Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjithë fajin e kanë ata People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjithë fajin e kanë ata People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjithë fajin e kanë ata

2 posters

Shko poshtë

Gjithë fajin e kanë ata Empty Gjithë fajin e kanë ata

Mesazh nga WebMaster Thu 19 Apr 2012 - 12:59

Nga Jona Dervishi

U përfol e u bë lajmi më bombastik e më polemik i medias së shkruar dhe vizive, por jo vetëm, “Gay-Parade” u bë dhe muhabeti më i konsumuar i kafeneve e restoranteve, si dhe tavolinave të punës nëpër institucione të ndryshme publike e private. Një paradë e thjeshtë, në formë manifestimi, e një grupi të vogël njerëzish të diskriminuar e paragjykuar deri në palcë vetëm për shkak të orientimit të tyre seksual.

Në një mënyrë absurde e pa sens data 17 Maj, pra dita kur do të mbahet Parada e homoseksualëve të Shqipërisë, u përfol si të ishte “dita e qametit”, sidomos nga komunitetet fetare. Dita kur botës do i vinte fundi, ku njerëzimi s’do të ishte më ai i pari dhe natyra do revoltohej deri në tërbim e shkatërrim në formë katastrofe, por ajo çka mua duk më e çuditshme e gati- gati “misterioze” ishte lancimi dhe mënyra e diskutimit që u bë për këtë Parade, deri diku si një publicitet apo show, qoftë argëtues për disa, e qoftë zemërues për disa të tjerë. Pra një mënyrë e kalkuluar për mendimin tim për t’u hequr vëmendjen shqiptarëve nga vorbulla e rrënimit ekonomik dhe halleve e streseve të shumta që i kanë kapluar dhe i kaplojnë përditë, një shtyrje e dhunshme drejt asaj çka shpesh e rëndom ndodh këtu tek ne “shif hallin, e tjetrit e jo tëndin”, e cila ironikisht në rastin konkret përkthehet në “revoltohu deri në maraz se me kë kryen marrëdhënie djali i komshiut, dhe ul kokën pafuqishëm përballë papunësisë së djalit tënd”. A nuk është e turpshme dhe fodulle kjo gjë?! A mos është vallë pikërisht ky ai “ngërçi” që na ka lënë në këtë derexhe?! Preokupimi për gjëra që as nuk na cenojnë, e as nuk na kërcënojnë! Kushdo që ndihet i kërcënuar nga kjo Parade le të meditojë gjerë e gjatë, se ndoshta mund të jetë kollaj i tundueshëm dhe befas i kthehet mendja të bëjë një xhiro nga bulevardi më datë 17, se boll është i lakuar ai bulevard nga kryeministri ynë i “nderuar”, me epitete edhe më të perdala.

Në fakt ajo çka më la një shije edhe më të hidhur ishte pikërisht mënyra e imponimit të disa “tipave” që duan të bëjnë protagonistin. Po përse xhanëm dalin haptas me një krenari cinike për faktin e të qënit “homofob”, duke ngritur zërin deri në kupë të qiellit me një tërbim të frikshëm e kërcënues me pasojë vdekjen dhe nuk çajnë kokën aspak për fenomenin “pedofili” i cili është prezent në ditët tona dhe përbën një problem dramatik e të rrezikshëm për minorenët e pafajshëm??!!

Më ngjan deri dikur qesharake siguria dhe stoicizmi me të cilin flasin e argumentojnë ata që vetëshpallen “Të dërguarit e Perëndisë”, ata që mendojnë dhe na lejnë të kuptojmë se janë zëri i arsyes së mirësisë dhe zëri i atit tonë. Do doja tu drejtohesha duke i pyetur;

- Po mirë o zotërinj të vetëshpallur “shenjtorë” si e quani ju gjestin e Jezusit kur doli në mbrojtje të mëkatares Maria Magdalenë duke i thënë populli të tij “Kush është pa mëkat, të gjuajë i pari me gur”? Ku e dini ju që ai s’do të kish bërë të njëjtin veprim për një djalë të pambrojtur gay?! Apo mos vallë mendoni se i dini të gjitha?! E pra mendjemadhësia zotërinj të shenjtë është një mëkat më vete dhe ju bën juve kështu mëkatarët e parë!

Në këtë jetë vetëm zoti mund të na gjykojë dhe jo pseudo përcjellësit e të ashtuquajturës “fjala e Perëndisë” të cilët shfrytëzojnë rastin të shfaqen menjëherë nëpër media e të vetëreklamohen, duke paragjykuar një fenomen social të këtillë sic është dhe rasti i komunitetit LGBT. Para disa kohësh më tërhoqi vëmendjen një koment i bërë në një gazetë italiane nga një i ri anonim, i cili i drejtonte pikërisht këtë pyetje Papës në Vatikan “Ju që luteni kaq shumë, e që i bëni thirrje qeverisë që të ndihmojë familjet në nevojë, a mos ndoshta keni menduar ndonjëherë ta dhuroni atë unazë të shtrenjtë që mbani në gisht? Me siguri çmimi i saj do arrinte të shtronte plot sofrat e dhjetëra familjeve në nevojë!”

Unë e kam më të thjeshtë, unë po i drejtohem bashkëkombasve të mi, pse o njerëz nuk ngrini zë e krye për kushtet e këqija të jetesës? Pse nuk ankoheni se fatura e energjisë elektrike është më e lartë se rroga mujore e një punëtori të ndershëm. Pse nuk ngrini zë për mungesën e një linje urbane që shkon deri pranë varrezave të Sharrës, rrugë të cilën e bëni në këmbë në kohë bore a shiu vetëm për t’i vënë një tufë lule njerëzve të afërt të cilët janë ndarë nga kjo jetë?! Pse nuk ngrini zë për korrupsionin e pangopur që hasim kudo në ekonomi, në arsim, apo dhe në shëndetësi? Pse nuk ngrini zë për qindra gra e vajza te cilat bien çdo ditë viktima të prostitucionit dhe dhunës bashkëshortore? Po për të ngujuarit pse nuk ngrini zë? Pse nuk bëni thirrje e apel për paqe, por bëni thirrje dhunë e diskriminimi? A është njerëzore kjo? Të gjithë jetojmë në shtëpira dhe i kemi këto fatura, të gjithë kemi të paktën një të vdekur që duhet ta kujtojmë, të gjithë kemi në familje o një pensionist, o një të papunë, o një fëmijë që shkon në shkollë, o një motër që kërcënohet nga dhuna, në mos këto, të gjithë një ditë do përfundojmë në një spital, apo do kemi nevojë për ndihmën e mjekut dhe të gjithë e dimë si janë spitalet tona.

Atdheu ynë është i tejmbushur me halle të shumta e me mangësira pafund, ndaj s’mund të shohim gjithë të keqen e mundshme dhe gjithë rrezikun vetëm te një Paradë paqësore. Jam e sigurt që sa herë ju fyeni e gjykoni me dhunë një individ me orientim seksual ndryshe nga ju, diku në ndonjë qoshe një nënë, një baba, një vëlla, kafshojnë një plagë e cila sa herë fillon të shërohet, ju e godisni sërish me helmin e paragjykimit. Prandaj të dashur bashkëkombas, le të mos merremi kaq shumë me këtë minoritet të diskriminuar, sepse nëse është ashtu si mendoni ju ata do jenë shumë pak në datë 17 maj dhe ju do keni rast të merrni frymë të lehtësuar. Le të ngrihemi të kërkojmë më shumë nga qeveria jonë, nga secili prej nesh, se këto janë gjërat që duhet ta na interesojnë më shumë, e pastaj me barkun plot e me mendjen e shëndoshë le të fillojmë të diskutojmë dhe për Gay-Parade.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjithë fajin e kanë ata Empty Re: Gjithë fajin e kanë ata

Mesazh nga Anakonda Mon 7 May 2012 - 23:26

se kush e ka ate vec zoti i madh e din;po inati im keto gay parade
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi