Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Flet biznesmeni: Për 10 vite kam ndihmuar financiarisht Dafina Zeqirin, ajo është mosmirënjohëse’’ People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Flet biznesmeni: Për 10 vite kam ndihmuar financiarisht Dafina Zeqirin, ajo është mosmirënjohëse’’ People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flet biznesmeni: Për 10 vite kam ndihmuar financiarisht Dafina Zeqirin, ajo është mosmirënjohëse’’

2 posters

Shko poshtë

Flet biznesmeni: Për 10 vite kam ndihmuar financiarisht Dafina Zeqirin, ajo është mosmirënjohëse’’ Empty Flet biznesmeni: Për 10 vite kam ndihmuar financiarisht Dafina Zeqirin, ajo është mosmirënjohëse’’

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 26 Mar 2012 - 6:39

Ka insistuar të rrëfejë historinë që ka zgjatur një dekadë pikërisht mes tij dhe këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri, të cilën biznesmeni Besim Mehmeti e ka ndihmuar për një periudhë 10- vjeçare përmes koncerteve dhe financave, të cilat ia ka dhënë këngëtares. Gjithashtu asaj i ka dalë në ndihmë edhe kur ka pasur probleme me organizatorët e koncerteve dhe persona të ndryshëm. Ndihet shumë i zhgënjyer nga ajo, madje thotë se borxhin e fundit ia ka kthyer më datë 29 janar të këtij viti, gjatë vizitës që Dafina ka bërë në Suedi për xhirimin e klipit të fundit.Doja t’ju pyes fillimisht nga dhe si njihesh me Dafina Zeqirin?
Mbi 10 vite njihem me Dafinën dhe familjen e saj, nëna e Dafinës është nga Llapashtica, kurse mua me bie ta kem si teze, pasi jam nip i asaj ane.
Po bashkëpunimin me të si e ke pasur, me çfarë e ke ndihmuar deri më tani?
Që nga fillimi kur ka nisur, pasi unë merrem me biznese dhe kam kontakte me njerëz të ndryshëm, e kam ndihmuar dhe ekonomikisht. Me kontaktet e lidhjet e mia, deri atëherë kur ka filluar të krijojë emrin e saj. Deri atëherë kemi pasur jashtëzakonisht kontakte dhe raporte të mira.
Me çfarë merreni ju saktësisht dhe sa kohë keni që jetoni në Suedi?
Unë jam pronar i dy hoteleve në Lund dhe në Hestra të Suedisë, kam autobusët e mi, si dhe agjenci fluturimesh ”Kosmac travel”. Është viti i dytë që jam futur në showbiz, ku për partner kam organizatorin tjetër z. Samir Kuqi, dhe jetoj në Suedi prej 21 vitesh.
Ju thoni se keni financuar këngëtaren Dafina Zeqiri në fillim të karrierës së saj, po mund të na tregoni se si e keni ndihmuar, pra të zbuloni shumën të cilën e keni investuar, dhe a ju ka borxh ajo juve tani?
Unë kam financuar dhe ndihmuar me të holla Dafinën, sa herë që ka qenë nevoja, për 10 vite me radhë, kurse ajo ka larë borxhin në dy pjesë dhe më kujtohet mirë se borxhin e fundit ma ka kthyer më 29 janar të 2011-s, në Helsinborg të Suedisë. Përveçse e kam ndihmuar financiarisht, e kam përkrahur moralisht dhe njerëzisht për probleme me njerëz të ndryshëm. Aty nuk ka munguar ndihma ime për ta nxjerrë nga situatat.
D.m.th. borxh financiar ndaj jush ajo nuk ka? Po çfarë problemesh kanë qenë ekzaktësisht?
Borxhin e ka paguar, është e vërtetë, probleme dhe mosmarrëveshje ka pasur me organizatorët, punë pagesash për të. Pastaj çka ka pasur nevojë, i jam gjendur në të gjitha mënyrat njerëzore.
Tani a keni ju kontakt me të, a ju ka falënderuar ndonjëherë?
Unë nuk kam asgjë personalisht me të, por po më mundon fakti i arrogancës dhe injorancës së saj ndaj meje. Jo për diçka, por për të vetmen gjë që, në qoftë se artisti është shpirti i një populli e ai artist nuk është mirënjohës ndaj njeriut i cili i ka qëndruar afër që nga fillimi e deri ku ka mbërritur, ç’njeri i adhuruar mund të jetë ai në publik?
PanoramaPlus
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Flet biznesmeni: Për 10 vite kam ndihmuar financiarisht Dafina Zeqirin, ajo është mosmirënjohëse’’ Empty Re: Flet biznesmeni: Për 10 vite kam ndihmuar financiarisht Dafina Zeqirin, ajo është mosmirënjohëse’’

Mesazh nga Anakonda Tue 27 Mar 2012 - 3:50

Pallavra se e kan zili.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi