Këshillimi para mbetjes shtatëzënë
Faqja 1 e 1
Këshillimi para mbetjes shtatëzënë
Urime! Ju keni vendosur të bëni një fëmijë. Që ky fëmijë të jetë sa më i
shëndetshëm, ju duhet të filloni të kujdeseni menjëherë për të dhe për
veten tuaj.
Kujdesi për një jetë të re fillon që tani. Kujdesi para
lindjes nënkupton këshillimin, ndjekjen dhe trajtimin tuaj gjatë
shtatëzanisë, deri në fillimin e aktivitetit të lindjes.
Objekti i
kujdesit para lindjes është që të sigurojë ju dhe çdo grua shtatëzënë se
shtatëzania do të përfundojë me lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe
pa dëmtuar shëndetin e nënës.
Kontrolli i kujdesshëm para lindjes ju
ndihmon të ruani shëndetin gjatë shtatëzanisë, zbulon në kohë dhe bën
të mundur trajtimin e patologjive dhe krijon kushtet për lindjen e një
fëmije të shëndetshëm dhe në kohën e duhur. Kjo bën të mundur gjithashtu
dërgimin tuaj në qendra më të specializuara, në rast se keni probleme.
Shtatëzania
është një ngjarje fiziologjike, e natyrshme në jetën tuaj, por në 5-20%
të rasteve mund të ndërlikohet me procese patologjike, të cilat
rrezikojnë shëndetin tuaj apo të fëmijës.Mbarëvajtja e shtatzanisë varet nga shëndeti para saj, prandaj
këshillimi para se të mbeteni shtatzënë, është pjesë e rëndësishme e
kujdesit para lindjes.
Ky lloj këshillimi i jep përparësi gjithashtu
shtatzanive të planifikuara. Ai merr rëndësi të veçantë, sepse zbulon në
kohë rastet të cilat duhen trajtuar që herët, sikurse janë ato me
diabet mellitus, hipertension, apo sëmundje të tjera metabolike apo të
trashëguara.
Në mënyrë të përmbledhur këshillimi para konceptimit përbëhet nga:
•
Identifi kimi i rreziqeve të mundshme, nëpërmjet historisë riprodhuese
dhe mjekësore familjare, gjendjes së ushqyerjes, ekspozimit ndaj
ilaçeve, helmeve dhe problemeve sociale, për çdo grua që mendon të
mbetet shtatzënë.
• Identifikimi i sëmundjeve ekzistuese dhe gjetja e rrugëve për të parandaluar problemet qe rrjedhin prej tyre.
• Përcaktimi i gjendjes gjenetike të çiftit.
• Diskutimi i gjendjes së imunizimit (vaksinimet që keni bërë deri tani).
• Kryerja e analizave të ndryshme,të cilat mund të jenë të nevojshme për gjendjen tuaj
tani.• Këshillimi mbi ushqyerjen, mbipeshën apo nënpeshën.
• Diskutimi mbi gjendjen sociale dhe financiare.
• Vlerësimi i kujdesit para lindjes dhe përparësitë që ai ofron përgjatë shtatzanisë, lindjes dhe periudhës së lehonisë.
Qëllimi i kontrollit të mirë gjatë shtatëzanisë është të sigurojë shëndetin tuaj dhe të ruajë bebin të shëndoshë deri në lindje.
Kjo mund të arrihet nëpërmjet hapave të mëposhtëm:
1. Kontrolli para lindjes duhet t’I nënshtrohet rregullave të caktuara dhe planit individual për çdo nënë të ardhshme.
2. Gjatë shtatzanisë duhet të bëhen disa vizita dhe këto të realizohen nga një personel i kualifikuar.
3. Gjatë këtyre vizitave duhet të diagnostikohen problemet e mundshme dhe faktorët e rrezikut për ju dhe bebin.
4. Duhet të vlerësohet me kujdes mirëqenia e bebit.
5. Gjatë kësaj periudhe duhet të sigurohet edhe një edukim i vazhdueshëm shëndetësor për ju si nënë e ardhshme.
Mos
harroni se vizitat para lindjes janë shumë të rëndësishme dhe se
kontrolli juaj dhe i bebit, sado i rrallë, eshtë gjithmonë më mirë se sa
të mos vizitoheni fare./bebaime/

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» S’e dinte që ishte shtatëzënë, lind befasisht në banjë!!
» "Çmendet" gruaja e martuar, seks me dy te mitur! Ajo, shtatezene: Po me ke e kam?!...
» Puthi e para Elvis Preslin, murgesha: Para për kishën
» Fotot e para nga “007”
» Shëndetësia pa para

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi