Fusha magnetike e diellit po përgatitet për rindryshimin e 11-të (video)
2 posters
Faqja 1 e 1
Fusha magnetike e diellit po përgatitet për rindryshimin e 11-të (video)
Në çdo 11-vjet, fusha magnetike e diellit ndryshon plotësisht –poli veriut kthehet në jug dhe anasjelltas.
Ky ndryshim koordinon me një aktivitet më të madh diellor të cilin shkencëtarët po e ndjekin me vëmendje të madhe, ata e kanë pagëzuar këtë aktivitet si “Maksimumi i Diellit”
Ndërkohë që cikli zhvillohet normalisht për çdo 11-vjet, në dy prej studimeve të shkencëtarëve, rezulton se sa asimetrike është kjo procedurë. Sot, polariteti në polin e veriut të diellit, duket të jetë zvogëluar gati në zero -pra, duket se prek në kohë këmbimin e fushës magnetike nga veri në jug- por, polariteti i fushës magnetike në polin jugor, sapo ka filluar të zvogëlohet.
“Momentalisht, ka një mos ekuilibër, çrregullim, midis poli të veriut dhe atij të jugut”, thotë Jonathan Cirtain, në Marshall Flight Center të NASA-s, i cili është dhe përgjegjës i NASA-s, për një mision diellor japonez e quajtur Hinode. “Veriu, ndodhet tashmë në një fazë trazicioni/kalimi, shumë më herët se nga Poli i Jugut dhe akoma nuk e dimë pse!”, shton ai.
Asimetria që regjistrohet në studimet, përgënjeshtron modelet e diellit, të cilët supozojnë se polet magnetike, veri-jug ndryshojnë njëkohësisht. Gjithashtu, që të dy bien dakord se ndryshmi është i pashmangshëm në polin e veriut, shumë më herët sesa parashikimi i përgjithshëm, se “Maksimumi i Diellit” për këtë cikël do të ndodh në 2013-ën. Dhe fund, rezultatet e menjëhershme të sondës Hinode, tregojnë gjithashtu nevojën për t’u ristudiuar nga e para disa modele diellore.
Matja e aktivitetit magnetik pranë poleve, nuk është aspak e lehtë, pasi shumica e teleskopëve diellor që disponojmë, e vëzhgojnë diellin në meridianin horizontal të tij, duke na ofruar vetëm një pamje të “zhdrejtë” të poleve, kur kërkohen të merren matje magnetike të sakta.
Por, Hinode, mund të vëzhgojë këtë aktivitet në nivel vjetor me një analizimin të lartë të optikës së teleskopit dhe mund të hartografoj fushat magnetike, kur ato i vëzhgojmë nga afër në meridianin e diellit./albobserver.com/
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Fusha magnetike e diellit po përgatitet për rindryshimin e 11-të (video)
o zot cfare ndodh po ndryshoj dielli;do ndryshoj i gjkith sistemi planetar
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Toka goditet nga trupa diellorë, priten stuhi magnetike
» Elhaida Dani përgatitet për këngë të re
» Serbia po përgatitet për luftë në tetor
» Përgatitet për publikim albumi i padëgjuar i Amy Winehouse
» Elbasani përgatitet për të festuar Ditën e Verës
» Elhaida Dani përgatitet për këngë të re
» Serbia po përgatitet për luftë në tetor
» Përgatitet për publikim albumi i padëgjuar i Amy Winehouse
» Elbasani përgatitet për të festuar Ditën e Verës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi