë të rëndësishme edhe kur shikohen statistikisht, sepse përqindja e individëve të cilët kanë vdekur në afat të shkurtër kohor, është shumë i madh se sa në rrethana të rëndomta që mund të pritej.

Për këtë më së shpeshti tentohet, ne të ashtuquajturat shpjegime individuale (një nga një). Bie fjala, Filip Vanderbergu, me vite të tëra e studioi legjendën e mallkimit të Tutankamonit dhe për këtë erdhi te të dhënat që vdekjet e shumë egjiptologëve kishin tri shkaqe kryesore:

-paraqitja e papritur e tumoreve që shpien në vdekje të shpejtë;

-ethet me halucinacione dhe

-sulme në zemër për shkak të kolapsit qarkullues.

Vanderbergu në bazë të kësaj doli në opinion me pyetje interesante: a kanë pasur egjiptasit e vjetër dituri të fshehta të cilat iu kanë mundësuar që reliktet e tyre t’i pajisin edhe me këso fuqi?

Ai pohon se varrezat në piramida janë bazë ideale për baktere të cilat relativisht lehtë mund të mbijetojnë edhe shumë shekuj, e ka edhe të tilla, që kur të ngordhin tajojnë helme vdekjeprurëse. Vanderbergu (këtë teori e mbështeti edhe dr. Ezadin Taha, i cili gjatë i ka studiuar papiruset egjiptas) tregon edhe në atë se egjiptasit ishin ekspert për helme dhe se materie të caktuara helmuese i kanë përdorur për pikturim nëpër muret e varrezave, të cilat pastaj janë vulosur. Vetë, dr. Taha menjëherë posa publikoi këtë zbulim të tij, humbi jetën në fatkeqësi komunikacioni!...







Më në fund ka edhe shpjegime që shkaku i rasteve të vdekjes është rrezatimi, duke marrë parasysh se egjiptasit sigurisht kanë ditur për Uranin, pasi që para 3000 vjetësh, në minierat nga të cilat kanë nxjerr ari, ishte i pranishëm edhe ky element. Ekziston, pra, mundësia që egjiptasit e kanë shfrytëzuar rrezatimin atomik që në atë mënyrë t’i mbrojnë vendet e tyre të shenjta.

Rastet e vdekjeve në mesin e atyre që kanë prezantuar në hapjen e varrezave të vjetra, sikur ato në Monpele ose Nant, shpjegohen mjaft thjeshtë me ekzistimin e “xhepave të avullit” në kufoma, të cilat, ose eksplodojnë nën presion, ose lëshojnë “avull të infektuar” që përhapë sëmundje të ndryshme ngjitëse, karakterin e vërtetë të të cilave sot njeriu vështirë mund ta kuptojë. Në çështjen e shtëpive të mallkuara shpesh tentohet me shpjegime radiesteziologjike me lloje të ndryshme të rrezatimeve të dëmshme që mund të arrijnë format e tyre eksplicite.

Por, prapë, nuk është numër i vogël i atyre të cilët, thjesht, nuk heqin dorë nga fuqia e mallkimit dhe një lloji të fuqisë eterike të “programuar”, e cila në mënyrë magjike u sjell shkatërrim atyre që në çfarëdo mënyre e pengojnë rrjedhën e tyre. Sipas këtyre besimeve kjo fuqi enigmatike (në të cilën kanë besuar egjiptasit dhe babilonasit, duke e futur në bazat e magjisë së tyre) mund të shkaktojë çrregullime mentale të cilat pastaj lehtë mund të sjellin deri te fatkeqësitë e ndryshme fatale, dobësimin e forcave mbrojtëse të organizmit dhe nxitjen e sëmundjeve të caktuara, pëlcitja e enëve të gjakut në tru etj.

Energjia e gjithmbarshme natyrore e përshkon në masë më të madhe ose më të vogël krejt çka gjendet në natyrë, pa marr parasysh a janë këto qenie të gjalla ose, të ashtuquajtura, gjëra të vdekura... Çdo ngjarje, çdo proces natyror pashmangshëm është i lidhur me lëvizjen, pranimin dhe emetimin e ndryshëm të energjisë. Çdo send në dukje i vdekur, duhet t’i nënshtrohet ndikimit të madh ose të vogël të energjisë me të cilën vije në kontakt. Sendi në fjalë, të shprehemi ashtu, mbushet, ngarkohet me sasi të caktuar të asaj energjie, ndikimit të së cilës i është ekspozuar. Kjo energji mund të mbetet e fshehur, por mund edhe në kushte të volitshme të transformohet dhe të bëhet aktive, sikur është rasti te operacionet e ndryshme magjike.



Fundosja e Titanikut



Në fund edhe një rast në lidhje me këtë. Një anije e quajtur “E pafundosshme”, lundron më 1912 në Atlantikun e veriut me një barrë të çmueshme - mumien e profeteshës e cila ka jetuar gjatë kohës së sundimit të vjehrrit të Tutankamonit. Për shkak të ekskluzivitetit të saj, mumia egjiptase ruhej në një pjesë të posaçme prapa urës komanduese të rezervuarit për kapitenin. Ishte ky Ernest Smit, komandant i anijes së kompanisë “Vajt Star” i cili ishte në ushtrimin e parë të tij. Anija goditi bregun e akullit dhe u fundos me 1517 udhëtar. Quhej, përndryshe, “Titaniku”...



Fund






Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sendet që shkaktojnë fatkeqësi ose.. Empty Re: Sendet që shkaktojnë fatkeqësi ose..

Mesazh nga Anakonda Wed 11 Apr 2012 - 5:21

sdashka me i prek keto gjera aspak me dore
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sendet që shkaktojnë fatkeqësi ose.. Empty Re: Sendet që shkaktojnë fatkeqësi ose..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi