Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush eshte Perendia ? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush eshte Perendia ? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush eshte Perendia ?

2 posters

Shko poshtë

Kush eshte Perendia ? Empty Kush eshte Perendia ?

Mesazh nga WebMaster Tue 17 Apr 2012 - 7:36

Imagjinoni dy njerëz në një fletë letre. Këta njerëz janë dy-dimensionalë, dmth kanë gjatësi dhe gjerësi po jo lartësi; letra është gjithë bota e tyre. A mund të të shikojnë ata ty? Jo. Ata mund të shohin vetëm atë që është në letër (në botën e tyre). Ata nuk mund ta perceptojnë dot dimensionin e lartësisë. Tani ta zëmë se ti me gisht prek letrën. Tani a mund të të shohin ata? Ata nuk mund të të shohin të gjithë ty, por mund të shohin majën e gishtit tënd, atë pjesë që ka hyrë në botën e tyre.

Perëndia i fshehur

Kjo është një analogji e situatës sonë me Perëndinë. Perëndia ekziston jashtë dimensioneve tona. Ai mund të ekzistojë jashtë kohës dhe hapësirës sonë. Prandaj është e vështirë ta "shohim" Atë. Ne jemi si ata njerëzit mbi fletën e letrës dy-dimensionale. Ne nuk mund ta shohim atë që është në një dimension të tretë. Por në këtë rast, ne ekzistojmë në katër dimensione (lartësi, gjatësi, gjerësi, kohë), dhe Perëndia ekziston përtej këtyre.

Atëherë si mund ta njohim një Qenie të tillë? Ashtu si "njerëzit e sheshtë" në letër nuk mund të dinin gjë për ty po qe se ti nuk do ta prekje letrën, edhe ne nuk jemi në gjendje ta dallojmë Perëndinë nëse Ai nuk na e zbulon veten. Ai duhet të "prekë letrën" e botës sonë. Perëndia duhet të zbresë disa dimensione më poshtë.

Perëndia i padukshëm i zbuluar

Kur studiojmë historinë e njerëzimit, sidomos historinë e fesë, a shohim ndonjë rast kur Perëndia "ka prekur letrën" e botë sonë? "Gishti" i Perëndisë e ka prekur botën tonë në një person të njohur si Jezus Krishti. Jezusi shpalli se ishte Perëndia (Gjoni 8:58, 17:3), tha që të shihje Atë ishte të shikoje Perëndinë (Gjoni 12:45; 14:9), tha që Ai ishte i vetmi person që kishte ardhur drejt nga Perëndia në botën tonë (Gjoni 3:13), dhe i fali mëkatet e njerëzve, gjë që vetëm Perëndia mund ta bëjë (Marku 2:5). Shumë pasazhe të tjera të Dhiatës së Re pohojnë hyjninë e Jezusit (Gjoni 1:3,4,18; Hebrenjve 1:1-13; Kolosianëve 1:15-20, 2:9; Filipianëve 2:6). Ai ishte Perëndia që "u bë mish dhe banoi ndër ne" (Gjoni 1:14). Ai është "shembëllimi i dukshëm i Perëndisë së padukshëm" (Kolosianëve 1:15).

Nëse ne jemi "njerëzit e sheshtë" ka kuptim që Krijuesi ynë shumë-dimensional, Perëndia, të hynte në botën tonë katër-dimensionale duke u bërë qenie njerëzore. Ai e bëri të njohur veten e Tij tek ne. Por pse duhej ta bënte këtë Perëndia?

"Më trego Perëndinë"

Është një histori për një bujk të vjetër që jetonte i vetëm në një kasolle. Pranë kasolles së tij ishte një plevicë. Një natë shumë të ftohtë dimri, disa zogj filluan të përplaseshin në dritaret e kasolles së tij të ngrohtë, duke dashur t'i shpëtonin të ftohtit të acartë. Kështu që burri doli jashtë dhe hapi derën e plevicës. Atje brenda ishte ngrohtë. Ai valëviti krahët dhe iu thirri zogjve që të hynin në plevicë që të shpëtonin. Por ata nuk e kuptuan.

Sa deshi të ishte zog në atë moment! Po të ishte njëri prej tyre, do t'i drejtonte të tjerët në plevicë që të shpëtonin e të mos ngordhnin nga të ftohtët. Dhe atëherë bujku i vjetër e kuptoi pse kishte ardhur Jezusi. Megjithëse ai nuk mund të bëhej zog, Perëndia mund të bëhej njeri dhe Ai u bë. "Sepse Perëndia aq e deshi botës sa që e dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në Të të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme."

Kujdesni beni komente pa ofenduar religjonet .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte Perendia ? Empty Re: Kush eshte Perendia ?

Mesazh nga Anakonda Tue 17 Apr 2012 - 7:53

vete perendia eshte ai qe na ka krijuar ne.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi