Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
I dashuri im eshte ne burg, nuk di nese duhet ta pres… People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
I dashuri im eshte ne burg, nuk di nese duhet ta pres… People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I dashuri im eshte ne burg, nuk di nese duhet ta pres…

4 posters

Shko poshtë

I dashuri im eshte ne burg, nuk di nese duhet ta pres… Empty I dashuri im eshte ne burg, nuk di nese duhet ta pres…

Mesazh nga WebMaster Mon 19 Mar 2012 - 8:53

Përshëndetje! Jam 20- vjeçe dhe jetoj në Cërrik. Tre vjet më parë jam njohur me një djalë. Ai më telefonoi rastësisht dhe nisëm të flisnim bashkë. Në fillim nuk e kisha marrë seriozisht, madje bëja shaka dhe tallesha, por me kalimin e kohësh bisedat me të nisën të më pëlqenin. Unë nuk kam shumë shoqe, për të mos thënë se nuk kam asnjë shoqe, pasi jetoj në periferi dhe nuk guxoj të ndaj diçka me një vajzë të qytetit tim, sepse ajo do ta flasë me një tjetër. Duke parë se çfarë qytet i vogël është Cërriku dhe sa shpejt hapen thashethemet, aq më pak mund të kesh një shok. Kështu e kisha më të thjeshtë që t’i ndaja gjërat që më ndodhnin dhe hallet e mia me një të panjohur, me të cilin flisja vetëm në telefon. Kaluan gjashtë muaj nga koha kur nisa të flisja në telefon me X dhe pas këmbënguljes së madhe të tij që të takoheshim pranova. Sajova disa gënjeshtra në shtëpi dhe shkova në një qytet tjetër për ta takuar. Ishte djalë simpatik dhe më pëlqente të flisja me të. Më kuptonte dhe e kuptoja, ose të paktën kështu thoshte ai. Pas asaj dite takimet tona bëheshin më të shpeshta dhe mua më pëlqente gjithmonë dhe më shumë. Në një nga takimet tona të fshehta X më propozoi. Isha shumë e lumtur, sepse kishte disa kohë që prisja të ndodhte diçka e tillë. I thashë menjëherë po, pa u menduar gjatë. E dija që isha dashuruar me të dhe besoj se e njëjta gjë ka qenë edhe për X, pasi ai më kishte treguar disa herë se isha një vajzë e veçantë për të. Në atë takim shkëmbyem edhe puthjen e parë. U ktheva e lumtur në shtëpi dhe nga ajo ditë vetëm ëndërroja sesi do të ishte jeta ime me X, se sa shumë e doja atë njeri dhe mendoja se më prisnin vetëm gjëra të bukura në të ardhmen, por nuk ishte kështu. Të gjitha ëndrrat e mia do të shuheshin më vonë. Gjithsesi kemi qëndruar një vit të lidhur, takoheshim më shpesh, deri sa X më kërkoi që të bënim dashuri bashkë. Edhe pse kisha frikë dhe mendoja se pas kësaj gjërat mund të ndryshonin mes nesh unë e doja X dhe isha e gatshme që të bëja gjithçka për të. Fjetëm bashkë dhe ai u tregua shumë i dashur me mua. Asgjë nga ato që më frikësonin nuk ndodhën. Ne vazhdonim historinë tonë të dashurisë. Në një nga këto ditë, kur prisja me padurim takimin e radhës me të, më vjen një telefonatë. Ai më tregon se mund të ikte jashtë për pak kohë, por unë nuk duhet të mërzitesha se do të kthehej pak muaj më vonë dhe do të martohej me mua. Ishte hera e parë që dëgjoja të fliste për martesë, por nuk munda të gëzohesha nga ky lajm, sepse më shqetësoi shumë fakti pse kishte vendosur papritur të ikte jashtë. Ai as e kishte menduar ndonjëherë, nuk e ka përmendur kurrë një gjë të tillë. Ngula këmbë që të më tregonte të vërtetën dhe ai më tha se ishte grindur me një djalë tjetër dhe sherri kishte përfunduar keq. Ai më tha se në gjaknxehtësi e sipër kishte plagosur me pistoletë atë djalë dhe kishte ikur me shpejtësi, pa e kthyer kokën pas. Ai më tregoi se nuk e dinte, nëse ai djalë ka vdekur nga plagosja, apo ka shpëtuar, por në të dyja rastet do të ketë probleme me drejtësinë, kështu që duhej të largohej sa më parë, pa pasur mundësi ta kapte policia. Nuk mund të tregoj me fjalë se sa shumë u copëtua zemra ime në ato momente. Ai tani do t’i fshihej për një kohë të gjatë policisë, por nëse e gjenin çfarë do të ndodhte me lidhjen tonë? Kjo ishte frika ime më e madhe dhe në fakt kështu ndodhi. Policia e kapi pa mundur që të arratisej. Djali që kishte plagosur ishte në gjendje të rëndë dhe ka qëndruar dy muaj në koma, por fatmirësisht shpëtoi. Kjo e lehtësoi paksa dënimin për të dashurin tim. Ai tani ka gjashtë muaj në burg dhe është dënuar 8 vjet. Unë nuk e kam takuar më që nga ajo kohë, sepse nuk mund të shkoj në burg, por kemi folur shpesh në telefon. Ai më lutet që ta pres, sepse avokati i ka thënë se mund të lirohet brenda pesë vjetëve, apo edhe më pak. Unë nuk di çfarë të bëj. Ndihem shumë keq për këtë që ka ndodhur dhe qaj pa pushim. Nuk di çfarë të bëj. Unë e dua shumë atë djalë, por mendoj se sa e vështirë do të jetë të pres pesë vjet të tjera që ai të dalë nga burgu, mendoj se gjërat mund të ndryshojnë këto pesë vjet, mendoj se ndoshta ai nuk do më dojë më kur të dalë, apo mendoj se edhe tek mua mund të ndryshojnë ndjenjat për të. Pavarësisht të gjithave, ajo që më shqetëson më shumë është familja ime, e cila nuk do të pranojë kurrë që unë të lidh jetën me një djalë që ka qenë në burg. Mendoj se sa keq do të ndihet nëna ime nga fjalët e qytetit.

Pyetja e Autorit eshte ..A duhet ta pres këtë djalë dhe të sakrifikoj pesë vjet të jetës sime, apo duhet t’i them se nuk mundem dhe të vazhdoj jetën time duke harruar këtë dashuri?

Burimi: Gazeta Game Over
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I dashuri im eshte ne burg, nuk di nese duhet ta pres… Empty Re: I dashuri im eshte ne burg, nuk di nese duhet ta pres…

Mesazh nga Anakonda Tue 20 Mar 2012 - 4:56

Po te jem un ne vendin tend,do ta prisja nese e dashuron me te vertete.Ti qendrosh pran nje djali kur ka nevoje per ty,do thote qe me te vertete te intereson,pasi kjo esht nje menyre per ti vertetuar dashurin.Ia vlen ta presesh,pasi ai nje dite do mund te ta shperbleje.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I dashuri im eshte ne burg, nuk di nese duhet ta pres… Empty Re: I dashuri im eshte ne burg, nuk di nese duhet ta pres…

Mesazh nga Sasha Tue 10 Apr 2012 - 17:52

nese e don me te vertet duhet ta pres;un do ta prisja te dashurin tim.
Sasha
Sasha
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 261
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2012
Mosha Mosha : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I dashuri im eshte ne burg, nuk di nese duhet ta pres… Empty Re: I dashuri im eshte ne burg, nuk di nese duhet ta pres…

Mesazh nga Arabela Wed 11 Apr 2012 - 1:28

per cfare ka rene ne burg??? [You must be registered and logged in to see this image.]
burgu per burra,,,pritja per gra,,,prite toce prite,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I dashuri im eshte ne burg, nuk di nese duhet ta pres… Empty Re: I dashuri im eshte ne burg, nuk di nese duhet ta pres…

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi