Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kriza, PE përfaqësues në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kriza, PE përfaqësues në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kriza, PE përfaqësues në Shqipëri

Shko poshtë

Kriza, PE përfaqësues në Shqipëri Empty Kriza, PE përfaqësues në Shqipëri

Mesazh nga Vizitor Thu 15 Apr 2010 - 2:10

Kriza, PE përfaqësues në Shqipëri Hannes_Swoboda_Hannes_SwoboPas tentativave të Këshillit të Europës, Parlamenti Europian po shqyrton mundësinë për të dërguar një përfaqësi të forcave të ndryshme politike në Tiranë, për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes demokratëve dhe socialistëve.


Numri 2 i grupimit të majtë në Parlamentin Europian Hannes Swoboda ka shtruar këtë propozim në tryezën me përfaqësuesin e qeverisë Lulëzim Basha.

“Gjatë takimit, kur po diskutonim situatën politike në Shqipëri, z. Swoboda, i tha ministrit tuaj të Brendshëm se Parlamenti Europian, në fakt jo kështu për të qenë të saktë, por që socialistët dhe disa grupe të tjera në Parlamentin Europian, ishin të gatshëm të vinin në Shqipëri në mënyrë që të ndihmojnë për të zgjidhur situatën politike. Mendoj se është një sugjerim sensibël dhe ofertë e brishtë”, është shprehur Eduard Kukan, kryetar i delegacionit të PE-së për Ballkanin.

“Disa prej kolegeve tanë, përfshi dhe unë apo të tjerë, mund të vimë në Shqipëri e të diskutojme me palët për të gjetur zgjidhje. Të mundohemi të gjejmë arsyet pse opozita mbetet ende e pakënaqur e t’i japim edhe qeverisë shansin për të bërë disa hapa përpara për të dhënë me të vërtet një mundësi sesi mund të shikohet ndershmëria, hapja dhe sinqeriteti në këto zgjedhje”, theksoi zëvendëspresidenti i PSDE-së, Hannes Swoboda.

“Kur Partitë Popullore Europiane mbështesin qeverinë e socialistët europianë mbështesin qartësisht Partinë Socialiste të Edi Ramës, unë mendoj se kjo nuk është rruga për t’ju ndihmuar, mendoj se duhet të bashkojmë forcat në Parlamentin Europian për t’i bërë presion politikanëve shqiptarë”, tha Kukan.

“Mund të kërkojmë ekspertizë nga Komisioni i Venecias, mund të shohim më konkretisht këtë çështje, sepse duke argumentuar vetëm politikisht mbetet e pamjaftueshme, duhet të shkojmë më thellë për të parë këto shqetësime, nëse ato justifikohen sipas përcaktimit kushtetues”, deklaroi Swoboda.

Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha zhvilloi me dyer të mbyllura një seancë pyetje-përgjigjesh me eurodeputetët ku ka shpjeguar përparimet e vendit në përputhje me udhërrëfyesin e komisionit për liberalizimin e vizave.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi