Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tirana “çmendet” nga zhurmat, mungojnë aksionet nga institucionet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tirana “çmendet” nga zhurmat, mungojnë aksionet nga institucionet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana “çmendet” nga zhurmat, mungojnë aksionet nga institucionet

2 posters

Shko poshtë

Tirana “çmendet” nga zhurmat, mungojnë aksionet nga institucionet Empty Tirana “çmendet” nga zhurmat, mungojnë aksionet nga institucionet

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 25 Mar 2012 - 6:29

Tirana “çmendet” nga zhurmat, mungojnë aksionet nga institucionet Lokale-nate-folie1-300x200Emanuela Sako

Ndotja akustike në metropol është pothuajse tre herë më e lartë se normat e lejuara nga Organizata Botwrore e Shwndetwsisw. Trafiku i makinave gjatë ditës dhe zhurma e lokaleve me muzikë live gjatë natës janë kthyer në një stres të vazhdueshëm për kryeqytetasit. Tirana është kthyer në një metropol zhurmash dhe kaosi, që për qytetarët është një shqetësim serioz shëndetësor. Autoritet përkatëse të shëndetësisë dhe mjedisit pranojnë situatën dhe raportojnë shifra të larta të ndotjes akustike (zhurmat), të cilat në kushte normale duhet të ishin 30 deri në 40 decibel, ndërsa matjet në terren kanë treguar se shifrat janë 80 deri në 90 decibel. Të dhënat i janë referuar zonave me dyndjen më të lartë të automjeteve, të kryera në orare të ndryshme. Kryeinspekori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, pranë Ministrisë së Mjedisit, Ilir Bala ka pranuar prezencën e një situate të tillë dhe ka bërë të ditur se për të realizuar aksione në lokalet që janë burim i zhurmave sidomos gjatë natës duhet koordinimi i Policisë Bashkiake, Policisë së Rendit dhe Agjensisë së Mjedisit. Ndërsa pohon se aksioni do të vijojë me ardhjen e sezonit turistik.

Drejtori i ISHP, Enver Roshi shprehet për gazetën “Shekulli” se institucioni që ai drejton bën matje të vazhdueshme në terren gjatë mëngjesit, mesditës dhe mbrëmjes në zonat, ku ndodhen lokalet me muzikë live. Ai shprehet se nga rezultatet e kryera gjatë këtij muaji, zona e ish-Bllokut është zona më problematike sa i përket muzikës së lartë, që sipas të dhënave të nxjerra nga specialistët janë në shifrat mbi 90 decibel. Sipas tij, kjo është zonë e populluar nga lokalet e muzikës live dhe ka një përqendrim më të madh të rinjve frekuentues. Për këtë arsye zhurmat janë tepër të larta. Ai shprehet se shqetësimi i qytetarëve është tepër i lartë dhe tani me ngrohjen e motit dhe vërshimin e ambienteve të hapura të lokaleve situata po shfaqet edhe më e rëndë. Një makth i vazhdueshëm për banorët janë edhe boritë e makinave apo automjetet e tonazhit të rëndë, që shkaktojnë zhurma të papërballueshme për dëgjimin. “Zonat më të ndotura janë; Farmacia 10, 21 Dhjetori, Vasil Shanto, Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Shkolla Teknologjike. Pjesë e zonave më të ndotura janë të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse për në Tiranë dhe kryqëzimet kryesore më të mëdha”, pohon Enver Roshi duke shtuar se të gjitha rezultatet e nxjerra nga ISHP, i referohen organeve të Ministrisë së Mjedisit, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Rendit, të cilat kanë të drejtë të ndërhyjnë dhe t’i mbyllin apo gjobisin subjektet që nuk respektojnë ligjin. “Inspektorët e ISHP kanë kryer monitorime në terren dhe rezultatet përfundimtare kanë treguar se ndotja akustike në kryqëzime rrugësh kryesore dhe në zonën e ish – Bllokut apo zona të tjera ku janë përqendruar lokalet me muzikë live kanë një ndotje që shkon në shifrat 80 apo 90 decibel, ose në disa raste janë edhe më të larta. Për banorët e këtyre zonave, ndotja akustike ka sjellë probleme të mëdha shëndetësore. Këto shqetësime manifestohen në mënyra të ndryshme tek çdo individ”, – shprehet Enver Roshi. Ndotja akustike shkakton probleme shëndetësore nervore, i bën personat më impulsiv dhe agresiv, ku një pjesë e qytetarëve janë të predispozuar për të kaluar në gjendje depresive. Nga ana tjetër, mund të përmendim se personat që kanë shqetësim të vazhdueshëm nga zhurmat janë të predispozuar të humbasin rendimentin e dëgjimit. Çka do të thotë që gjendja e tyre e dëgjimit bie dhe në raste të veçanta kemi të bëjmë me një proces shurdhimi.





Zonat më të ndotura

Farmacia 10

21 Dhjetori

Vasil Shanto

Zogu i Zi

Rruga e Elbasanit

Shkolla Teknologjike

Zona e ish Bllokut në orët e natës





Parametrat e dëgjimit

Parametrat e lejuara 30-40 decibel

Parametrat aktual 80-90 decibel





Ministria e Mjedisit: Priten aksione kundër abuzuesve

Ministria e Mjedisit bën të ditur se aktualisht nuk ka kryer asnjë aksion kundër pezullimit të zhurmave të lokaleve me muzikë live, që ushtrojnë aktivitetin deri në orët e para të mëngjesit. Kryeinspekori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, pranë Ministrisë së Mjedisit, Ilir Bala, sqaron se me ngrohjen e motit dhe shtrirjen më të madhe të aktivitetit të lokaleve me muzikë live, Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake do të shtrijë aksionin për pezullimin, gjobitjen apo masa të tjera shtrënguese për subjektet abuzuese. Aktualisht nuk është marrë asnjë masë nga këto organe, megjithëse shqetësimi i qytetarëve ka qenë gjithmonë evident. Zona e ish- Bllokut është më problematike në të gjithë kryeqytetin dhe muajt e fundit nuk është bërë asnjë aksion. Piku i situatës problematike është gjatë sezonit të verës me nisjen e sezonit turistik, ku lëvizjet e popullatës dhe qëndrimi jashtë në orët e vona janë specifike të kësaj situate.



Asnjë masë

Gani Shehaj është banor i Kombinatit, zonë kryesore hyrëse e rretheve jugore për në kryeqytet. Shqetësimi i tij ka arritur kulmin për shkak të zhurmës që i shkakton një lokal pranë banesës së tij, por edhe boritë e makinave dhe shoferët e shfrenuar që ecin me shpejtësi. Ai shprehet se është ankuar disa herë pranë minibashkisë numër 6, por përfundimi ka qenë negative. Aktualisht nuk është bërë asnjë ndërhyrje apo masë paraprake për zbatimin e orarit të lejuar me ligj nga subjekti. Sipas Ganiut, lokali vazhdon të qëndrojë i hapur deri në orën 12.00 apo 01.00 mesnatës. “Zhurmat nga makinat dhe lokalet është tepër shqetësues për mua dhe familjen time. Unë jam banor i Kombinatit dhe shtëpinë e kam pranë rrugës kryesore. Për familjen time është e pamundur të gjejë një moment rehat, qoftë gjatë ditës por edhe gjatë natës. Banoj në katin e dytë, ndërsa në katin e parë ndodhet një lokal i hapur, nga i cili jemi të detyruar të dëgjojmë të gjitha bisedat e klientëve apo debatet e forta që janë të shpeshta. Nga ana tjetër edhe muzika është tepër e lartë. I kemi thënë disa herë pronarit të lokalit shqetësimin tonë, por deri tani nuk e ka marrrë asnjëherë në konsideratë”,- shprehet i irrituar Gani Shehaj. Ganiut i duhet që të durojë vazhdimisht zhurmat edhe pse për të gjendja është bërë e padurueshme dhe në familjen e tij, pjestarët e tjerë kanë shfaqje të vazhdueshme të shenjave të nervozizmit dhe pagjumësi.



Zogu i zi

Zogu i Zi është cilësuar si një nga zonat me ndotje tepër të lartë akustike. Është një nga zonat që ka dhe numrin më të madh të qarkullimit të automjeteve. Madje automjetet qarkullojnë me përqendrim të lartë në çdo orë të ditës dhe natës, ku ndotja akustike dhe ndotja e ambientit është nga më të lartat në të gjithë kryeqytetin. Kjo zonë është kthyer në një situatë tmerri edhe për banorin e kësaj zone Selman Vokrrin. Ai është një banor me të ardhura normale dhe siç tregon nuk ka mundësi që të marrë pajisje të dyerve dhe dritareve kundër zhurmave. Qytetari tregon se jetesa në këtë lagje është bërë e pamundur, ndërkohë që nuk ka asnjë mundësi largimi për të marrë një banesë të re. Vokrri tregon se shpeshherë irritohet pa asnjë motiv me pjesëtarët e familjes. Kjo ndodh në rastet kur ai kthehet nga puna dhe ndihet tepër i lodhur, ndërsa në banesën e tij nuk mund të gjejë asnjë moment qetësie. “Në shtëpinë time nuk mund të jetohet më. Gjatë gjithë ditës dhe natës ka vetëm zhurma. Ende më cingërijnë në vesh zhurma e makinave që nuk të lënë të qetë të flesh gjumë edhe gjatë natës, ndërsa të zgjojnë herët në mëngjes. Ndiej vazhdimisht këputje në trup dhe nuk jam i aftë që të jap maksimumin në punë. Ngaqë nuk mundem të fle i qetë, dufin tim e nxjerr tek fëmijët”,- rrëfen shqetësimin e tij, Selman Vokrri. Ai bën të ditur se për këtë gjë nuk di se ku të ankohet, pasi rruga nuk mund të ndryshojë, duke qenë se është pjesë e infrastrukturës rrugore të kryeqytetit dhe një portë hyrëse për në Tiranë.



Orët e pikut

Kryeqyteti është i gjithë shumë i zhurmshëm dhe zhurmat e makinave janë kthyer në një fobi për të gjithë qytetarët. Nga opinionet e qytetarëve rezulton se ata nuk munden të gjejnë asnjë moment qetësie në familjet e tyre. Një shqetësim tjetër është se rritja e temperaturave i detyron ata që të rrinë më tepër jashtë ambienteve të shtëpisë. Por vendet e pushimit janë tepër të pakta dhe mundësitë ekonomike për t’u larguar larg zhurmave të metropolit janë edhe më të ulëta. Një situatë e tillë sjell probleme me uljen e rendimentit të dëgjimit, për të cilin, Fatos Zere fajëson zhurmat e automjeteve. Fatosi është banor i Bllokut të Pallateve “1 Maji” në kryeqytet. Ai shprehet se kjo lagje është tepër e ngarkuar nga qarkullimi i automjeteve në çdo orë të ditës. Më problematike situata është gjatë ditës dhe sidomos gjatë orës 07.00 deri në 10.00 të paradites, 16.00 dhe 18.00 të pasdites. “Në oraret e pikut ka zhurma të tmerrshme të shkaktuara nga automjetet. Më problematike janë boritë e makinave, pasi shoferët janë të papërgjegjshëm dhe nuk e marrin parasysh të mendojnë se sa shqetësuese është për pjesën tjetër të qytetarëve. Jam shumë i sigurtë që edhe atyre po t’u ndodhte një situatë e tillë nuk do të mund ta duronin dot. Mirë ne akoma që jemi në një moshë që mund të durojmë, por fëmijët e vegjël dhe të moshuarit e kanë edhe më të pamundur të jetojnë me gjithë këto zhurma”,- vijoi Zere.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tirana “çmendet” nga zhurmat, mungojnë aksionet nga institucionet Empty Re: Tirana “çmendet” nga zhurmat, mungojnë aksionet nga institucionet

Mesazh nga Anakonda Mon 27 May 2013 - 19:38

mir qe jam nburrel po e ktu o bo me keq se atyyyy
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi