Disa akullnaja aziatike po rriten
2 posters
Faqja 1 e 1
Disa akullnaja aziatike po rriten
Disa nga akullnajat në zinxhirin malor Karakoram në Azi po trashen pavarësisht ngrohjes globale të planetit, thonë hulumtuesit.
Ekipi i hulumtuesve francezë me ndihmën e fotografive satelitore ka përfunduar që akullnajat në zinxhirin malor Karakoram, në perëndim të Himalajeve, janë duke shtuar masën e tyre, transmeton BBC.
Arsyeja nuk është e njohur ende, sepse akullnajat në pjesë tjera të Himalajeve dhe pjesën tjetër të botës po e humbin masën.
Edhe pse shpesh konsiderohet pjesë e Himalajeve, Karakorum është zinxhir i ndarë malor në të cilin gjendet edhe K2, maja e dytë më e madhe në botë.
Shkencëtarët kanë krahasuar dy modele të lartësisë së tokës të fituara me incizimet satelitore nga vitet 1998 dhe 2008. Është konkluduar që akullnajat janë rritur.
“Ende nuk i dimë arsyet e rritjes së masës së akullnajave. Besojmë që bëhet fjalë për kushtet specifike klimaterike rreth Karakorumit, sepse testimet meteorologjike kanë treguar rritjen e të reshurave dimërore”, ka deklaruar Julie Gardelle, udhëheqëse e hulumtimit.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Disa akullnaja aziatike po rriten
ndryshimi i klimes;mesa duket po ndodh ngrohja globale
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Për disa 2011 vit i mbarë dashurie, për disa dështim
» Snoop Dogg me videoklipin e ri me vajza aziatike (video)
» Rriten të hyrat e Google
» Rriten cmimet për pushimet jashtë
» Hana: Duhet të rriten kontribuesit dhe pagesa
» Snoop Dogg me videoklipin e ri me vajza aziatike (video)
» Rriten të hyrat e Google
» Rriten cmimet për pushimet jashtë
» Hana: Duhet të rriten kontribuesit dhe pagesa
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi