Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 A mund te jete nje martese perfekte People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 A mund te jete nje martese perfekte People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A mund te jete nje martese perfekte

2 posters

Shko poshtë

 A mund te jete nje martese perfekte Empty A mund te jete nje martese perfekte

Mesazh nga Emona Thu 3 May 2012 - 22:30

 A mund te jete nje martese perfekte Martesa

Duhet ta dini qe jeta nuk eshte ai skenari i nje filmi romantik dhe ne imazhin tend ti te jesh Hirushja. Eshte shume e veshtire te dalesh nga imazhi jot, teksa jeni te lidhur per duarsh ne perendimin e diellit dhe jeta reale te duket me shume si nje film horror sesa nje perralle.

Duhet ta themi hapur: martesa nuk eshte nje levizje per njerez me zemer te dobet. Do te besosh qe dashuria jote mund te fitoje mbi gjithcka dhe ben vertet mire, por nuk do te jete e lehte. Me poshte do te zbulojme se bashku disa te verteta, sekrete dhe momente nga historia jo perfekte, por unike.

Bashkeshorti ju do, por a do te jete keshtu gjithnje?
Kur u martove besoje se nese do te kishe ne krah njeriun e duhur do te ishit te lumtur dhe te kenaqur pergjithnje. Por nje mengjes u zgjove dhe kuptove se nuk ishte kaq perfekte, qe nuk ndiheshe e lumtur per cdo dite te jetes tende. Do te doje qe ne nje moment te zhdukeshe ne vetmi dhe zbrazeti. Nuk eshte ai. Je ti. Mundohu ta zhdukesh ate imazh te embel te marteses qe ke ne sy dhe te kane futur ne koke. Martesa nuk eshte gjysma e jetes, por nje udhetim me momente shume elektrizuese, madje edhe te merzitshme. Sapo ai imazh idilik do te filloje te venitet, ke per te kuptuar se martesa eshte me e pasur dhe me gervishtese se sa e kishit imagjinuar. E veshtire, sigurisht. Frustuese, ndoshta. Por plot me fuqi dhe terheqje, me shume se cdo perralle qe te jete treguar deri tani.

Do te punosh shume me teper se c’e kishe imagjinuar.
Kur te kane thene se martesa ka nje lodhje te madhe, mbase i jane referuar faktit se duhet te ulesh kapakun e tualetit, bashkeshorti e ngre, por harron gjithnje qe ta ule. Shume e thjeshte! Ai ka shume gjera te paeksploruara, por edhe ti je pak e komplikuar. Duhet te mesoni njeri nga tjetri, ashtu si ne shkolle kur mesoje historine dhe gjeografine. Te martohesh nuk do te thote te marresh menjehere diplome: cdo here qe ti mendon se e ke kuptuar, ai ndryshon dhe anasjelltas. Kjo ndodh sepse dy njerez rriten e zhvillohen me kalimin e kohes dhe detyra kryesore e marteses eshte lidhja e mire me njeri-tjetrin, si dhe perkujdesja e ndersjelle pergjate gjithe ketij udhetimi.

Ndodh qe do te shkosh ne shtrat e nervozuar dhe do te zgjohesh akoma me keq.
Ceshtjet e rendesishme jane si vera e mire: kane nevoje per kohe dhe oksigjen. Keshtu qe mbylle njerin sy dhe ndrysho te ardhmen tende. Mos diskuto kur je e lodhur ose kur jeni te dy: edhe nese do te keni te drejte per gjithcka, nje perplasje nervash nuk do t’ju sherbeje per mire. Nuk duhet ta vuash ate qe provon, thjesht duhet te stabilizosh kete moment dhe ta shtysh sa me shume, per te fituar kohe dhe qetesine e duhur. Nuk duhet t’i frysh te njejtes gje per shume kohe dhe te mbash brenda vetes gjithe inatin, pasi mund te shperthesh si vullkan.

Mund ta shmangesh seksin nese nuk deshiron
Ka disa momente, kur edhe pse gjerat shkojne mire, mund te kesh deshire te mos besh seks. Periudha te tilla pa bere seks nuk jane kaq te shpeshta ne nje cift: kjo mund te tregoje se zjarri eshte fikur, por mund te justifikohet se ate jave dhe ate muaj eshte shume me e rendesishme qe te flesh pak me shume.

Jo gjithcka eshte bardhezi
Lidhja nuk funksionon kur keni bindjen se ti ke te drejte dhe ai gabim, apo e kunderta. Mes te bardhes dhe te zezes ka me shume ngjyrime gri se c’mund ta kishit imagjinuar. Duhet shume durim, kompromis dhe respekt per idete e tjetrit.

Nje martese qe funksionon nuk do te thote se nuk ka probleme
Martesa nuk eshte e bukur nese nuk ka zenka, thoshin dikur gjysherit tane. Dhe ne fakt kishin plotesisht te drejte: te flasesh per gjera qe nuk shkojne mire, jo vetem se eshte nje hap para per te zgjidhur problemet (nuk duhet te harrojme se po nuk u morem me to nuk shoshiten apo zgjidhen vete), por sepse te ndihmon te kuptosh me mire gjerat dhe ne fund te fundit te ben te ndihesh shume me e forte.

Ndryshimi nuk eshte i mundur
Shume gra mendojne se mund ta ndryshojne per mire, sigurisht, burrin e tyre, duke e edukuar apo afruar drejt perfeksionit. E provojne me embelsi, me ulerima apo ultimatume, duke besuar se po bejne gjene e duhur. Ne fakt eshte nje sforcim i panevojshem dhe i pamundur. Heret ose vone do ta kuptoni se eshte me mire ta shohesh goten gjysmen plot, se gjysme te zbrazet.

Kur te vije per te qare dhe te ndihesh e pasigurt do te shikosh se cfare ke realizuar
Shume prej zenkave qe lidhen me martesen jane nje mundesi e mire per t’u njohur me shume me njeri-tjetrin. Sigurisht qe eshte me mire t’i japesh dicka tjeter marteses. Mos u mundoni te beni krahasime mes lidhjes suaj me te tjerat, shihni me mire brenda vetes, mesoni te pranoni gjerat e pamesuara mire te historise suaj unike, mundohuni t’i jepni me shume rendesi vetes e partnerit dhe do te shikoni ndryshimin si njerez dhe ne cift.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 A mund te jete nje martese perfekte Empty Re: A mund te jete nje martese perfekte

Mesazh nga Anakonda Mon 7 May 2012 - 23:39

edhe mund te jete nese perpiqen qe te dy ti shuajn konfliktet e tyre me an te komunikimit
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi