Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nevoja e intelektualizmit dhe “intelektualët në nevojë” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nevoja e intelektualizmit dhe “intelektualët në nevojë” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nevoja e intelektualizmit dhe “intelektualët në nevojë”

2 posters

Shko poshtë

Nevoja e intelektualizmit dhe “intelektualët në nevojë” Empty Nevoja e intelektualizmit dhe “intelektualët në nevojë”

Mesazh nga WebMaster Sun 26 Aug 2012 - 0:00

Nga Arben Manaj



Çdo shoqëri e përparuar e mbron dhe e meriton këtë cilësim, vetëm kur prodhon me shumicë intelektualë të mirëfilltë, por mbi të gjitha kur ata janë vokal në momentet kyçe, por edhe delikate të zhvillimit të saj, pa ju trembur syri dhe pena për shqetësimet që ngrenë në ngrehinën e nën çatinë e tyre të përbashkët.

Ja vlen të vlerësohet, për aq sa meriton edhe reagimi i vonuar, jo për këtë rast, por edhe për raste të mëparshme, i intelektualëve të Shkodrës për çështjen e të madhit Luigj Gurakuqi. Megjithatë, për hajër dhe tërheqshin këmbën zvarrë, thuhet në të tilla raste.

Por nuk janë vetëm intelektualët e Shkodrës, por tërë Shqipërisë që vuajë nga kjo sëmundje e memecllëkut intelektual.

Brenga ime, ka të bëj jo vetëm me këtë rast konkret, por me reagimet intelektuale në përgjithësi në Shqipëri apo edhe në trevat e tjera shqiptare, të cilat janë vizitorë në kozmosin shqiptar, sa ç’janë kometat e mirenjohura.

Të gjithë ne që pretendojmë se jemi deri diku të tillë, ose më saktë te shkolluar, kemi mëkatet tona si shtresë, efektet e të cilave i vuajmë të gjithë ne forma dhe konfiguracione të ndryshme. Si ata që jetojnë në Shqipëri edhe ata që janë jashtë territorit, jo se nuk duan, por ashtu ua solli jeta, por qe duan ta shohin më mirë vendin e tyre dhe sa më normal, me po atë të drejtë hipotekimi atdhedashurie sa të gjithë të tjerët.

Nuk ja vlen të përmenden rastet e pakta të reagimit intelektual në këto dekadat e fundit, ose ato të mospipëtimit.

Heshtja intelektuale, edhe pse heshtja është flori në shumë rrethana, në këtë rast është skrap, se nuk po gjej fjalë tjetër, edhe pse këtij i është rritur vlera në Shqipëri këto vite!

Por ajo ka shkaqet e veta, që janë sa personale, politike, partizanllëku partiak e deri financiare e të lidhura me bukën e gojës, e ne rastin më të ndyrë me korruptimin e shpirtit dhe atë financiar.

Shqipëria ka njerëz të shumtë me formim të jashtëzakonshëm intelektual, qe shikojnë punët e veta, duke harruar ose duke pranuar se edhe ata venë e blejnë mishin apo qumështin e paskremuar të tregtuar në rrugë apo ecin nëpër të njëjtat baltra, ku shkelin edhe qytetarët e thjeshtë.

Shtrohen nëpër të njëjtat spitale kur i zë halli, ku të pin mikrobi, e bakshishi për trajtime e operacione, apo dëgjojnë çdo natë të njëjtin bullshit, që dëgjojnë të gjithë shqiptarët nëpër tërë ekranet e pafund të shtetit tonë të vockël.

Thithin të njëjtin dioksid karboni nga sarbatorët e makinave përgjithësisht të vjetra të Tiranës,Shkodrës a Gjirokastrës, apo furrave te gomës në pllajën e Krujës, apo më pak oksigjen nga pemët që shkulen me rrënjë nga parku i vetëm mushkri i Tiranës!

Këtu, nuk përfshihen një pjesë e atyre intelektualëve të kamur, që fëmijët i çojnë jashtë për studime, që kanë nga një OJQ, apo institute që paguhen nga Brukseli apo fonde të tjera promovuese nga Perëndimi.

Këtu përjashtohen edhe ata që kanë bërë lekë dhe marrin fonde për universitetet apo bizneset e tyre kërkimoro-integruese- ndërkombëtaro… etj, i fundit të mbylli derën!

Kësaj nënshtrese intelektuale nuk “ i prishet gjiza” për shëmtitë e shoqërisë mbi të cilat ata pretendojnë ti rregullojnë përmes fondacioneve apo shoqatave të financuara nga jashtë! Ata nuk janë agjentë të huaj siç i cilëson Putini këtë soj, por ata janë të huaj për veten e tyre si për ironi të ironisë se fatit!

Me këtë kategori të mësipërme nuk merrem, pasi ky është kompromisi që ata kanë bërë me jetën e tyre dhe të ardhmen e vetë dhe të pasardhësve të tyre gjenetik, dhe u daltë për hajër.

Fatkeqësia dhe mirëkuptimi , por jo justifikimi asesi në fund të fundit, shkon tek ata intelektualë që vlojnë nga brenda me defektet, por nuk kanë mundësi praktike të shprehen për shkak të marrëdhënieve të punës dhe atyre financiare me shtetin, ku shumica e tyre mund të kenë fatin të punësohen.

Por edhe ata të punësuar nëpër biznese dhe institucione private sërish nuk kane lirinë e domosdoshme për të sokëllitur si intelektual, pasi në jo pak raste janë pa kontrata normale pune dhe janë të flakshëm në rastin e parë të rebelizmit.

Fatkeqësia e vendit tonë të përbashkët është se pjesa dërmuese e të shkolluarve, (më të afërtit me nocionin intelektual), janë në marrëdhënie pune me shtetin ose bizneset e lidhura me kryeshtetarët, siç mund të gjeni edhe disa në listën e intelektualëve të Shkodrës për rastin Gurakuqi.

Dhe ky palo shtet ka edhe gurin dhe arrën në dorë. Dhe se i ka të dyja në dorë, ka këtë formë shteti që ka sot dhe bën këto zullume dhe është kaq arrogant.

Ndaj them se ata realisht duhen mirëkuptuar në heshtjen e tyre të gjatë për shumë fatkeqësira dhe skandale të ndodhura.

Fatmirësisht, sot e vetmja formë “safe” e shprehjes së irritimit intelektual, edhe pse jo perfekt nga gjuha dhe formulimi, kanë mbetur rrjetet sociale dhe faqet online të publikimeve periodike dhe medias te cilat ofron shfryrje edhe pse në anonimat, të papajtueshmërisë me shumë fenomene në shoqërinë tonë.

Kjo është një vlerë e jashtëzakonshme, edhe pse e kufizuar për nga natyra, për të arritur tek njeriu i thjeshtë që nuk ka librin, penën, internetin obsesion dhe zanat të çdo dite.

Dhe këtu një rol të jashtëzakonshëm luajnë drejtuesit e këtyre mediave që lejojnë në përgjithësi hapësirën dhe nuk censurojnë mendimin ndryshe dhe shqetësimin intelektual.

Për aq kohë sa do të jetë kjo gjendje ndërvartësie financiare dhe kontraktuale ose jo-kontraktuale punësimi e shtresës së shkolluar që bën kompromis ta quanim intelektuale, shtresa e “intelektualëve në nevojë”, do të jetë e vulëhumbur në betejën e vështirë të perfeksionimit të shoqërisë sonë, për fatin tonë të keq të përbashkët.

Burimi i temes eshte marr tek ....Tema ..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nevoja e intelektualizmit dhe “intelektualët në nevojë” Empty Re: Nevoja e intelektualizmit dhe “intelektualët në nevojë”

Mesazh nga Anakonda Tue 28 Aug 2012 - 20:54

e lexova sa me thon se gjo skapa
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi