Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Miqësia, sekret i jetëgjatësisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Miqësia, sekret i jetëgjatësisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miqësia, sekret i jetëgjatësisë

2 posters

Shko poshtë

Miqësia, sekret i jetëgjatësisë Empty Miqësia, sekret i jetëgjatësisë

Mesazh nga WebMaster Thu 19 Apr 2012 - 3:30

MIQËSIA, SEKRETI I JETËGJATËSISË

Besoj se të gjithë e keni kuptuar se bëhet fjalë për miqtë. Edhe pse përvoja na ka treguar se shoqëria e miqve na bën të ndihemi mirë dhe të harrojmë shumë gjëra, vetëm tani shkencëtarët kanë nisur ta përqendrojnë vëmendjen e tyre mbi rëndësinë që miqësia dhe raportet sociale në përgjithësi, kanë mbi shëndetin.


Për të pasur një shëndet të mirë, pjesa më e madhe e njerëzve u drejtohet mjekëve, psikologëve, librave apo përdorin produkte bimore. Megjithatë, shpesh njerëzit lënë pas dore një armë të fortë, e cila mund të jetë vërtet efikase për të luftuar sëmundjet dhe depresionin, mund të ngadalësojë procesin e plakjes dhe për më tepër mund të na zgjasë jetën.

Besoj se të gjithë e keni kuptuar se bëhet fjalë për miqtë. Edhe pse përvoja na ka treguar se shoqëria e miqve na bën të ndihemi mirë dhe të harrojmë shumë gjëra, vetëm tani shkencëtarët kanë nisur ta përqendrojnë vëmendjen e tyre mbi rëndësinë që miqësia dhe raportet sociale në përgjithësi kanë mbi shëndetin.

Kështu, nga një studim i bërë në Australi për dhjetë vjet rresht, doli se personat e moshuar në moshë, të cilët kishin shumë miq dhe kalonin kohë të gjatë nën shoqërinë e tyre, kishin 22 për qind më pak probabilitet për të vdekur gjatë kësaj periudhe, në krahasim me ata që kishin një numër të kufizuar miqsh. Një tjetër studim i zhvilluar në 2007-ën ka treguar se ka një rrezik prej 60 për qind për zhvillimin e obezitetit tek ata që kanë miq të shëndoshë.

Në fund, vitin e kaluar, një grup shkencëtarësh të "Harvardit" arritën në përfundimin se lidhjet e forta sociale me siguri mund të përmirësojnë gjendjen mendore që dalëngadalë dobësohet. Në librin e tij të ri, titulluar "The girls from Ames: A story of Women and 40-year friendship", Jeffrey Zaslow tregon historinë e 11 mikeshave të fëmijërisë, që nga Ajua transferohen në tetë shtete të ndryshme. Por, pavarësisht largësisë, miqësia e tyre vazhdon t‘i rezistojë kohës, duke përdorur letrat, takimet, kartolinat, albumet e fotografive dhe ditarët e ndryshëm të protagonisteve.

Zaslow ka zbuluar me detaje se në çfarë mënyre miqësia e thellë mes këtyre grave ka ndikuar në jetën e tyre, sidomos për të përballuar momentet më të vështira. Roli që miqësia luan për shëndetin dhe mirëqenien e tyre shihet qartë në çdo kapitull të librit. Dy prej tyre kohët e fundit zbulojnë se vuajnë nga tumori i gjirit. Kelly Zwagerman i tregon autorit se kur mjeku i tregoi diagnozën në shtator të vitit 2007, e këshilloi që të qëndronte gjatë gjithë kohës me njerëz të dashur për të. Por, ajo preferoi që t‘u drejtohej mikeshave të fëmijërisë, edhe pse jetonin larg: "Dashuria që ditën të më transmetojnë ka qenë e jashtëzakonshme".

Kur më pas nisi të ankohej se kurat të cilave u ishte nënshtruar i shkaktonin plagë të dhimbshme në gojë, një prej shoqeve i dërgoi nga larg disa receta bimore dhe ilaçe të cilat i kishte përgatitur në një farmaci të shtrenjtë, për t‘i lehtësuar dhimbjen shoqes, ndërsa tjetra i bëri një kapele me shtiza, duke e ditur që shumë shpejt do t‘i binin flokët. Të tjerat i dërguan një kostum gjumi të realizuar me fije speciale për të larguar djersën dhe për të fjetur qetë gjatë natës.
Nga ana tjetër, Zwagerman tregon se ndihej më mirë të fliste me shoqet, se sa me mjekët, për ta përballuar sa më lehtë sëmundjen e saj. Jo më kot vazhdon të mbetet e gjallë edhe sot thënia e famshme e Aristotelit:"Miqësia është një virtyt, e përveç kësaj, gjëja më e nevojshme në jetë". Në fakt, askush nuk do të zgjidhte të jetonte pa miq, edhe sikur të kishte gjithë të mirat e kësaj bote (koha ka treguar se pikërisht pasanikët dhe ata që kanë çdo gjë në jetë, kanë më shumë se të tjerët nevojë për miq).

Janë ata të vetmit që mund t‘u besosh në varfëri dhe fatkeqësi të tjera. Fëmijët kanë nevojë për miqësinë që të mos gabojnë; të moshuarve për t‘u qëndruar pranë e për t‘u shërbyer kur kanë nevojë, për shkak se mosha nuk i lejon; ndërsa atyre që janë në moshën e rinisë, për veprime të bukura.




Miqësia, sekret i jetëgjatësisë Per%20miqesine


Nga miqësia në dashuri


Sipas psikologëve, ngaqë miqësia ka një rëndësi kaq të madhe në jetën e njerëzve, është më e lehtë që ajo të shndërrohet në dashuri. Sipas një studimi të gjerë të kryer vite më parë me më shumë se 500 çifte, u pa se pjesa më e madhe e tyre kishin qenë miq që në fëmijëri, një miqësi që me kalimin e kohës ishte shndërruar në diçka më shumë - në dashuri.

Po ashtu, studimi tregoi se çiftet që kishin qenë miq prej kohësh, kishin një lloj tjetër raporti, më të hapur dhe më të sinqertë. "Ata ishin më të lirë që të diskutonin çdo lloj problemi me njëri-tjetrin, madje të kishin një marrëdhënie më të pastër, sepse i njihnin njëri-tjetrit çdo detaj", tregon ekipi i psikologëve që u mor me këtë studim.

Një prej tyre, që psikologët e merrnin edhe si shembull, ishte çifti Smith, David dhe Natali, të cilët këtë vit festonin 50-vjetorin e martesës. Të dy i kishin pasur shtëpitë afër, prindërit kishin qenë miq me njëri-tjetrin dhe fëmijët kishin një raport të veçantë. "Unë dhe David kemi qenë gjatë gjithë kohës bashkë, thuajse që kur kemi lindur. Që të vegjël shkonim në të njëjtën çerdhe, pastaj në të njëjtin kopsht e shkollë.

Në të një njëjtin gjimnaz dhe universitet. Kemi qenë miq të ngushtë me njeri-tjetrin dhe problemet e adoleshencës, më shumë se me prindërit, i kemi ndarë me njëri-tjetrin. Deri në universitet kemi qenë vetëm miq të mirë, pastaj kuptuam se mes nesh kishte lindur një tjetër ndjenjë, që shkonte përtej miqësisë. Kishte lindur dashuria", tregon Natali.

Çifti, që feston këtë vit 50 vjet martesë, ka dy fëmijë dhe e di më mirë se kushdo tjetër që miqësia mund të kthehet në dashuri pa asnjë lloj problemi. Çifti Smith tregon gjithashtu që vazhdojnë të ruajnë ende miqësinë me shokët dhe shoqet që nga koha e shkollës. "Thuajse çdo fundjavë na vizitojnë ose vizitojmë miqtë tanë, duke iu nënshtruar edhe aktiviteteve të ndryshme në grup".
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Miqësia, sekret i jetëgjatësisë Empty Re: Miqësia, sekret i jetëgjatësisë

Mesazh nga Anakonda Fri 20 Apr 2012 - 0:29

miqesia e vertete eshte e rralle ne ket jete.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi