Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grupi i gjakut përcakton karakterin dhe temperamentin e njerëzve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grupi i gjakut përcakton karakterin dhe temperamentin e njerëzve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grupi i gjakut përcakton karakterin dhe temperamentin e njerëzve

3 posters

Shko poshtë

Grupi i gjakut përcakton karakterin dhe temperamentin e njerëzve Empty Grupi i gjakut përcakton karakterin dhe temperamentin e njerëzve

Mesazh nga T_o_n_i Sat 24 Nov 2012 - 7:57

Në Japoni është i përhapur besimi që karakteri i personaliteti është i
lidhur me grupin e gjakut, dhe kjo e dhënë për dikë ka implikime të
mëdha në fushën e punës, dashurisë dhe jetës.

Grupi i gjakut, siç konsiderohet në Japoni, përcakton temperamentin
dhe karakterin, dhe shpesh mund të dëgjohet pyetja – “Çfarë grup gjaku
ke”, pavarësisht a është fjala për gjetjen e partnerit të jetës ose
aplikimit në punë.

Siç besohet në Japoni, personat me grupin A të gjakut janë të
ndjeshëm, perfeksionistë dhe lojtarë të mirë ekipor, por për së tepërmi
anksioz, përcjell BBC.

Personat të cilët kanë grupin 0 të gjakut janë kureshtarë dhe bujar,
por edhe kokëfortë, personat me grupin AB janë misterioz dhe të
paparashikueshëm, ndërsa ata me grupin B të gëzuar por edhe ekscentrik,
individualistë dhe egoist.

Rreth 40 për qind e popullatës japoneze kanë grupin e gjakut A,
ndërsa 30 për qind grupin 0, derisa vetëm 20 për qind grupin B, dhe
pjesa e mbetur prej 10 për qind janë AB.

Katër libra që përshkruajnë grupet e ndryshme të gjakut dhe
karakteristikat e tyre janë bërë sensacion i vërtetë në Japoni, ku janë
shitur në pesë milionë kopje. Emisionet televizive të mëngjesit,
revistat dhe gazeta shpesh publikojnë parashikime sipas grupit të gjakut
dhe shqyrtojnë raportet në mes njerëzve me grupe të caktuara të gjakut.

Shumë agjenci për gjetjen e partnerëve së pari marrin parasysh grupin
e gjakut, por edhe animacionet dhe stript e popullarizuar, sikurse edhe
videolojërat shpesh përmendin grupin e gjakut.

Ekziston një industri e tërë e cila merret me produktet e lidhura me
grupin e gjakut, dhe kështu edhe pijet, çamçakëzët, kripërat për vaskë,
madje edhe prezervativët për grup të caktuar. Grupi i gjakut thjesht
përcaktohet me nivelin e proteinave në gjak. Edhe pse shkencëtarët
rregullisht i hedhin poshtë besimet e tilla, ato janë ende shumë të
popullarizuara në Japoni.

Një nga arsyet për popullaritet kaq të madh është që shoqëria
japoneze, relativisht uniforme dhe homogjene, në këtë mënyrë ndahet në
grupe lehtësisht të dallueshme.

Në korrik të vitit 2011 ministri për rekonstruktim Ryu Matsumoto ka
dhënë dorëheqje për shkak të kritikave që ka bërë disa deklarata të
papërshtatshme në llogari të viktimave të fatkeqësive natyrore, për
ç’gjë ai ka fajësuar – grupin e vet të gjakut?!

“Nuk kam mundur të shprehem dhe më kanë munguar fjalët. Grupi im i
gjakut është B, çka do të thotë që jam i pakëndshëm dhe impulsiv”, ka
thënë ai.

Sistemin ABO të grupeve të gjakut në vitin 1901 e ka zbuluar
shkencëtari austriak Karl Landsteiner. Hulumtimi i tij, për të cilën ka
marrë shpërblimin “Nobel” ka mundësuar transfuzion të sigurt të gjakut.

Të ashtuquajturit teoricienë eugjenikë më vonë kanë përdorur
hulumtimet e tij në mes dy luftërave, veçanërisht nazistët të cilët kanë
zhvilluar kështu idenë e supremacisë së racës. Atyre u është
bashkangjitur edhe qeveria militariste e Japonisë në vitin 1930, e cila
gjatë Luftës së Dytë Botërore ka formuar grupe luftimi në kuadër të
ushtrisë sipas grupit të gjakut.

Ekipi femëror japonez në softball në Olimpiadën në Peking ka përdorur
teoritë për grupet e gjakut për t’ia përshtatur treningun çdo
lojtareje. Disa kopshte fëmijësh kanë adaptuar metodat e mësimit sipas
grupeve të gjakut, por madje dhe kompanitë e mëdha marrin vendime mbi të
punësuarit në bazë të grupit të gjakut.

Dikur kompania Mitsubishi Electric ka njoftuar formimin e ekipit të
cilin do ta përbënin vetëm njerëzit me grupin e gjakut AB sepse janë “të
aftë për të planifikuar”. Kjo ndikon në mënyrë të pabesueshme edhe në
politikë. Një ish-kryeministër e ka konsideruar të rëndësishme për të
publikuar në profilin e vet personal që i takon grupit A derisa rivali i
tij opozitar i takon grupit B.

Megjithatë, ky besim shpesh manifestohet edhe si paragjykim dhe
diskriminim. Kjo është bërë aq e shpeshtë sa që japonezët kanë formuar
ekipet të cilat quhen “bura-hara”, që do të thotë maltretim sipas grupit
të gjakut.

Raste të njohura të diskriminimit janë njerëzit me grupin A dhe AB të
gjakut veçanërisht fëmijët janë të ekspozuar ndaj maltretimit, pastaj
përfundohen edhe lidhjet e dashurisë për shkak të kësaj, ndërsa disa
individë mund të humbin edhe punën.

Pavarësisht paralajmërimeve, shumë punëdhënës ende kërkojnë që
personi i cili kërkon punë të tregojë se cilit grup të gjakut i takon,
pohon Terumitsu Maekawa, profesori i religjionit komparativ në
Universitetin Asia në Tokio, autor i disa librave për grupet e gjakut.

Në perëndim personat me grupin “O” dhe “A” e përbëjnë gati 85 për
qind të popullatës, derisa në Indi dhe Azi dominojnë personat e grupit
B, ndërsa Japonia është e pazakontë në këtë drejtim sepse ka shumë
variante.

“Shoqëritë në të cilat dominon grupi A janë të prira për të qenë
monoteistike, siç janë krishterimi dhe judaizmi, me ndjenja të forta për
normat shoqërore, derisa shoqëritë me shumicën e grupeve B janë të
prira ndaj politeizmit, siç janë budizmi dhe hinduizmi, me shumë Zota
dhe ata besojnë që të gjithë njerëzit janë të ndryshëm”, tha Maekawa.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grupi i gjakut përcakton karakterin dhe temperamentin e njerëzve Empty Re: Grupi i gjakut përcakton karakterin dhe temperamentin e njerëzve

Mesazh nga Xhan Sat 24 Nov 2012 - 10:58

, personat me grupin AB janë misterioz dhe të paparashikueshëm,

domethon edhe une jam keshtu ?

vertetone pra hahahaha
Xhan
Xhan
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 4302
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/11/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grupi i gjakut përcakton karakterin dhe temperamentin e njerëzve Empty Re: Grupi i gjakut përcakton karakterin dhe temperamentin e njerëzve

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Nov 2012 - 18:22

lol spaske per ata qe e kan grupin e gjakut 0 negativ
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grupi i gjakut përcakton karakterin dhe temperamentin e njerëzve Empty Re: Grupi i gjakut përcakton karakterin dhe temperamentin e njerëzve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi