Studimi: Sirenat e detit janë paraardhëset e njeriut!
2 posters
Faqja 1 e 1
Studimi: Sirenat e detit janë paraardhëset e njeriut!
Shumë herë, detarët e lodhur, të “goditur” nga rrezet e forta të diellit si pasoj e ekspozimit të tyre shumë orësh, në të shkuarën kanë dëshmuar se kanë parë Sirena të notojnë në oqeane.
Por, dëshmitë e tyre ishin të dobishme vetëm për përralla-treguesit dhe për ata të cilët dinin se si të interpretoni një mit tërheqës që e adhuronin atë dhe ia shërbenin të tjerëve.
Tashmë shkencëtarët, thonë se është gabim mos besimi në to!
Studiuesit kishin arritur në përfundimin se qeniet e çuditshme që detarët shikonin, ishin gjitarë zhytës, që i përkasin familjes së sirenave të cilat shumë herë janë të njohura dhe si… lopët e deti.
Por, konkluzioni i tyre rezultoi i gabuar.
Një studim i ri, i kryer nga shkencëtarët, zbulon se pas legjendave të detarëve fshihet e vërteta: “Sigurisht që është një teori shumë radikale për zhvillimin e qenies njerëzore, por kemi përqasur legjendën e stërlashtë me një studim shumë të detajuar dhe shumë shkencor, ndaj dhe vërtet besojmë se kjo ka si bazë të vërtetën”, deklaroi Charlie Foley i Animal Planet, në edicionin e lajmeve të kanalit televiziv Fox.
Sipas teorisë së re, pra, ekzistonte dikur në tokë, një qenie majmuni zhytës, gjitarë, që jetonte në det dhe ngjante shumë me atë çka ne kemi në mendjet tona dhe e imagjinojmë dhe e quajmë “Sirena”./albobserver.com/
“Është shumë e komplikuar si teori, për vetë faktin se për dikë mund të duket shumë e pa imagjinueshme dhe vërtet mund të ekzistonin këto qenie. Le të kujtojmë se, evolucioni i njeriut mund të ketë lidhje direkte me detin. Është e sigurt se njerëzit prehistorik, jetonin në bregdet. Diçka e njëjtë me atë të Andertalëve, të cilët datohen deri 100.000 vjet më parë. Gjurmët e të cilëve janë zbuluar në shumë vende të ndryshme të botës, duke veçuar ato të Ballkanit jugor dhe perëndimor”, shpjegon Charlie Foley, duke theksuar se Sirenat janë një qenie paranjerëzore, e të njëjtës “racë”.
Ekipi i tij i studimit, e di shumë mirë se rezultati i tyre do të ngjalli shumë reagime të forta, pasi prezantojnë me një mënyrë më të specifikuar shkencërisht teorinë e zhvillimit të specieve në tokë.
“Ka shumë diferencë, midis nesh dhe gjitarëve prehistorik, por shumë karakteristika tona ne i ndajë me gjitarët e detit. Siç p.sh; rrjeta midis gishtave -të cilën në shumë gjitarë të tjerë prehistorik nuk ekziston- si dhe shtresa e yndyrës nënlëkurë dhe mungesa e pushit/qimeve në trup”, shpjegon Foley dhe thekson diçka shumë të rëndësishme: “Nuk ju bënë përshtypje se njerëzit kanë aftësitë e instinktit të notojnë dhe të[ kontrollojnë frymëmarrjen e tyre, kur ndodhen në det. Njerëzit mund të mbajnë frymëmarrjen deri në 20 minuta, më shumë se çdo kafshë tjetër tokësore”./albobserver.com/
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Studimi: Sirenat e detit janë paraardhëset e njeriut!
ou e habitshme;dmth paskan ekzistuar se un kam mendu se jan thjesht genjeshtra
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Zhduken 2 peshkatarë, familjarët: Janë në mes të detit. Errësira ndërpret kërkimet
» Studimi, meshkujt që shohin porno në internet jane zhgënjyes në krevat
» Ja cilet tinguj jane te bezdisshem per veshin e njeriut...
» Femrat jane si mollet ne peme. Me te mirat jane ne majen e pemes.
» Këto janë vajzat e ëmbla që tani janë joshëse (Foto)
» Studimi, meshkujt që shohin porno në internet jane zhgënjyes në krevat
» Ja cilet tinguj jane te bezdisshem per veshin e njeriut...
» Femrat jane si mollet ne peme. Me te mirat jane ne majen e pemes.
» Këto janë vajzat e ëmbla që tani janë joshëse (Foto)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi