Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Udhëtimi që ndau tragjikisht Armand Halilagën dhe Besjana Xhenetin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Udhëtimi që ndau tragjikisht Armand Halilagën dhe Besjana Xhenetin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Udhëtimi që ndau tragjikisht Armand Halilagën dhe Besjana Xhenetin

2 posters

Shko poshtë

Udhëtimi që ndau tragjikisht Armand Halilagën dhe Besjana Xhenetin Empty Udhëtimi që ndau tragjikisht Armand Halilagën dhe Besjana Xhenetin

Mesazh nga Emona Tue 22 May 2012 - 3:09

Udhëtimi që ndau tragjikisht Armand Halilagën dhe Besjana Xhenetin Besjana-Xheneti-Armand-Halilaga

Kavajë, 22 maj 2012, NOA – E pafund është dhimbja për Besjana Xhenetin, studenten 21-vjeçare të Universitetit të Elbasanit, të cilës aksidenti tragjik në Qafën e Vishës i mori jetën e të fejuarit, Armand Halilaga, me të cilin ishte lidhur zyrtarisht me fejesë prej shtatë muajsh, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

24-vjeçari nga Kavaja, Armand Halilaga ndodhej në autobusin e tragjedisë për të shoqëruar të fejuarën e tij, Besjana Xhenetin, në ekspeditën mësimore drejt Jugut të Shqipërisë, që ata mezi e kishin pritur si një aventurë të bukur dashurie.

Këtë e rrëfejnë familjarët e Armandit, që rrëfejnë edhe se dy të rinjtë ishin njohur në Kavajë, ku jetonin me familjet e tyre.

Armandi dhe Besjana banojnë në të njëjtën lagje në qytetin e Kavajës.

Para shtatë muajsh ata e kishin zyrtarizuar historinë e tyre të dashurisë, që do të ndërpritej tragjikisht, pasi Armand Halilaga, mashkulli i vetëm veç shoferit, që ndodhej në autobusin e tragjedisë humbi jetën bashkë me viktimat e tjera femra.

Familjarët e Armand Halilagës nuk kanë fjalë për të përshkruar dhimbjen për humbjen e djalit të tyre.

Momenti i marrjes së lajmit ishte i kobshëm për ta.

Prindërit e të riut e kanë sjellë në shtëpi trupin e të birit, më i madhi prej fëmijëve, dhe po i japin lamtumirën e fundit para kohe.

Pranë tyre për t’i ngushëlluar ndodhen miq të të birit, të afërm.

24-vjeçari Armand Halilaga, ishte djali i madh i familjes Halilaga.

Ai punonte si kamarier në një nga lokalet e Kavajës, për t’i ardhur në ndihmë ekonomikisht familjes së tij me gjashtë pjesëtarë.

Ndërsa 21-vjeçarja Besjana Xheneti, e cila po trajtohet në spitalin e Vlorës, studionte në vitin e fundit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe jetonte në konviktin e shkollës.

Dy të rinjtë u nisën në udhëtimin që do t’i ndante tragjikisht.

mit/noa.al

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Udhëtimi që ndau tragjikisht Armand Halilagën dhe Besjana Xhenetin Empty Re: Udhëtimi që ndau tragjikisht Armand Halilagën dhe Besjana Xhenetin

Mesazh nga Anakonda Sat 2 Jun 2012 - 3:14

shum keq;te rrojn familjaret dhe ngushellimet me te sinqerta nga ana ime
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi