Rriten të hyrat e Google
Faqja 1 e 1
Rriten të hyrat e Google
Të hyrat e çerekut të dytë të Google kanë rënë nën
parashikimet e analistëve dhe duket se kjo është edhe rezultat i krizës
ekonomike Evorpiane.
Të enjten Google ka bërë të ditur kalimin e buxhetit në dollar për shkak të
frikës për kolapsin e euros në qeveritë e Greqisë, Spanjës, Portugalisë dhe
Italisë, të cilët kanë borxhe të mëparshme shumë të mëdha.
Këto
shqetësime kanë ndikuar tek Google për shkak se në e treta e të hyrave të
kompanisë burojnë nga Evropa, dhe pagesat e konsumatorëve të bëra me euro
përkthehen në më pak dollarë sesa para një viti.
Google ka punësuar më
shumë se 1.200 punonjës në çerkun e dytë, dhe në muajin qershor ka arritur një
numër total prej 21.800 punëtorë.
Pavarësisht dobësiit të euros dhe
rritjes së shpenzimeve, të hyrat neto të Google ishin në rritje. Por rritja e
fitimeve nuk ishte aq robuste siç kishin shpresuar analistët, një faktor që
duket se do të ndikojë tek investitorët. Aksionet e Google ranë 4 për qind, pas
paraqitjes së rezulateve ditën e enjte. Më herët, kompania përfundoi sesionin e
zakonshëm në 494.02 dollarë, një rritje prej 2.68 dollarë.
Në tërësi
raporti nuk kishte të bënte vetëm me lajme të këqija. Në një shenjë pozitive për
ekonominë e përgjithshme, tregjet ishin të gatshme të paguanin më shumë për
reklama online që gjenerojnë të hyrat e Google dhe njerëzit ishin duke klikuar
mesazhet komerciale më shpesh. Këto trende ofrojnë shenja tjera se më shumë
kompani dhe blerës janë duke ndier rimëkëmbjen pas krizës më të madhe ekonomike
në 70 vitet e fundit.
Google ka fituar 1.84 miliard dollarë, apo 5.71
dollarë për aksion në periudhën prill-qershor, që është një rritje prej 24 për
qind në të hyra në krahasim me të njëjtë periudhë në vitin e kaluar, që ishte
1.48 miliard dollarë apo 4.66 dollarë për aksion.
Të hyrat janë rritur
24 për qind, në 6.82 miliard dollarë, nga 5.52 miliard dollarë sa ishte para një
viti. Pas ndarjes së komisionit të paguar tek partnerët e saj reklamues, të
hyrat e Google qëndruan në 5.09 miliard dollarë, rreth 10 ilion mbi projektimet
e analistëve./
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Të hyrat e Facebook arrijnë në 1.6 miliardë për gjashtë muaj
» Disa akullnaja aziatike po rriten
» Rriten cmimet për pushimet jashtë
» Hana: Duhet të rriten kontribuesit dhe pagesa
» Facebook, rriten ethet para hyrjes në bursë
» Disa akullnaja aziatike po rriten
» Rriten cmimet për pushimet jashtë
» Hana: Duhet të rriten kontribuesit dhe pagesa
» Facebook, rriten ethet para hyrjes në bursë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi