Meta në SHBA: Integrimi në BE, humbëm kot 2 vjet
3 posters
Faqja 1 e 1
Meta në SHBA: Integrimi në BE, humbëm kot 2 vjet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e plotë të familjen evropiane. Garancia i është dhënë dje gjatë vizitës së tij në Uashington, kryetarit të LSI-së, Ilir Meta gjatë takimit që zhvilloi në Departamentin e Shtetit me zv/ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker. Gjatë takimit, Meta dhe Riker diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, perspektivën e axhendës së integrimit evropian dhe zhvillimeve në rajon. Kreu i LSI u shpreh se Shqipëria ngadalësoi axhendën e saj integruese në dy vitet e fundit, në mënyrë të panevojshme dhe se kjo duhet të shërbejë si një mësim për të ardhmen. Në këtë drejtim, Meta vuri në dukje përmirësimin e klimës politike gjatë muajve të fundit dhe theksoi rëndësinë e konkretizimit të shpejtë të reformave, në përputhje edhe me Planin Kombëtar të Veprimit, të miratuar së fundmi. Nga ana tjetër zv/ndihmës Sekretari i Shtetit, Riker u shpreh se, SHBA mbështet plotësisht përmbushjen e 12 prioriteteve të Bashkimit Evropian dhe marrjen e statusit të kandidatit duke theksuar se fokusimi në zbatimin e Planit për Veprim është i rëndësishëm për ecurinë e integrimit evropian të Shqipërisë. Sipas njoftimit për shtyp të LSI-së, Meta dhe Riker ndanë të njëjtin mendim se Shqipëria dhe rajoni kanë përjetuar një zhvillim të madh gjatë 20 viteve të fundit. Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit rajonal u vlerësua si domosdoshmëri për konsolidimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë për të gjitha vendet. Në këtë drejtim u vlerësua kontributi që Shqipëria jep në mënyrë të vazhdueshme në shërbim të fqinjësisë së mirë dhe integrimit rajonal. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Uashington, Ilir Meta është takuar edhe me senatoren Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomisionit për çështjet europiane. Rëndësia e reformave që afrojnë vendin me BE-në, ka qenë në qendër të bisedimeve. “SHBA janë fuqimisht të angazhuara dhe në koordinim të ngushtë me BE”, - është shprehur kreu i LSI-së. Ai shprehu angazhimin e partisë së tij në përmbushjen e reformave që Shqipëria t’i bashkohet unionit europian. Temë tjetër diskutimi mes tyre ka qenë situata në rajon dhe roli i SHBA dhe Shqipërisë.
Re: Meta në SHBA: Integrimi në BE, humbëm kot 2 vjet
kur ka fytyre ky maskara e flet akoma [@@@@@@]
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Meta në SHBA: Integrimi në BE, humbëm kot 2 vjet
te gjith politikanet njesoj jane.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Integrimi, Meta: Duhet bashkëpunim i palëve
» Meta: Institucione për kontrollin e tregut
» Integrimi në BE, Nikolic: Gjermania na ka vendosur kushte të parealizueshme
» Meta: Rama te bashkepunoje per zgjidhjen
» Meta: Tadic, i mirepritur ne Shqiperi
» Meta: Institucione për kontrollin e tregut
» Integrimi në BE, Nikolic: Gjermania na ka vendosur kushte të parealizueshme
» Meta: Rama te bashkepunoje per zgjidhjen
» Meta: Tadic, i mirepritur ne Shqiperi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi