Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë vëren një mashkull te një femër? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë vëren një mashkull te një femër? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë vëren një mashkull te një femër?

3 posters

Shko poshtë

Çfarë vëren një mashkull te një femër? Empty Çfarë vëren një mashkull te një femër?

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 3 Apr 2012 - 10:51

Çdo njeri është i ndryshëm dhe si rrjedhojë kërkon gjëra të ndryshme, por janë disa cilësi bazë që do t’i donin të gjithë.

Në vazhdim mund të shihni disa cilësi që meshkujt i vlerësojnë shumë tek një femër. Nëse keni ndonjërën nga këto cilësi, ju vërtet jeni fatlume të dashura vajza, por nëse nuk i keni, atëherë jepni maksimumin që t’i kultivoni ato, sepse janë esenciale në marrëdhëniet me meshkujt.



1. Vetëbesimi

Jo vetëm meshkujt, por edhe femrat në mes vete do të donin të kenë një shoqe që ka vetëbesim. Vetëbesimi i jep secilit person një mundësi për të pasur një paraqitje shumë të admirueshme. Meshkujt sigurisht pëlqejnë pozicionin e përkrahësit dhe të atij që ndihmon femrën në përballje me gjërat që sjell jeta, por do të lodheshin shumë nga një vajze pa vetëbesim.



2. Sensi i humorit

Askush nuk do të dëshironte të ishte me dikë që është gjithmonë shumë serioz. Meshkujt adhurojnë femrat që kanë sens humori, që nuk janë të shumta. Këto femra, kur bien në dashuri, sensi i tyre zbehet. Kujdes: meshkujt urrejnë vajzat që kanë një vështrim negativ mbi gjërat. Vajzat me një natyrë të gëzueshme dhe pozitive janë shumë atraktive për meshkujt.



3. Pastërtia

Pastërtia është element i një rëndësie të veçantë. Përpos rolit që e ka për vetë personin, duke e bërë të ndjehet gjithmonë i freskët, për marrëdhënien me meshkujt është cilësi e pa zëvendësueshme. Aroma e mire dhe pastërtia na tërheqin të gjithëve, ndërsa e kundërta na neverit shumë, pra edhe një mashkull sigurisht se nuk do të pëlqente një vajzë pa higjienë personale.



4. Pavarësia

Pavarësia ju bën shumë atraktive e sidomos në sytë e një djali. Pavarësia juaj e bënë edhe mashkullin të ndjehet shumë i lidhur pas jush dhe sigurisht ai gjithmonë do të ketë nevojë për kujdes dhe vëmendjen tuaj. Pos këtyre, meshkujt kanë nevojë për hapësirën e tyre, gjë të cilën do të mund t’ua jepte vetëm femra e pavarur.



5. Mirëkuptimi

Djemtë janë në kërkim të një vajze që i kupton ata. Do të donin që të gjenin mikun të cilit i besojnë, shokun me të cilin janë të lirë dhe dashurin e jetës në vajzën që do zgjedhin. Kur ata do të kenë nevojë për mirëkuptim, shndërrohen në natyra të buta dhe moskuptimi nga ana e njerëzve për zemër që ata kanë do t’i lëndonte pa masë.



6. Ndershme dhe besnike

Sigurisht ata kanë nevojë për një vajzë të ndershme dhe besnike. Ai duhet të jetë i sigurt që kur ai të dal nga dhoma, ajo nuk do të flirtoj me shokun e tij. Djemtë presin të gjejnë vajzën ku pavarësisht çfarë do të ndodh, ato të jenë në anën e tyre.



7. E matur dhe folëse e mirë

Sigurisht, pos dukjes së mirë, element shumë i rëndësishëm, e po thuajse gjithmonë edhe më i rëndësishmi, është maturia dhe aftësia për të folur. Do të donin që e dashura e tyre përpos temave për modën dhe kozmetikën të mund të fliste rrjedhshëm dhe qartë edhe për tema tjera.

8. Mbështetëse

Përvec që meshkujt janë mbështetës ata kanë nevojë për mbështetje tek partnerja që do të zgjedhin. Ata duan ta kenë dikë që e ndihmon në arritjen e qëllimeve që ai ka, ta dëgjoj kur ai fletë dhe ta sugjeroj.

Cuna na shkruani jane te verteta ??? juhjjjjj
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë vëren një mashkull te një femër? Empty Re: Çfarë vëren një mashkull te një femër?

Mesazh nga Anakonda Tue 3 Apr 2012 - 17:08

Cte bej,se un i kam keto cilesi?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë vëren një mashkull te një femër? Empty Çfarë vëren një mashkull te një femër?

Mesazh nga Emona Tue 3 Apr 2012 - 23:50

Çfarë është ajo që posedojnë femrat për t’i tërhequr meshkujt?
Natyrisht, pas linjave trupore dhe atributeve fizike, meshkujt fillojnë t’i vërejnë edhe personalitetin dhe karakterin e tyre. Ashtu siç edhe kanë treguar hulumtime të shumta, meshkujt e pëlqejnë buzëqeshjen e bukur, dukjen e këndshme, por edhe mençurinë.
Buzëqeshja
Hulumtime të shumta kanë treguar se meshkujt e pëlqejnë buzëqeshjen e femrave. Ata konsiderojnë se në këtë mënyrë femrat tregojnë se sa janë të hapura, të lumtura dhe pa ngarkesë. Buzëqeshja gjithmonë është seksi.


Di të dëgjojë

Femra e cila e dëgjon me kujdes dhe vëmendje bisedën e bashkëfolësit është më shumë se tërheqëse. Një studim australian ka treguar se shumica e meshkujve pikërisht këtë e vërejnë.


Prirja për humor

Gjithkujt i pëlqen kur dikush di të të bëjë të qeshësh dhe të disponon. Mu për këtë arsye, për meshkujt sidomos janë tërheqëse femrat të cilat kanë prirje për humor. Femra të tilla i relaksojnë dhe i bëjnë të qeshin, e ky është parakusht për t’u ndier më seksi.


Shakaja në llogari të saj

Nuk ka gjë më të keqe se kur një femër nuk di të mahitet në llogari të saj dhe që gjithçka e merr personalisht. Atëherë kur femra mahitet në llogari të saj, tregon se është e hapur si ndaj vetes po ashtu edhe ndaj gjinisë tjetër.


Shikimi

Shumë meshkuj mendojnë se femra i pushton me shikim. Ka edhe të tillë që e pëlqejnë shikimin e fshehur të femrës, derisa të tjerëve u pëlqen shikimi i turpëruar. Kjo është një lëvizje që nuk mund të aktrohet dhe shikimi më tërheqës është ai që përcakton personalitetin e vërtetë të femrës.


Mençuria

Shumica e meshkujve pranë vetes kanë dëshirë ta kenë një femër të mençur. Edhe pse disa të tjerë e thonë të kundërtën, mençuria është dhunti seksi. Është pikërisht mençuria ajo që i mundëson femrës të jetë interesante, intrigante, relevante, por edhe me imagjinatë në shtrat.


Sjellja e këndshme

Femra nuk ka pse të jetë gjithnjë e shenjtë, por duhet pasur sjellje të këndshme dhe të mira. Meshkujt nuk i pëlqejnë femrat e zëshme dhe që imponohen./knninfo/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë vëren një mashkull te një femër? Empty Re: Çfarë vëren një mashkull te një femër?

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 4 Apr 2012 - 1:26

Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë vëren një mashkull te një femër? Empty Re: Çfarë vëren një mashkull te një femër?

Mesazh nga Emona Wed 4 Apr 2012 - 2:10

Dy temat u bashkuan ne nje..."Çfarë vëren një mashkull te një femër?"
me
"Cilësitë që meshkujt shikojnë te një femër .."


temat kan paka a shum ngjajshemir..ndaj mu dok e arsyshem ti bashkoji.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë vëren një mashkull te një femër? Empty Re: Çfarë vëren një mashkull te një femër?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi