Këndojnë më lehtë “playback” se “live”!
2 posters
Faqja 1 e 1
Këndojnë më lehtë “playback” se “live”!
Kosova realisht ka një numër jashtëzakonisht të madh këngëtarësh. Por për faktin se pjesa dërmuese e tyre këndojnë ‘playback’, këndimi ‘live’ është shumë i vogël. Sipas kompozitorit Shefqet Hoxha, arsyeja përse tregu muzikor është i vërshuar nga këndimi ‘playback’ janë institucionet të cilat nuk krijojnë kushte që këngëtarët të paraqiten më shumë nëpër evenimente të ndryshme për të kënduar live. “Kjo është një temë mjaftë e gjerë për tu shtjelluar, ngase dominojnë shumë faktorë të cilët ndikojnë që tregu ynë muzikor të kultivoj më shumë këngën playback. Faktor i parë mund ti kisha përmendur institucionet kulturore të cilat nuk mundësojnë që një këngëtarë të paraqitet live dhe të tregojë talentin e vet nëpër festivale apo ndonjë eveniment tjetër. Mbase mungojnë organizatorët për të realizuar qoftë një festival live, ku këngëtarët mund të ishin shprehur origjinal”, ka thënë ai për “Zëri”.
Një rol mjaftë të rëndësishëm për z. Hoxhën kanë edhe televizionet tona, të cilat më shumë hapësirë u japin këngëtarëve që këndojnë playback se sa atyre live. Ai nuk e mohon faktin se Kosova ka mjaftë shumë këngëtarë që interpretojnë live, por paraqitjet e tyre në ekran janë shumë të pakta.
“Televizionet tona nuk u kushtojnë shumë rëndësi këngëtarëve të cilët dinë të këndojnë live. Megjithatë kemi një numër të madh të tyre, mirëpo shumë rrallë i shohim nëpër televizionet tona”, shprehet ai.
Këndimit live nuk u kushtohet rëndësi as nga ana edhe e disa këngëtarëve të cilët më me dëshirë interpretojnë playback në një koncert se sa live. Pra sipas Hoxhës secili punon për interesat e veta andaj këndimi live ka mbetur shumë prapa në vendin tonë.
Frikohen të këndojnë ‘live’
Këngëtarja Liliana Çavolli që ka 50 vjet në skenë dhe njihet si këngëtare e interpretimit live ndjehet e zhgënjyer që skena jonë muzikore është e mbushur me këngëtarë jo profesionist.
“Unë mendoj se në Kosovë përkundër numrit të madh të këngëtarëve, ekziston mungesë e madhe e këndimit live. Arsyeja sipas mendimit tim është se nuk munden të këndojnë live, ndërsa arsye tjetër mund të jetë edhe mungesa e orkestrës, p.sh. organizatorët për të mos shpenzuar shumë, më lehtë e kanë të ftojnë vetëm një këngëtare se sa e tërë orkestrën, andaj për këtë, edhe këngëtarët më lehtë e kanë që në koncerte apo mbrëmje rinore të këndojnë playback se sa për ta provuar veten në këndimin live. Dhe arsyeja tjetër është edhe mos guximi për të kënduar live. Unë ndiej keqardhje pse kemi aq shumë këngëtarë, mirëpo në të kundërtën fare pak paraqiten me këndimin origjinal –live. Mendoj se duhet të kultivojmë më shumë trimëri në vete dhe në këngë. Ata që interpretojnë live janë shumë të paktë dhe mund të numërohen edhe në gishta”, thotë ajo.
Mungojnë organizimet e koncerteve ‘live’
Sipas Lilianës ndikim kanë edhe institucionet respektivisht televizionet të cilat nuk janë në gjendje të realizojnë një koncert live. “Mua më ka marrë malli për festivalin e dikurshëm ‘Akordet e Kosovës’ që e organizonte Radio Televizioni i Prishtinës. Në atë kohë ka qenë shumë më ndryshe dhe tani ka ndërruar çdo gjë. Të them të drejtën mua më ka marrë malli edhe të këndoj, shpesh dëgjuesit që kam në emision më telefonojnë dhe më pyesin përse nuk këndoj. Duhet që edhe televizionet të organizojnë një festival me këngëtarët e vjetër, sepse edhe ne mund të këndojmë”, është shprehur ajo.
Pjesa dërmuese e këngëtarëve tanë më shumë rëndësi u kushtojnë dukjes se sa interpretimit, këtë e pohon edhe Liliana e cila thotë se tani kënga më shumë shikohet se sa këndohet.
Kompozitori Xhevdet Gashi mendon se ka mjaftë këngëtarë që dinë të këndojnë live, mirëpo mungojnë organizimet e tilla në mënyrë që ata ti paraqesin vlerat e veta.
“Mendoj se kemi këngëtarë që dinë të interpretojnë live, madje që janë shumë të shkëlqyeshëm, mirëpo faji është te organizatorët të cilët e ftojnë këngëtarin e vetëm pa orkestër vetëm për të mos shpenzuar shumë. Andaj vetëm me një këndim playback u duket se bëjnë një organizim të mirë, por në të kundërtën dëmtojnë këngëtarin” potencoi ai.
Si pasojë e tyre, Xhevdeti thotë se nuk ka edhe koncerte në Kosovë, mungojnë shumë e sidomos koncertet solistike. Mirëpo nuk e mohon faktin se ka edhe prej këngëtarëve që më shumë pëlqejnë këndimin playback se sa live, sepse u vjen më lehtë. /Zeri/

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Këndojnë më lehtë “playback” se “live”!
te gjith kengetaret kendojn me mire keshtu
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kur na 'kendojne' veshet
» Kur na “këndojnë” veshët
» Gjelat këndojnë me orar
» Kur të huajt këndojnë 'Bon bon'-in e Erës (video)
» Koreanët i këndojnë orizit që të rritet më shpejt

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi