Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

+3
xhoel
rifati
WebMaster
7 posters

Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 7:46

Në pamundesi qe ti kemi ne momente , ata qe na mungojnë, t'i rikujtojmë me perkushtime poetike !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 7:49

LIND-VDEKJA JOTE !

( Bijës sime Arianës që ndërroj jetë
më 31 dhjetor 1982 )




Lindja jote mbeti pa uruar
ndër mote që vijnë !
Çdoherë në kujtime - e praruar,
si lulet në saksi kur mbijnë !


Sa shpejt erdhe në jetë
dhe ike pa lamtumirë !
Në zemrën time ka mbetur
hija - e shpirtit tënd - e shkrirë !

Si mundem të ndahem nga ti
kur ndërrimin e viteve festoj ?
Urimin për Ty ! Se di !
Për ku ? E, si ta emëroj ?!


Lindjen tënde - dhjetori
çdoherë e shfaq me borë !
Ndërrimi i viteve për Ty
më mban t' vetmuar çdo orë !

Dhe kurrë s'kam prehje
kur vitet sjellin agime !
Ti mbetesh pëllumb i ngrirë !
Urim i padërguar i zemrës sime...!


13 dhjetor 1983, Shkup
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Feb 2009 - 7:54

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Thash




Çdo natë e laj jastëkun me lot
Çdo ditë është e pakuptimitë dhe e kotë
Çdo javë është më e vështirë se tjetra
Çdo muaj më sjell kujtime të vjetra
Çdo sekondë është si njëqind vjet
Çdo minutë më duket si jetë
Çdo rrahje e zemrës rëndë po më godet
Çdo mendim në mua po më vret
Çdo ëndërr tek ti më sjell
Dhe e gjithë kjo shpirtin ma tremb!
Pse???
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga rifati Tue 24 Feb 2009 - 7:54

me vjen keq vertet gjakush
rifati
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 7:54

NË PËRVJETORIN E 25 TË ARIANËS !


Akrepët e orës s'lëvizin !
I mbulon heshtja në pafundësi !
Kjo natë e përmortshme - si çdo përvjetorë
më pushton me mall , më gri !

Jam unë babai i përdëlluar
Çfarë hije do të kishe Ti Arianë ?
Lahuria e nusërisë të vezullonte anësisë
e gëzimi të mbulonte çdo anë !


Një çerek shekulli më pushton malli
në ndryshimmote ku të gjej gëzim,
diçka e padukshme më gërryen nga brendia
janë vullkane që shkojnë rrëmbim!

Janë furtuna që më zgjojnë kujtime
dhe Ti bija ime Arianë
një çerek shekull me akull në shkrime
më shfaqesh pranë ! Pranë !

Përpiqem të të shoh a je rritur
në cilin fakultet i vijon studimet !
Dhe mbetem në pritje i tronditur
se ftohtësia ndarje - m'i mbulon krijimet !


Edituar për herë të fundit nga gjakushi në Tue 24 Feb 2009 - 7:57, edituar 1 herë gjithsej
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Feb 2009 - 7:55

ME VJEN SHUM KEQ GJAKUSH KETO POEZI QE JAN KUSHTUAR NJE NJERIU TE PREKIN NE ZEMER
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga rifati Tue 24 Feb 2009 - 7:58

ishalla i i mire te tjeret gjakush
rifati
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga WebMaster Tue 24 Feb 2009 - 8:01

Mendohem për tokën që po pret,

Çdo gjë e përpin po sikur një det,

Kush fatin sot e ka që ta mbulojë,

Errësira e saj kudo ta rrethojë.



Më bëhet jeta e akullt,

Kur dheun e saj e kujtoj,

A thua sa ditë më kanë mbetur,

Kur nga kjo botë do të shkoj?



Një gropë për trupin tim,

Do bëhet gati, o Zoti im,

Bëje varrin tim për mua të zgjeruar,

Si një kopsht xheneti, të jetë i lulëzuar.



Më prit Tokë, se nuk kam ku të shkoj,

Jetën e berzahut nën ty e pranoj,

Në thellësinë tënde do futem në tërësi,

Më prit se do bashkohem së shpejti unë me ty.



E di që nga njerëzit do harrohem,

E di që prej jush me dhe do mbulohem,

E di që vdekja nuk ka mëshirë,

Por e lus Zotin që unë të mëshirohem.



Imani është shpresa ime,

Që më ngjall jetën time,

Këtu, në varr dhe në ahiret,

Vendi im për mua qoftë veç xhenet!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 8:03

ZEMRËS QË S'DO TË AGOJË !


( Nënës sime Xifes )


Fjala jote plot mirësi
ma e ëmbël se nektari,
një buzëqeshje - ma e bukur,
se sa ngjyrat që sjell behari !

Dora jote çelës magjik
që e zgjidh lamshin e gëzimit!
Nga përgdhelja të rriten vrik :
- Nipërit , mbesat e trashëgimit !

Ku e gjete tërë urtësinë
që na fale në jetë uratën,
djersa jote për dashurinë
e theu, e mposhti dhe shtërngatën !

Në çfarë kurore ta mbërthej
zemrën që s'do të agojë ?
Vdekja - Nënë ! Ty të rrëmbeu!
Por, ti mbetesh - Pararojë !

Mbetesh edhe rreze dielli
plot ngrohtësi e shkëlqim !
Rrugëmbara e shtigjeve të jetës
që m'përqafoi në çdo agim !


E botuar në Revistën GËZIMI Nr.8, 01.01.1987, Shkup
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga xhoel Tue 24 Feb 2009 - 8:16

ETERIT

Etërit na ikën...
Në ditëvite të ndryshme.
Me vdekje të thjeshta,
si jeta e tyre.

Na ikën...
Cdo ditë e më shumë
ua numërojmë të mirat...
Ku ishim më parë
ne bijtë, ne bijat?!

Tani, që s'i kemi,
ah, dhe një çast t'i kthenim!
Të bëjmë ca rrugë
andej nga Liqeni,
t'iu japim një kafe,
që s'ua dhamë te "Rinia"
dhe tutje më shumë
t'iu bëjë pleqeria...
Rradhëve mos t'i lodhim
në asnjë lloj dyqani,
Mbrëmja mos heshtojë
me sy tek ekrani.
Të nisim udhë bisedash
për botën anembanë,
një gotë, çdo mbrëmje
ta pimë me etërit tanë...

Cfarë s'japim,
t'iu jepnim,
ato, që dot s'ua dhamë!
Të urtëve,
të pafjalëve,
të mirëve,
etërve tanë!





per atyre qe u mungojne prinderit
xhoel
xhoel
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : tek shpia e komshijes
Postime Postime : 1265
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/01/2009
Mosha Mosha : 48
Hobi Hobi : futboll. pushimet.aventurat

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga xhoel Tue 24 Feb 2009 - 8:22

Ketu s'do jem


Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.
xhoel
xhoel
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : tek shpia e komshijes
Postime Postime : 1265
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/01/2009
Mosha Mosha : 48
Hobi Hobi : futboll. pushimet.aventurat

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 8:25

Thirravajë për JU!

(Bashkëshortes sime Lijes

dhe birit tim të ndjerë , binjakut të parë , Sadikut

qe humben jeten ne komunikacion më 26 qershor 1995 !)



Pa Ju këngës i vura pikë,

pikëllimi çdo ditë rritet!



Pa Ju mbeta statujë

e ballsamosur në zemër guri!



Pa Ju verdhësia ma mbërtheu trupin

më thau damari i jetës !



Pa Ju jam cung pa krahë

pa shpirt, pa zemër , pa gjak!



Pa Ju jam bisht lahute

pa tela i përtharë!



Pa Ju! Oh! Pa Ju në jetë i vrarë

shpirtërisht, kurrë i ndarë...!



Revista Vlera , 6- 7 , 1995
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 8:26

Ju lutem ejani !









Ju lutem ejani se s’mundem

vetmia ma mbylli frymëmarrjen!

Djersët e ftohta më gërryen

e vargjet s’kanë fund në domethënie!



Ju lutem ejani se s’mundem

largësia m’ është qepur si rriqër!

Në shpirt e ndjej praninë

tek u qaset me duhmën e shkrumuar!



Ju lutem ejani se s’mundem

Pa Ju si dal këngës as vajës!

Vetmia ma ka mbarsur frymëzimin

për Pirgun e dhembjes!



Ju lutem ejani...!





Flaka, 13 korrik 1995
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 8:27

Atëherë kur hytë!



Me shpejtësi rrufeje hytë

në brendi të zemrës sime,

shqetësimet më lan meit

dhe pyeta : Kush jeni?



Heshtja juaj fliste

qëndrimi statujë e ngrirë aktronte

buzëvdekja si dallgë deti

përmbyti qetësinë!



Ju lutem mos m’i përvëloni

këngët e dashurisë!,

se pastaj më këputen telat

e përthahem si bishti i lahutës!



Dolët! Dhe kurrë më

su pashë të hyni ndonjëherë!

Se atëherë kur hytë pa jetë -

më verbuat...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 8:28



Fjalë të pathëna















Thash :

Stinët mund t’ma sjellin shpresën

që iu këput hapi atë ditë,

kur dielli në perëndim rrezatonte

ne thurrëm kuptimin -

për fjalët e pathëna të këngës!



Le të jetë e Diela e parë

apo e fundit

që derdhi shëmtinë e kohës!

Ndërsa e hëna! Oh ! E hëna !

- Nismë e fjalëve të pa thëna...!





Flaka, 13 korrik, 1995
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 8:34

U pres të vini...!



U pres të vini me buzëqeshje

me zjarrin e urtësisë në shpirt

dhe hapa portën e zemrës

të hyni pa rrapëllimë!



U pres të vini pa huqe

me dallgët e madhërishme të dashurisë

dhe nisa motivet

për t’i ngritur në këngë!



U pres ndër stinë e vite

thinja, dhe rrudha më dolën,

buzëqeshjes iu zverdh pamja

tek zogu i këngës vdiste!



U pres ndër shekuj ! U pres!

Dhe Ju e di se vini -

me erë e poterë , pa madhështi!

Kënga e korbit më shurdhoi -

gjarpëri i zi...!



Flaka, 13 korrik 1995
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 8:34

Vdekje ik







Vdekje ik!

Ik se s’mundem -

prania ma vrau durimin

buzëqeshjet e ftohta më gërryen

dhe vargjet s’kanë fund në domethënie!



Vdekje ik!

Ik se s’mundem -

qasja jote është përbindësh

që ndër stinë më shkreton

krrokamë në tinguj do!



Vdekje ik!

Ik se s’mundem

në vargje të dal me shpresë, buzëqeshje

prania jote ma mbars frymëzimin

ta ndjejë në palcë pikëllimin !





Flaka, 13 korrik 1995
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 8:35

Pa datë













Ditarit iu zverdhën fletët

domethënien e humbi pritja

e shpresat u ngrinë si vullkane

në stacionin e ndarjes



Rrënimi i Kullës është kob

dhe kënga e qyqes mbi kuvli!

Thau pema e blerimit tim

nga kafshimi i gjarpërit të zi!



Ma thotë mendja se vdiqëm

atë ditë kur u ndamë...!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 8:37

Ditëtakimet - kujtim i zi





(Një vit pa Lijen e Sadikun)



Në labirinthe misteri i përgjigjeve ngec

Unë shtegtar i fatit me këngën e këputur

Radhis në shkallmimin e shpresës

Varganin e gjatë të vuajtjes!

Ëndërrat për takime mbesin pezull

Malli më vyshk me dallgë shkrumi

Aty ku lidhet nyja e kuptimeve

Domethënia e muzgut më derdh acar!



Çdo çast syngjia më ngulet në zemër

Sa herë gëzimi lind për takim të ri,

Kulshedra vdekje u turret agimeve

- u derdh zezonë, vetmi!

E përplasem i verbër në jetë i plagosur

Ditëtakimet mbesin kujtim i zi

Dy vende në sofrën e jetimëve

Si gjërësi shkretëtire mbjellin verdhësi...!



Flaka, 27 qershor 1996
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 8:38

Flaka, 27 qershor 1996

Dy vjet pa Ju





(Përkujtim për gruan dhe tim bir)







Dy vjet shurdhësia vdekje, vetmia

oshëtin e më rrëmben ditën, dashurinë,

kudo që nisem - mbytem me mall kujtimi

që e ndjej se ma ndez brendinë!





Ç’ heshtje e gjatë kjo ndarje pa kuptim!

As skaj e fund dhembja - s’paska pikë!

Pa Ju nga t’i nis uratat për Rrezet

Që befas më fusin gëzimet- thikë!





Dhe hesht! Çdo çast domethëniet i mas

Nga vijnë, si shtrihen përmasat e rrënimit!

Edhe atëherë kur hasëmgjarpërin do ta vras

Nuk e di a dal prej pikëllimit?!



Dy vjet! Shumë vjet! Shurdhësia vdekje, vetmia

Oshëtin e më rrëmben ditën, dashurinë

Vargani i gjatë i kulshedrës shekullore

hasëmgjarpërit ia fsheh këmbët për ligësinë!







Dhe endem me vetminë në shpirt i vrarë

Pa Ju domethënien qëndresë e mas!

As lindja, gëzimi , dashuria, jeta

Nuk e di ç’kuptim kanë pas...!



















Flaka, 26 qershor 1997
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Tue 24 Feb 2009 - 8:40

Letër poetëve



Të dashurit e mi poetë:

- Ju që treteni për vargun , për fjalën

dhe e dini çdo të thotë kohë vetmie e pikëllimi!



Ua shkruaj këtë letër - ta ndjeni

zgjimin tim - daulle shurdhësie

ku kënga e korbit lëshon namën

për rrënimin e Kullës e qyqen mbi kuvli

dhe lotët nga dy sy të trazuar

që për orë e çast pikojnë verbësi!



Më ndjeni për plagën që ia hapën vrragët

për telat e çiftelisë - n’ akordim këputur

e këngës së dashurisë

ia shtuan gjamën!



E tashti s’di ç’është rrita, kënga, urata

që frymëzon shpirtin për dashuri!

Në shtëpi sa herë që bie nata

Oh! Klithma e jetimave të mi!



Aty nis e shtrohet sofra e boshatisur

E mbetet pezull Rozafa në themel të Kalasë!

Zemra Lije - poema e blerimit tim

dhe Sadiku - binjaku i sevdasë!

Zverdhet arti i jetës - kënga ime e vrarë,

në rima përmbytet det i vetmisë!

Më ndjeni të dashurit e mi poetë :

- Kam dhembje për shpirt të dashurisë!



Po! Për ata që m’i bënë thërrimë fati

Për ata që m’i zhdukën fizikisht!

Ngritem t’ua shkruaj këtë letër poetë:

- Më ndjeni si jetoj shpirtërisht!





Vlera, 6-7 , 1995
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Gjakushi Mon 25 May 2009 - 2:17

NËNA !



Ajo ishte shtrirë në spital e lengonte
ne mbremje sa keq erresira pa henë

Vete zemra ime pa ndal lengonte
se kisha dhembje te madhe per nënë !

Ajo me grahma numronte ditët
Unë meit i qendroja mbi kokë me shami
Kush mund te kuptonte se vitet
na ndanin me mall e me zi!

Dhe, trokiti ai cast , mbeta i vetmuar
pa vellezer, pa motra, si zog ne humnerë,
As nëna e babai më s'ma kanë vizituar
i kujtoj ne shkrime sikur hyjnë ne derë...!
Gjakushi
Gjakushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 706
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga leona Mon 25 May 2009 - 8:21

Me mungon naten me hene.Me mungon ditet e keqia me shi.Me mungon kurr te kam pran por edhe kur ste kam.Me mungon cdo cast,cdo moment,cdo sekont me mungon gjithmon ne lindje ne agim.Me mungon aq shum thiesht se kam nevoj per ty o shpirti im
leona
leona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Madrit
Postime Postime : 2038
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/04/2009
Mosha Mosha : 36

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga feneri Fri 2 Oct 2009 - 3:35

Vizitor shkruajti:LIND-VDEKJA JOTE !

( Bijës sime Arianës që ndërroj jetë
më 31 dhjetor 1982 )




Lindja jote mbeti pa uruar
ndër mote që vijnë !
Çdoherë në kujtime - e praruar,
si lulet në saksi kur mbijnë !


Sa shpejt erdhe në jetë
dhe ike pa lamtumirë !
Në zemrën time ka mbetur
hija - e shpirtit tënd - e shkrirë !

Si mundem të ndahem nga ti
kur ndërrimin e viteve festoj ?
Urimin për Ty ! Se di !
Për ku ? E, si ta emëroj ?!


Lindjen tënde - dhjetori
çdoherë e shfaq me borë !
Ndërrimi i viteve për Ty
më mban t' vetmuar çdo orë !

Dhe kurrë s'kam prehje
kur vitet sjellin agime !
Ti mbetesh pëllumb i ngrirë !
Urim i padërguar i zemrës sime...!


13 dhjetor 1983, Shkup


Per te plotesuar ato çaste te mungeses se saj e plotsoj dhe me kete kenge qe me ka shderruar ne lot ! Njekohesisht rikujtoj edhe Gruan time Alijen dhe binjakun tim te dashur Sadikun qe befasisht i rrembeu vdekja!

https://www.youtube.com/watch?v=qi88bPBDHIE&NR=1
feneri
feneri
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 556
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/09/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga feneri Fri 2 Oct 2009 - 3:39

Vizitor shkruajti:NË PËRVJETORIN E 25 TË ARIANËS !


Akrepët e orës s'lëvizin !
I mbulon heshtja në pafundësi !
Kjo natë e përmortshme - si çdo përvjetorë
më pushton me mall , më gri !

Jam unë babai i përdëlluar
Çfarë hije do të kishe Ti Arianë ?
Lahuria e nusërisë të vezullonte anësisë
e gëzimi të mbulonte çdo anë !


Një çerek shekulli më pushton malli
në ndryshimmote ku të gjej gëzim,
diçka e padukshme më gërryen nga brendia
janë vullkane që shkojnë rrëmbim!

Janë furtuna që më zgjojnë kujtime
dhe Ti bija ime Arianë
një çerek shekull me akull në shkrime
më shfaqesh pranë ! Pranë !

Përpiqem të të shoh a je rritur
në cilin fakultet i vijon studimet !
Dhe mbetem në pritje i tronditur
se ftohtësia ndarje - m'i mbulon krijimet !


https://www.youtube.com/watch?v=cPB1xCybhRE&feature=related
feneri
feneri
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 556
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/09/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Fri 2 Oct 2009 - 3:41

Shpre ndarje edhe dhimbjen me ty per antaret e familjes suaj tani te uroj sukse ne jet pa dhimbje edhe lot se ti i mbron nga toka kurse engjuj nga qjelli...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga qershicka Sat 3 Oct 2009 - 9:38

Teme shume e dhimbshme!Me vjen sinqerisht keq per keta njerez te mire qe kane humbur njerzit me te dashur te zemres se tyre!Nuk ka njeri ne kete jete te paplagosur kush me shume e kush me pak...Ju uroj shprese dhe fat tash e tutje ...Edhe njehere shpreh keqardhjen time per ju Vizitor per keto humbje te medha.
qershicka
qershicka
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka diell
Postime Postime : 1560
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/09/2009
Mosha Mosha : 72
Hobi Hobi : Mesuese .Muzika,letersia,turizmi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga feneri Sat 3 Oct 2009 - 9:45

[b]BABA , MU BË SE THE : MË FAL BIR ![/



Ti ike befas atë ditë prilli !
Në Prishtine më lajmeruan se je sëmurë rëndë!
E mbylla librin, e lash provimin !
u nisa rrëmbimthi më këmbë !

E gjatë ishte rruga deri në stacion!
Rrugëtimi i autobusit i ngathët si breshka!
Të kisha pasur mundësi të fluturoj
të arrija pranë teje, desha!

Arrita ! Po çka se arrita!
Nuk më fole kur të putha fytyrën e ngrirë !
Vetëm ate shikim të syve të lexova !
M'u bë se me the : Më fal bir !

Kaq arrita të kuptoj në ate heshtje mortore !
Se lotët më mbuluan shikimin tim!
Të ëndërrova me bijtë , i mbaje për dore
Dhe Arianen time! - Të madhin pikëllim!


Më mbuluan rënkimet, qiellin kisha mbi
Po ti nuk më flisje, qëndroje i shtrirë !
Heshtja jote gjithçka më shperndau:
- Tashti, të udheheqish shtëpinë bir!

I derdha mendimet nëper arat që lëvronim
Në mal sa herë shkonim të mbledhim dru !
Ku mbeti sopata, parmenda që levronit
me mendje i solla pranë t'uj vajtu!


Do t'u mungonte i zoti, autori i tyre !
Ai që nëpër shekuj kish shkruar një vepër,
me pikëllime e mundime të një mynxyre
Kërkoj trashegimtar të ketë patjetër!

Po! U rrita unë pas shumë pikëllimeve
Nuk pashë buzeqeshje në fytyre të babait kurrë
Tani me lot prej tundimeve
më mbyt një mall si furrë !



14.04.1988
feneri
feneri
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 556
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/09/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Sat 3 Oct 2009 - 9:48

feneri shkruajti: [b]BABA , MU BË SE THE : MË FAL BIR ![/



Ti ike befas atë ditë prilli !
Në Prishtine më lajmeruan se je sëmurë rëndë!
E mbylla librin, e lash provimin !
u nisa rrëmbimthi më këmbë !

E gjatë ishte rruga deri në stacion!
Rrugëtimi i autobusit i ngathët si breshka!
Të kisha pasur mundësi të fluturoj
të arrija pranë teje, desha!

Arrita ! Po çka se arrita!
Nuk më fole kur të putha fytyrën e ngrirë !
Vetëm ate shikim të syve të lexova !
M'u bë se me the : Më fal bir !

Kaq arrita të kuptoj në ate heshtje mortore !
Se lotët më mbuluan shikimin tim!
Të ëndërrova me bijtë , i mbaje për dore
Dhe Arianen time! - Të madhin pikëllim!


Më mbuluan rënkimet, qiellin kisha mbi
Po ti nuk më flisje, qëndroje i shtrirë !
Heshtja jote gjithçka më shperndau:
- Tashti, të udheheqish shtëpinë bir!

I derdha mendimet nëper arat që lëvronim
Në mal sa herë shkonim të mbledhim dru !
Ku mbeti sopata, parmenda që levronit
me mendje i solla pranë t'uj vajtu!


Do t'u mungonte i zoti, autori i tyre !
Ai që nëpër shekuj kish shkruar një vepër,
me pikëllime e mundime të një mynxyre
Kërkoj trashegimtar të ketë patjetër!

Po! U rrita unë pas shumë pikëllimeve
Nuk pashë buzeqeshje në fytyre të babait kurrë
Tani me lot prej tundimeve
më mbyt një mall si furrë !

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Icon_sad PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Icon_sad PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Icon_sad PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Icon_sad PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Icon_sad PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Icon_sad


14.04.1988
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Sat 3 Oct 2009 - 9:50

Sa e embel je o vdekje


Ne se vdekja gjum' i rende, tretet mendja e qetuar,

Behet bar' e behet lule, parevere e lulezuar,

O sa e embel je o vdekje, se kjo lend' e dal nga lloma,

E pa shuar, n' gjum te rende u shenderroka ne aroma.



Ne se vdekja, zgjim' i jetes, ngrihet shpirti nga ameshimi

Shuhet loti, tretet lenda dhe nis jeta nga agimi

O sa e embel je o vdekje, se veshtron nga pambarimi,

Se çlirim' i shpirtit tone niska jeten nga fillimi.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Sat 3 Oct 2009 - 9:53

JETËN VDEKJE QUAJ
[/b]

Nuk është ndonjë mbrëmje tepër e errët, lot nuk ka, as heshtje, as buzëqeshje në fytyrë, nuk ka gjë prej gjëje që më bën të jem i brengosur, sepse brengë quhem vet unë.
Tre vjet e gjysëm ishim bashk. Tërë këtë kohë harrova se si është të jesh i vetëm, harrova se çka është vuajtja, e tash përnjëherë, për një ditë, të gjitha të mirave u jep helm kalkute. çastet e papërshkruara, buzëqeshjen, dashurinë, mua, veten, dhe kalanë tonë që e prisnim të gjallërohet, të gjitha i braktise dhe thave: "Dua të shkoj". Sa leht, sa shpejt, sa guximshëm dole për të mos u kthyer më.
Më kujtohet ajo e diele… ti dole pa u përshëndetur, pa më thënë as edhe një fjalë, qoftë edhe sharje. Pse bile s'më pështyne? Kohën dhe hapsirën ku unë jetoj bashk me të kaluarën tonë m'i len mua dhe ike… dhe më len të jetoj…çudi si them të jetoj. Po, po jetoj me të djeshmen. Kam frikë që të hyjë në dhomë, se dashuria si ndonjë fëmijë i vogël më pyet: "Ku shkoi ajo? A vjen më? Pse shkoi?" Unë si një prindër i mirë mashtroj veten dhe dashurinë: "Ajo shkoi se ishte e mirë, shkoi të jetojë me të mirët…"
Një fjali e egër, e tmerrshme, shpresështerrpë më sillet tërë kohën në kokë, në shpirtë, në hapësirë, e unë qeshem e qaj dhe kokën lëkundi duke thënë: "Ajo nuk vjen më… Pse…"
Shpesh dal nga fshati, dal nga ai vend tashmë i tmerrshëm ku jetuam bashk, por kot, sepse kudo që shkoj, shpirtin, zemrën, kujtimet dhe çastet e skaluarës janë me mua.
çfarë ndarje madhështore… Ikëm se asnjëri nuk deshtëm.
Eh… sa shumë kisha dashur ta shoh edhe njëherë, bile në ëndërr, të bukur, si nuse me duvak si bora… e me sytë që si yje i shkëlqenin… sa shumë kisha dashur ta shoh edhe njëherë.
Sa shpejt ike, sa shumë të kam në shpirt, sa mallshëm sa dhembshëm kujtoj ditët, udhët kah kaluam sa shum i shkel tash vetëm…
Ti, ti jeto, dashuro dhe krenohu se unë, do të të dua si i marrë, si i egër dhe për ty jetën vdekje do ta quaj.


respekt te gjitheve PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Icon_sad
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Vizitor Sat 3 Oct 2009 - 10:25

Perendon dielli...
e duke shikuar dallget e detit, qe vijne njera pas tjetres...
sikur te dashuruar qe s'rrijne dot pa njeri-tjetrin.....
Ne fund te zemres ndjej nje malinkoni....e cila me ben te mendoj ty...


Te puthja buzet e tua deri sa te mpiheshin...
Te vendosja koken mbi gjoksin tend.....
e si nje femi i vogel... me mbeshtjellje ne krahet e tua...
Do rrija ashtu deri sa te vdisja....


Sic pulbardhat lejne shenjat e tyre ne rere,
ti ke len nje kujtim ne zemren time...
Nje kujtim qe as era as deti nuk mund ta largoj....
Ke ikur larg...
Tani kushedi ne c'qiell fluturon...
Ne cilen zemer ke mbeshtetur krahet e tua?....!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË Empty Re: PËRKUSHTIME ATYRE QE MUNGOJNË

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi