“Telex” me koncert live në Prishtinë pas 25 vjetësh
2 posters
“Telex” me koncert live në Prishtinë pas 25 vjetësh
Prishtinë, 21 maj – Rock grupi i njohur nga Shkupi “Telex” do të kthehet për koncert live në kryeqytetin kosovar pas 25 vjetësh. Në përbërje të plotë shkupjanët do të ngrihen në skenë në natën e parafundit të këtij muaji. Për gjashtëshen e këtij bendi, rikthimi në Prishtinë është kënaqësi e madhe. Koncertin në vendin ku prodhuan hite të mëdha ata e ndiejnë obligim, ndërsa me koncertin e 30 majit do të përmbushin edhe premtimin se këtu do të performojnë pas koncertit në Shkup.
Daullisti, tekstshkruesi e vokali përcjellës Shpend Ahmeti, bashkë me kitaristin Ismet Shahini, kanë qëndruar në Prishtinë, për t’u marrë me detaje rreth organizimit të koncertit të tyre. Ai do të mbahet në “Sheshin 21”. Ahmeti ka treguar se sikurse në Shkup, koncerti do të ndahet në tri blloqe. Koncerti do të nisë me interpretimin e 4 ose 5 këngëve nga albumi i ri “Për mua dhe për ty”, të cilin “Telex” e ka promovuar vitin që shkoi, ndërsa do të vazhdojë me këngë të vjetra të grupit. Pjesa e dytë do të lërë vend për interpretimin e 5 baladave, që do të interpretohen vetëm me kitarë akustike. Në pjesën e tretë, në Shkup është mbuluar me mysafirë të grupit, por në Prishtinë mysafirë nuk do të ketë. Kjo i lë vend “Telexit” që të rikthehet në përbërje të plot me hitet e pavdekshme, si “Qeshu”, “Ta gjen mami një sheik”, “Vetëm për ty”, “Më merr, më ndihmo”, e të tjera. I gjithë koncerti planifikohet të zgjatë 90 minuta, por Ahmeti thotë se në koncerte të tilla përfundimi varet nga publiku.
“Mund ta shtyjmë deri në 2 orë”, ka thënë Ahmeti. Përveç përbërjes së plot të “Telex” si përforcim do të jenë edhe Flamur Lokaj në basskitar dhe Art Lokaj në kitarë.
“Kjo është bërë për arsye se albumi i ri kërkon më tepër instrumente dhe më tepër qasje. Do të mundohemi që të nxjerrim maksimumin e asaj që kemi bërë në studio”, ka thënë Ahmeti. “Jemi duke bërë punë për shpirt, po duam që edhe të tingëllojë mirë dhe ne të kënaqemi”.
Kur kishin edituar albumin e tyre të ri, “Telexat” kishin premtuar se do të mbanin tri koncerte, një në Shkup, një në Prishtinë, e një tjetër në Tiranë. Dy të parët po realizohen, e Tirana mbetet për më vonë. Në qytetin e tyre, në Shkup, ata s’ishin paraqitur për 30 vjet. Koncertin e fundit, para atij të fillimprillit “Telex” e kishte mbajtur më 1981. Pas saj ishin zhvendosur në Prishtinë, e cila i ka pritur më mirë. Këtë e presin sërish nga Prishtina.
“Niveli sa i përket shijes për muzikën rock këtu është më i lartë. Po e presim me padurim koncertin”, ka thënë Ahmeti. E Ismet Shahini kështu thotë se ka qenë gjithmonë.
“Ne kemi filluar në Shkup, por disi ambienti dhe pritja që na është bërë në Prishtinë kanë qenë më të ngrohta. Kjo të jep një kënaqësi”, ka thënë ai, teksa e ka argumentuar akoma.
“Brenda 10 ditëve u mbajtjen dy promovimet e albumit në Shkup dhe në Prishtinë. Atmosfera që u bë vërehet se ka njëfarë dallimi. Mentaliteti për rock muzikën këtu është shumë më i mirë”, ka thënë ai. Promovimi i CD-së është bërë në janar, ndërsa në Prishtinë me “unplugged” një pjesë e grupit kishte interpretuar disa këngë, të vjetra e të reja, në një klub nate.
Edhe pas rikthimit të tyre në skenë “Telex” e ka ruajtur frymën e vjetër. Ahmeti e Shahini bashkë kanë folur për ato që e identifikojnë grupin.
“Kur punojmë mundohemi që mos të aktrojmë diçka që nuk jemi. Mjeshtëria jonë është që me vite me radhë, që me 2-3 strofa refren të krijojmë një këngë jo që do të dëgjohet një muaj, por një këngë e cila nuk do të vdesë kurrë”, ka thënë Ahmeti. “Edhe qasja e punon me shpirt, e anën komerciale e lë anash. Në radhë të parë punon diçka që të pëlqen ty. Nëse të pëlqen ty, ju pëlqen edhe 100 vetave të tjerë, atëherë ia ke arritur qëllimit, ke bërë këngë hit”, vazhdon ai. Shahini e plotëson kur thotë se identiteti i grupit është edhe vetë zëri i vokalistit Sead Jakupi. Përveç Shahinit, Ahmetit e Jakupit, “Telex” e përbëjnë edhe Artan Kastratit, solokitarë, klavijaturë, Bekim Ajdini, baskitarë dhe Enver Bunjaku, piano. Ata qenë themeluar në vitin 1981, ndërsa pas shtatë vjetësh ishin detyruar të shpërndaheshin, për shkak të sigurimit të ekzistencës.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: “Telex” me koncert live në Prishtinë pas 25 vjetësh
shum paskan ndenj pa ardh me te then te drejten
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» New York nen uje pas 10 vjetesh
» Çiftet pas 6 vjetesh...
» Gjen vajzën pas 77 vjetësh
» Mesazhi në shishe gjendet pas 40 vjetësh…në mal
» Festivali “Një botë” nis sot në Prishtinë
» Çiftet pas 6 vjetesh...
» Gjen vajzën pas 77 vjetësh
» Mesazhi në shishe gjendet pas 40 vjetësh…në mal
» Festivali “Një botë” nis sot në Prishtinë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi