Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Albi Nako: Kengetaret tona hidhen si majmune e sperdridhen si lavjerrese People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Albi Nako: Kengetaret tona hidhen si majmune e sperdridhen si lavjerrese People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albi Nako: Kengetaret tona hidhen si majmune e sperdridhen si lavjerrese

3 posters

Shko poshtë

Albi Nako: Kengetaret tona hidhen si majmune e sperdridhen si lavjerrese Empty Albi Nako: Kengetaret tona hidhen si majmune e sperdridhen si lavjerrese

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 28 Mar 2012 - 1:56

Gjinia e baletit eshte nje nga me te bukurat, impenjativet dhe fatkeqesisht me jeteshkurtrat ne boten e artit.Nje performance mirepritet, pelqehet, duartrokitet, komplimentohet, por pastaj vijon puna per koreografine e radhes dhe kenaqesia e saj i le vendin nje tjeter projekti.Kete ndjesi e ndan me ne koreografi i mirenjohur, nje nga me te suksesshmit (ne mos i vetmi) e diteve tona, qe i ka dhene jete cdo spektakli ne televizionin Klan, fale punes se tij dhe trupes se baletit, e cila eshte bere aktualisht nje nga shtyllat e forta te programeve televizive.Persos programit “E diela shqiptare”, tashme koreografite e Albit i shohim edhe ne spektaklin “X Factor”, ku javes qe lame pas, ai, se bashku me trupen e tij te baletit, persos performancave te konkurrenteve realizoi nje nga koreografite tejet ekstravagante per interpretimin e kengetares Tuna. Nisur nga kjo, lind pyetja dhe shqetesimi i vazhdueshem, ndersa shohim artistet e kompletuar ne bote (ne muzike, performance dhe kercim), se sa te kujdesshem jane kengetaret shqiptare ne kete drejtim. Sa vemendje i kushtojne ata kercimit, dhe realizimit te performancave artistike. Pergjigja e Albit ne kete rast eshte me e drejtperdrejte se kurre dhe shpresojme qe te jete nje leksion qe do t’u sherbeje ne vijim kengetareve tane… per me teper le te ecim me kete interviste te kendshme me koreografin Albi Nako.
Albi, nese do te hidhnim veshtrimin tek kengetaret shqiptare, ajo qe u mungon atyre eshte nje pergatitje profesionale nga ana e kercimit. Ju si e shihni kete dhe na tregoni te verteten, a ka trokitur ndonje kengetar ne studion tuaj per te leksione kercimi? Nese po, kush?
Duke iu referuar historise sone, jemi nje popull qe per 500 vjet kemi qendruar mbi qilim te drejtuar nga Meka duke i kenduar Allahut dhe per 50 vjet te tjera kemi kenduar te gozhduar mbi skene duke iu drejtuar tribunave te mbushura nga demonet e kuq, te cilet jepnin ata komanden e duartrokitjeve nen tingujt e thate te shuplakave autoritare…
Ne 20 vitet e fundit do te thosha pa frike qe ka pasur dhe ka nje pakice te vogel kengetaresh qe me zerat e tyre kane bere konkurrence edhe jashte kufijve tane, ndersa pjesa me e madhe qe perben shumicen jane ata kengetare qe kengen e tyre e bazojne tek performanca koreografike, duke mos u bere kurre pjese integrale e saj. Hidhen si majmune e sperdridhen si lavjerrese duke marre spunto nga euforite e papermbajtshme te publikut, te cilet nuk brohorasin cilesine vokale apo ate muzikore, por format e tyre te deformuara nga dhjami dhe te mbuluara nga celuliti…
Me ka qelluar shpesh qe ndonje kengetar te me vije nje ose dy jave para ndonje aktiviteti dhe ka kerkuar shoqerimin me koreografi nga balerinet dhe duke me kerkuar qe te jene pjese integrale e saj. Po si mund te integrohesh per 1 jave duke me thene a do me mesosh edhe mua te kercej?! A thua se te mesosh te kercesh per 1 jave eshte po aq e thjeshte si te incizosh ne nje studio, ku ti zerin e hedh si nje sorre dhe kompjuteri ta konverton ne bilbil. Kete fenomen, une e shoh ende si mungese kulture, sepse mbi te gjitha une kam nje shprehje qe nese nje kengetar nuk njeh rregullat elementare te komportimit me publikun dhe te respektoje ligjet qe ka skena, eshte njesoj si te jetosh ne qyteterim pa rregulla e ligje. Per ta mbyllur kete do te thosha qe nje kengetar qe nuk di te kerceje eshte analfabet, sepse kercimi sot eshte bere mode dhe eshte e pamohueshme. Ne rastin konkret e vetmja kengetare qe me ka ardhur per t’u ushtruar me prova danci ishte Elvana Gjata, por, fatkeqesisht, nuk zgjati shume prej impenjimeve te shumta qe ajo kishte…!
Albi ,mes kengetareve te rinj te “X Factor”, trupa juaj e baletit eshte bere nje pjese e rendesishme e performancave te tyre. Si po shkon ky impenjim i ri?
Per sa thashe me lart, baleti eshte gjithmone pjese e rendesishme e cdo lloj aktiviteti dhe sidomos kur behet fjale per kenget. Per sa i perket kengetareve ne “X Factor” performancat koreografike i japin me shume jete nje kenge, i japin koloritin shumengjyresh duke e bere performancen me te plotesuar. Me vjen mire kur degjoj nga kengetaret qe kur shohin baletin e ndjejne ate dhe shprehen qe marrin nje fuqi teksa kendojne, gje qe i ben ata qe te jene me te realizuar.
Nje performance e vecante ka qene ajo e kesaj jave me kengetaren Tuna. Ishte e lehte ta benit pjese te koreografise ate?
Vertet ishte nje performance e vecante ne te gjithe kuptimin e fjales fale dhe idese qe me dha regjisorja Grabocka, por qe te jem i sinqerte do te doja qe te ishte nje numer koreografik i mirefillte se do te ishte shume here me i realizuar. Gjithsesi ishte risi per skenat shqiptare.
Per hir te se vertetes, jeta e nje baleti mbaron sapo mbaron nje performance. Ju vjen keq per kete?
Jo me vjen keq, por e vuaj cdo dite dhe ne cdo moment. Eshte nje zanat qe vdes pa lindur, eshte nje zanat qe qan dhe qesh si femijet duke ecur kembadorazi dhe plaket njekohesisht pa i nderruar asnjehere pelenat, eshte nje zanat qe i kushton femijerine dhe i fal rinine, por qe nuk i merr asnjehere atributet minimale qe ti mund te pretendosh. Nese nje kenge degjohet kudo dhe mund ta degjosh edhe jashte vullnetit tend gjithe vitin, me baletin ndryshon puna. Sa e sa here une mund te pretendoj qe kam bere ndonje pune te arrire dhe kenaqesia e asaj pune ka mbaruar direkt te nesermen, sepse vjen java tjeter dhe duhet te pergatitesh me te njejten pergjegjesi. Ju thashe edhe me pare qe eshte nje zanat deri diku me se i domosdoshem dhe i mallkuar deri ne perjetesi. Nuk e kemi komoditetin qe te prodhojme nje album e me te te shetisim gjithe vitin, por eshte e kunderta. Thjesht duhet vetem te japim e te konsumohemi brenda vetes dhe me e keqja pa marre dhe konsumuar kenaqesine e radhes.
Cila eshte menyra qe mendoni se do ta identifikonte me shume punen tuaj dhe trupes se baletit gjithashtu?
Mendoj sado pak se ia kam arritur deri diku, por them deri diku. Them deri diku, duke futur ne koreografi lenden e pare qe quhet subjekt ose fabul, duke futur protagonizmin tek balerinet dhe duke rritur e kultivuar ne menyre profesionale dhe artistike individe te rralle si partnerja ime Klaudia, gje qe ben qe memoria e njerezve mos te sfumohet aq shpejt sic ndodh rendom, prandaj them qe ia kam arritur deri diku!/ Koha Jone/
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albi Nako: Kengetaret tona hidhen si majmune e sperdridhen si lavjerrese Empty Re: Albi Nako: Kengetaret tona hidhen si majmune e sperdridhen si lavjerrese

Mesazh nga Arabela Wed 28 Mar 2012 - 5:12

te verteten thote,,,,nuk shikohen me sy,,,komplet jahste natyralitetit,,,shume te rralla jane ato me autoritet kengetareje,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albi Nako: Kengetaret tona hidhen si majmune e sperdridhen si lavjerrese Empty Re: Albi Nako: Kengetaret tona hidhen si majmune e sperdridhen si lavjerrese

Mesazh nga Anakonda Wed 28 Mar 2012 - 22:14

e vertet eshte edhe pse mund tu djege.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albi Nako: Kengetaret tona hidhen si majmune e sperdridhen si lavjerrese Empty Re: Albi Nako: Kengetaret tona hidhen si majmune e sperdridhen si lavjerrese

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi