Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DJ BLUNT: E vërteta e lidhjes sime me Dafina Zeqirin dhe bashkëpunimi me Jonida Maliqin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DJ BLUNT: E vërteta e lidhjes sime me Dafina Zeqirin dhe bashkëpunimi me Jonida Maliqin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DJ BLUNT: E vërteta e lidhjes sime me Dafina Zeqirin dhe bashkëpunimi me Jonida Maliqin

2 posters

Shko poshtë

DJ BLUNT: E vërteta e lidhjes sime me Dafina Zeqirin dhe bashkëpunimi me Jonida Maliqin Empty DJ BLUNT: E vërteta e lidhjes sime me Dafina Zeqirin dhe bashkëpunimi me Jonida Maliqin

Mesazh nga WebMaster Tue 28 May 2013 - 1:04

Është pa diskutim një nga rreperat më të famshëm në Kosovë, Shqipëri e kudo ku flitet shqip. I njohur për atmosferën e zjarrtë që krijon nëpër clube, për miksimet dhe bashkëpunimet e shumta me këngëtarët më në zë, DJ BLUNT vazhdon të jetë ON TOP në tregun muzikor shqiptar. E ndërsa së shpejti pritet të lançojë këngën e radhës, bashkëpunim me Jonida Maliqin, rreperi tregon se në korrik fansat e tij do të kenë në dorë edhe albumin e tij me këngët më të bukura. Por, si shkon jeta private e DJ BLUNT? I shumë përfolur ditët e fundit për një lidhje dhe fejesë me këngëtaren më IN të momentit Dafina Zeqiri, ai tregon për herë të parë në një media, versionin e vërtetë. Atë që di dhe po jeton ai vetë.Para pak kohësh keni lajmëruar këngën dhe klipin më të ri në bashkëpunim me Jonida Maliqin. Deri ku ka shkuar puna me të dhe kur do të lançohet?

Në radhë të parë dua t’ju falenderoj për intervistën. Përsa i përket klipit të këngës me titull “Sonte” të Jonida Maliqit në bashkëpunim me ne, xhirimet kanë përfunduar dhe pritet që shumë shpejt klipi të lançohet në treg.

Njiheni për bashkëpunime të suksesshme. Po me Jonida Maliqin si lindi bashkëpunimi? E kujt ishte ideja?

Si fillim ideja e këtij bashkëpunimi erdhi nga miqtë tanë, bashkëpunëtorët tanë të ngushtë si, Big City Studio, të cilët ia propozuan Jonidës dhe +ne këtë ide. Ne e pranuam me shumë kënaqësi këtë bashkëpunim dhe u gëzuam akoma më shumë kur edhe Jonida e mirëpriti këtë ide.

Pse pikërisht me Jonidën? Çfarë veçantie vlerësoni më shumë tek ajo si këngëtare?

Sepse Jonida Maliqi është një artiste shumë e suksesshme, e cila ka treguar në tërë këto vite se di të jetë një DIVA. Jonida është nga artistet e vetme që ka ditur të sjellë projekte të mëdha ndër vite, me një karrierë artistike për t’u vlerësuar. Për më tepër që ne tashmë jemi edhe miq shumë të afërt dhe gjejmë një botë të përbashkët në muzikë dhe në jetën e përditshme.

Kënga titullohet “Sonte”, na flitni pak për bashkëpunëtorët e saj? Autori i tekstit, muzika, orkestrimi, etj.?

Teksti i këtij projekti është krijuar nga Big City Studio’s dhe Real 1, muzika është krijuar nga unë dhe inçizimi është bërë në studion e Florent Boshnjakut.

Fansat e muzikës suaj, që janë të shumtë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri po presin gjithashtu edhe albumit që ju keni premtuar. Kur do të dalë ai?

Jemi të lumtur që kudo nga shkojmë na presin më së miri, si në Shqipëri edhe kudo ku ka shqiptarë. Për të gjithë fansat tanë, nëpërmjet kësaj interviste lajmërojmë se, ne e lançojmë albumin e ri me datë 12 Korrik 2013 dhe promovimi i këtij albumi do të jetë në një nga clubet më të frekuentuara në Tiranë. Në këtë promovim do të ketë shumë surpriza dhe spektakël pa fund.



Fansat që do të jenë pjesë e këtij promovimi do të largohen në fund të mbrëmjes edhe me albumin e ri në dorë.Sa këngë do të përmbajë albumi dhe cilës rrymë i përkasin?

Albumi do të ketë 15 këngë, të cilat do të jenë të rrymave të ndryshme.

Bashkëpunime do të ketë në këtë album? Më shumë me artistë nga Kosova, apo nga Shqipëria?

Do të ketë shumë bashkëpunime dhe çfarë e bën këtë album më ndryshe është fakti që do të jenë më shumë bashkëpunime me artistë nga Shqipëria nga ç’kemi patur në albumet e tjera.

Si është të punosh me artistë nga Shqipëria Dj Blunt?

Për ne është një eksperiencë shumë e mirë dhe e veçantë, ruajmë respekt dhe kujtime të bukura nga të gjitha bashkëpunimet me artistë nga Shqipëria.

Çfarë i veçon nga artistët e Kosovës?

E folura!

Nga një mbrëmje e rastësishme që u gjendëm në Kosovë muaj më parë pamë që fansat e DJ BLUNT janë të zjarrtë, energjikë dhe të palodhshëm kur vjen puna për të kërcyer muzikën e tyre. Çfarë mendoni se ju bën më të kërkuar se artistët e tjerë?

I duam me shpirt fansat tanë. Mendoj që fansat tek ne vlerësojnë përkushtimin ndër vite, muzikën dhe show-n, si edhe marrëdhënien e veçantë që kemi me ta, të cilën e ruajmë me fanatizëm.



Ndër emrat më të njohur të rreperave në Kosovë kë do të cilësonit si më të mirin profesionalisht?

Në Kosovë ka disa rrepera që vërtetë janë tepër të talentuar dhe profesionistë në punën e tyre. Mund të përmend disa si, për shembull Kaos, Mc. Kresha.

Opinioni yt për rreperin e shumëpërfolur Unikkatil?

Shumë i talentuar profesional në punën e vet. Bravo.

Rreperi i huaj që pëlqeni më së shumti?

S’kam vetëm një, sepse kam disa, si nga ata të “Oldschool”, ashtu dhe “Newscool”.

Dalim tek jeta private. I angazhuar, dmth jeni në një lidhje DJ BLUNT?

Për momentin jam single dhe po e shijoj tepër këtë status.

Por, ditët e fundit është përfolur shumë në media për raportin tuaj me Dafina Zeqirin, madje është thënë që do të fejoheni së shpejti…

(Qesh) Kam dëgjuar që jam përfolur për një lidhje me Dafina Zeqirin, por për fejesë është hera e parë që po e dëgjoj.

Cila është konkretisht marrëdhënia juaj? Shoqëri e ngushtë, apo diçka më shumë?

Koha do ta tregojë.

Nëse nuk është e vërtetë pse mendoni se jeni komentuar?

Vërtetë nuk e di, ma thoni ju.

Mendoni se nganjëherë janë vetë personazhet e showbiz-it që krijojnë tymnaja dhe thashetheme?

Nuk mund të jap një mendim për këtë gjë, sepse unë jam një nga ata artistë që kurrë nuk e kam përzierë jetën private me punën. Edhe kolegët, me të cilët bashkëpunoj nuk merren me këto mënyra.

Po ju pse nuk dilni ta pranoni, ose kundërshtoni hapur këtë gjë, nëse nuk është e vërtetë?

Për sa kohë që një këngëtar nuk merret me lajme “rozë”, atëherë s’ka përse të dalë e të vazhdojë lojën e dikujt tjetër që mund të merret me këto punë.

Raporti juaj me femrat, si mund ta përkufizonit deri tani?

Shumë i mirë.

Cilat femra ju tërheqin më shumë, brunet, apo biondet. Pse?

Femrat që janë femra, sepse janë femra.

Çfarë ju tërheq më së shumti në pamje të parë tek një femër?

Çdo gjë në tërësi, si nga pamja, ashtu edhe nga stili.

Çfarë duhet të bëjë një vajzë që të fitojë zemrën e DJ BLUNT?

Të jetë vetvetja.

Hera e fundit që keni qenë në Shqipëri?

Para tre ditësh. Tashmë Shqipëria është shtëpia ime e dytë.

Koncertet, na flini pak për atmosferën që krijoni ju në klube të ndryshme?

Fjalët nuk mund ta përshkruajnë. Kemi fansat më energjikë dhe gjithmonë së bashku me ta krijojmë një super show në ambiente të ndryshme argëtimi.

Më madhështori, apo koncerti që ju ka lënë përshtypje më të mira, cili ka qenë?

Pa dyshim është dita e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u mbajt në qytetin e Vlorës për 100-vjetorin e Shtetit tonë. Gjithashtu edhe hapja e koncertit të 50 Cent në Prishtinë, ku ishin të pranishëm 30.000 spektatorë. Ishte një moment tepër i veçante, sepse kur ne u ngjitëm në skenë të 30. 000 spektatorët njëherësh thërrisnin… “DJ Blunt, Dj Blunt”. Një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet.

Si e mendoni këtë verë nga ana profesionale?

ON TOP.

Pergatiti Albina Gjergji
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DJ BLUNT: E vërteta e lidhjes sime me Dafina Zeqirin dhe bashkëpunimi me Jonida Maliqin Empty Re: DJ BLUNT: E vërteta e lidhjes sime me Dafina Zeqirin dhe bashkëpunimi me Jonida Maliqin

Mesazh nga Anakonda Tue 28 May 2013 - 19:34

pfff dafina e ledrri shkonin me shum sesa dj blunt po nejse kjo i din vet punt e vetta DJ BLUNT: E vërteta e lidhjes sime me Dafina Zeqirin dhe bashkëpunimi me Jonida Maliqin 1662798684
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi