Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Vizat, udhërrëfyesi në fund të pranverës, opozita dyshon People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Vizat, udhërrëfyesi në fund të pranverës, opozita dyshon People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizat, udhërrëfyesi në fund të pranverës, opozita dyshon

2 posters

Shko poshtë

 Vizat, udhërrëfyesi në fund të pranverës, opozita dyshon Empty Vizat, udhërrëfyesi në fund të pranverës, opozita dyshon

Mesazh nga WebMaster Wed 9 May 2012 - 5:59

PRISHTINE - Deri në fund të pranverës pritet që Prishtina zyrtare ta marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave. Të paktën ky është optimizmi i Qeverisë së Kosovës. Por, opozita nuk është optimiste në deklarimet e zyrtarëve të ekzekutivit, ndonëse shpresojnë se Bashkimi Evropian do ta përmbyllë këtë proces sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar të hënën para anëtarëve të kabinetit qeveritar se Kosova po shënon progres të vazhdueshëm drejt integrimit evropian dhe, sipas tij, së shpejti pritet që BE-ja ta dorëzojë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, dhe fillimin e negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizimi-asociimit.

Sipas tij, agjenda evropiane e Kosovës paraqet pikën unike të politikës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq, numri dy i qeverisë kosovare, Hajredin Kuçi, ka shfaqur shpresën se Bashkimi Evropian do t’u përmbahet zotimeve se deri në fund të pranverës, Kosova ta marrë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave.

Por, përfaqësuesit e subjekteve politike nuk u besojnë deklaratave të qeveritarëve kosovarë.Deputetja e partisë më të madhe opozitare, Vjosa Osmani, nuk ka dashur t’i komentojë deklarimet e zyrtarëve qeveritarë dhe, sipas saj, marrja e udhërrëfyesit varet edhe nga BE-ja. “Shpresoj në deklarimet e zyrtarëve të BE, sepse qytetarët e Kosovës duhet të dalin nga ky izolim, për çfarë shpresoj se ky proces të përmbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur për hir të rinisë kosovare”, ka thënë ajo.

Osmani, ndërkaq, ka fajësuar ekzekutivin kosovar se për shkak të performancës së dobët që ka treguar janë shkaktuar vonesa në procesin për marrjen e udhërrëfyesit.

Ngjashëm është shprehur edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila nuk ka dashur t’i komentojë deklarimet e zv. kryeministrit Kuçi se deri në fund të pranverës, Prishtina zyrtare do të marrë udhërrëfyesin. Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i kryejë “detyrat e shtëpisë” në mënyrë që Kosova ta marrë këtë dokument aq të rëndësishëm për integrime evropiane.

(er.nu/tg/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Vizat, udhërrëfyesi në fund të pranverës, opozita dyshon Empty Re: Vizat, udhërrëfyesi në fund të pranverës, opozita dyshon

Mesazh nga Anakonda Wed 9 May 2012 - 18:36

se cdo bejm ne te mjeret per vendin ton nje zot e di
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi