Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POETI YNË FATMIR TERZIU

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 5:39

First topic message reminder :

NËNA

Natën e kalova maleve
lule mblodha fushave
në ullishte u ndodha pa gdhirë
të këpusë karakaften, lulen e mirë.

Era e bugaçes, simites së pjekur
Gjithë natën s'mu nda
Dy duar mbetën duke më përkëdhelur
Një zemër që digjej, mall.

Tani fshij sytë si i dehur
Ëndërrat më janë vrarë
Mësova se mbrëmë papandehur
Nënën e kisha pasur pranë.
2
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë


POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:00

RRUGËT E MENDIMIT

Rrugëve të mendimit bredh
Në heshtje, kërkues me laps në dorë
Pastaj në një fletë të bardhë hedh
Ato që lapsi im kor.

Rrugëve të mendimit
Shemben kufijtë
Nuk ekziston ndarje
Nuk sheh asgjë me një sy
As nata, as dita s’rinë veçuar
Aty ecën e ecën pafre
Botën ke në duar.

Rrugët e mendimit janë të gjata
Moçëm ka nisur ecja e tyre
Ato s’kanë ditëlindje, data
Vështirë t’u dalësh në krye.

Rrugëve të mendimit qëndroj
Natë e ditë, orar e pa orar
Mbi libra veten harroj
Nektarin që t’u marë.
42
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:02

BINJAKËT

Lulet çelën vonë atë vit
Natyra ende s’kish veshur fustanin e bardhë
Unë mbeta ankimesh, prisha monotoninë
Ngela rrugës për në Park.

S’është kollaj të bëhesh baba
Aq më shumë të thiresh “babush”
Herë me të qeshur, herë me të qarë
Njëherësh, nga një vogëlushe dhe një vogëlush.

Tani s’ankoj të dal në park
Shoqëruar nga dy palë sy, dy palë duar
Skuqem së qeshuri bëhem flakë
Kur ata grinden për të më përqafuar.

43
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:02

UNË DHE TI

Kurrë s’u bëmë dy ëngjëj të mirë
Kurrë nuk pamë njëri tjetrin në sy
Ecëm të ndarë
Unë në rrugë,
Ti në trotuar.
Dy sekse të kundërt, që vërtetë
Kurrë s’u bashkuan në këtë jetë.

Blirët që doje
Erën kundërmuese në bulevard kur çelnin
Shëtitjet mes freskut që kishe zili
Njërëzit që u trembeshe se të përflisnin
Trëndafilët që çelin këtë muaj në qytetin tim
Ndoshta prapë I shijon Ti
E unë?
Unë në Dhe të huaj, të vuaj!

Shoh shëmbëlltyrën tënde në qelq
Nga kolltuku, shikimin ngulur në dritare
Vështroj se si Qielli përkëdhel
Re, Diell, Yje si dele manare
Unë jam aty prapë të shoh
Derisa qepallat më mbyllen fare.

44
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:03

FJALA

Fjalën e nxorën në rrugë lakuriq
Flokëngjyer, ngritur lart si iriq
S’lanë pa kopjuar pastaj modë
Kudo në Europë, në Botë.

Pastaj shëtitën të trullosur
U mbushën revista, gazeta
Fjala iu turr për t’i damkosur
Me fjalën s’bëhej shaka!

Fjala është fjalë vërtet
S’do intrigë, krenohet kur e mbron
O njeri i mirë, o poet
Fjala, ka kostumin e vet.

45
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:03

PIRAMIDË

Ritëm çoroditës
Bujë
Tufa kartmonellash
Pasuri
Fjalë që parfumosin
Rrëmujë
Korr rrënqethës
Çmenduri
Fjalë të zjarrta
Mallkim
Fytyra të zverdhura
Premtim
Dhëmbë që kërcasin
Sharje
Armë që pëlcasin
Vrasje
Zyra që vlojnë
Kolltuk
Rrugë që nxihen
Vrull
E gjitha Piramidë
Prodhuar në pak orë, në pak ditë.
46
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:03

KALARASI

Shijoj peshkun e Danubit
Në një restorant në Kalarasi
Përdor thikë e pirunë
Modern,
“Perëndimor”,
Duart ruaj mos bëj pis
Zyrtar i kollarisur, me kostum,
Veshur spic!
Gotën me verë kthej pak e nga pak
Dhe prapë fap e fup me peshkun në pjatë.
Përballë një plak më vështron
Kokën kthej nga ai, ai shikimin s’largon
Pastaj shoh si i shpërqënduar
Peshkun që plaku shkrafanjit me duar
Unë përsëri të njëjtin avaz
Derisa pjatën me peshk e zbraz.

Unë Ballkanasi në Kalarasi
Me kamera kam shkuar të prezantoj
Festivalin e këngës një javë që do zgjasi
Këngën që popujt e Ballkanit
Kanë shekuj që e këndojnë.

Pastaj, prapë në shesh e ndesh plakun
Bën me shenjë e me duar më përshëndet
Kthehet andej nga lumi zgjaton
Diçka më thotë, diçka më tregon.

Ballkanas të dy, s’meremi vesh
Ai tund kokën, lëviz duart, vazhdon flet
Unë ngre supet dhe i buzëqesh
Ç’kërkon të më thotë ai në të vërtet?

I afrohem dikujt miqësisht
E pyes se plaku ç’më thotë
Flasim si miq, sqarohemi Anglisht
Dhe fap përlotem, plakun përqafoj.

Shekujt na ndanë them me vete, or vëlla
Na degdisën hallet, kusuret nëpër botë
Kush mundi doke, zakone, gjuhë të mbaj
Mallin të largoj e ka më të lehtë.

Plakun shtrëngoj për krahu, s’e lëshoj
Ecim në sheshin ku këngët kanë filluar
Papritur unë nis lehtë të këndoj
Këngën e Myzyrit, që sheshin ka pushtuar.

Ai lëviz buzët, mbushet me lot
Tenton të imitojë, të thotë shqip një fjalë
Zë lëshon, bërtet si djalë, por fjalët s’thotë dot
Derisa Festivali ul siparin ngadalë.

Kalarasi, Rumani 1997
47
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:04

E QELQTË

E hollë,
Latine,
Empirike.

Herë elegante,
Herë delikate,

Vallëzon mes gishtave të mia

sfidante,

e heshtur, natyrale!

Krendesh mes tujesh,

Mes rrëmujës

Ndjehesh jetike.

Prapa qelqit a vitrinës
Dy gishta të ledhatojnë tinës
Ti zbret qetë e qetë
Të lezatohesh mes tavolinës.

S’le modë pa kopjuar
Në sfilatën tënde qelqore
E kush s’të ka shijuar?
Kush s’të ka lëpirë si akullore?

Në këtë botë s’je mysafire
U ndodhe për hir të së tërës
Kur s’të quajtën lavire
Edhe pse buzët ia fale dëshirës.

48
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:04

EMIGRIM

Moçëm e patën thënë troç:
“plakut veç pordhën mos t’i dëgjosh".
Larg dheut tënd, sipas të huajve
Kur mos qëndro prapa kuajve!
49
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:04

BOSHLLËK

Përqëndrohu në qetësi
Sheh veten në një botë tjetër
Dhe kështu provo të bësh më gjatë
Provo me ditë e me natë
Boshllëk!
Provo të rrish në qetësi
Vetja s’të duket më njeri.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:05

VLERA E KOHËS

Kohën konsumojnë ata që punojnë
Se kohës ia marrin minutat, orët
Kohës i mbesin borxhli gjithë jetës
Njërëzit e lapsit dhe penës.

Koha flori është për të gjithë
Populli e ka thënë moçëm
Por vlerën e kohës a e dinë
Ata që s’i kanë sekondë borxh kohës?

51
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:05

QËLLOFSH NË DERË TË MIRË”

“Ti ishe nga derë e mirë…”


Derën vetë e përplase
Mbylle dritare,
Palose kanate
Gozhdë u vure qepenave
Çatisë ia theve tjegullat
Gardhet bëre mullar
Mbylle derën tënde
Atë buzënatë ti i ndërtove barikadë
Qënies tënde gjithë inat.
Gardhe të reja gozhdove po atë natë
Tjegulla të tjera mblodhe fshat më fshat
Qepenat i montove prapë
Kanatet u vunë sërrish
Dritaret u hapën ngadalë
Por dera që t’i përplase
Nuk u hap më atë natë
Dhe ti me inat e shembe prapë…
Që nga ajo kohë mbete në derë tjetër
Lutesh e lutjet e tua s’kanë të sosur
Zotohesh s’e s’do të përplasësh më derë
Kurë s’ke për t’u inatosur.
Por dera që është derë e mirë
Hapet për atë që e mbyll ngadalë
Dera e shtëpisë është e tillë
Të mbyllet e s'të hapet më.
Kujdes me derën o njërëz
Mos e përplasni kurrë me inat
S’e dera që ju me forcë e mbyllni
Mund t’ju lërë përherë jashtë.
Mos harroni trokitjen në derë
Kur derës ia keni nevojën
Dera e shtëpisë nuk është thjesht derë
Që vetëm zëvendëson rojën.
Në dëgjofsh të thuhet “nga derë e mirë”
Turresh me vrap të trokasësh në atë derë
Por kur t’i harron veten nga ç’derë vjen
Dera ku troket të bëhet veç barrikadë.

U shtofshin dyert e mira!
52
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:06

NË DY KOHË

Det i ftohtë
Rrezet bien thikë
Rrëra e thatë
Mbi kokë Varna
që rrëshqet e zhurmshme
kalëruar mbi frymë pushuesish
përballë në një kodër një Kala
që flet për histori pushtuesish…

Rrugës për në det një Luan i çimentuar
Mbeti gojëhapur rrugën për të treguar.

Varna 1996
53
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:06

KARTMONEDHA

Aty shoh fjalë
Shoh djersën që kullon rrëke
Shoh gjak
Mund, lodhje edhe fat
Aty pikturohet jeta
Ndoshta jo me moshën e saj
zë vend parcelizuar në hapësirën e katër cepave
ngjeshet nën shifra, lyer me bojë
Dyfytërësi stampuar!
Dhe zë e mendoj pastaj
zë e kujtoj gojëdhëna,
ndërtoj minihistori
me shenja skllevërish,
gishta mbretërish,
pamje bedenash,
rrugë të pabitisura
kolona Tempujsh
njërëz të vdekur, njërëz të gjallë
dhe mendjen bëj çorap,
asgjë s’vendos, asgjë s’fus në thes
nga tërë ky “kërkim” ku jam pleks.
54
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:06

MUZEUM

Direkët ngulur thellë në tokë
Trarët nxirë flejnë nën çati
Dy “V” mbajnë shtrënguar fort
Atë prag të vjetër, atë shtëpi.

Një tufë rrezesh krihen në dritare
Dera e rrëndë përkulet me respekt
Era lëshon puhizën stendave varë
Aty ku historia sot brezave u flet.

55
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:07

LULE

Dy rrokje
Tre gërma
Një fjalë,
Ku L- ja përsërit veten e saj
Ndoshta, si dhuratë për bukurinë e rradhë.

56
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:07

INTEGRIM

Rri e vëzhgoj i hutuar
Bukurinë që shtrihet pambarim
Mas me sy e me pëllëmbë
Parkun që zgjatet si një qilim.
Lule,
gjithëfarësoj ngjyrash
zogj që këndojnë papushim
flutura që lodhen, pushojnë e luajnë
rreze që flenë mbi shatërvan
të gjithë si një kor, si një familje
unë dhe një mizë diç bluajme
unë dhe ajo mizë ngjajmë të huaj.


Wandle Park 2007
57
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:07

PERSIATJE

Kur ç’do gjë të ecën mbrapsht
Kur dita të lodh
Kur trupi yt dehet
Kur koka të djeg valë
Shko diku ku është qetë
Dëgjo vetëm frymëmarjen
por me heshtjen mos u bëj palë

mos u pajto me pushtetin e errësirës,

se ia këput fijet dritës!


58
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:08

ËNDËRR

Aty ku ndodhem unë
Në fakt ku je edhe ti
Ndërtoj pallate
Katet lartësoj në sekondë
Fusha stolis
Male qeth
Botën t’a sjell në dorë
Pastaj hap sytë edhe qesh
Se prej teje këtë ëndërr e pata peshqesh.

59
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:08

LONDËR

As mal, as kodër
Vetëm fushë
erë dhe pak vapë
shi që të bën çdo stinë dush
Londër.

Qëndër e botës, metropol që lëviz
Veriun, Jugun tërë Botën bashkon në një pikë
Aty mbi Tamiz.

Rrugë që tokës, nëntokës, qiellit, oqeanit
kapilarë u shtojnë çdo ditë
nisen e zbresin në Londër.

Aty ditët, muajt, vitet, shekujt
dëshmojnë historinë lirshëm librave, muzeumeve
qetësojnë të gjallë e të vdekur.

Aty edhe gjuha ime, mes dyqind të tjerave
Flitet në rrugë, në shkollë e komunitet
Londër, të falemi përjetë.

Unë një lëvizje digitale në këtë vrull
turrem t’i bashkohem ecjes së Kohës
Mirënjohje Londrës!

60
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 9 Feb 2009 - 6:09

PA TY E DASHUR

Kafen që piva pa ty
Kafen me emrin “Moka”
Mezi e kam gëlltitë
Pa TY kafja s’shkoka.

Në kafenë që ndejta deri vonë
Djersë të ftohta më zbritën në trup
Një foto mbeti e syve të mi pronë
U përlota mbi të për turp.

Në xhamin e ftohtë të dritares përballë
Thinjat ndriçonin si neonë
Pse kafenë më le t’a pi në vetmi mbrëmë?
Tregomë të lutem, tregomë!

Kafenë që pij pa ty
Të ftohtë, të ngrohtë, apo “Moka”
E kuptoj përditë e më mirë
Pa TY asnjë kafe s’shkoka.







Fatmir Terziut:

ECJE NË QELQ
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË FATMIR TERZIU - Faqe 2 Empty Re: POETI YNË FATMIR TERZIU

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi