Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend

5 posters

Shko poshtë

Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend Empty Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 29 Jun 2012 - 1:30

Shtëpia e Xhaje Kukës nuk është asnjëherë bosh. Ajo ka 10 fëmijë dhe 52 nipër e mbesa…. Deri tani.

“Janë aq shumë, sa nuk i mbaj mend të gjithë”, thotë 68-vjeçarja nga fshati Plan i Bardhë në Klos. Ajo tregon se jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë. U martua 14 vjeç dhe fëmijën e saj të parë e solli në jetë kur sapo kishte mbushur të shtatëmbëdhjetat.

“Zoti më ka lënë gjallë dhjetë fëmijë. Katër të tjerë më kanë vdekur, ndërsa katër i kam dështuar. Atëherë kjo ishte gjë e natyrshme. Dy prej fëmijëve i kam lindur vetëm në pyll, ndërsa kordonin ia prisnim ashtu, me sqepar”, thotë e moshuara.

Por, çfarë do të thotë thotë të kesh një familje kaq të madhe? ‘‘E ndiej veten mirë kur i shoh të gjithë bashkë, por fatkeqësisht takohemi gjithmomë e më rrallë“, thotë e moshuara.

Liria, si vajza më e vogël e Xhajes, është edhe më e preferuara e saj. Ato jetojnë vetëm disa km larg njëra-tjetrës, e megjithatë shihen shumë rrallë.

“Jemi një familje shumë e madhe dhe më e keqja është se jemi shpërndarë kudo, e si rrjedhojë shihemi rrallë. Kurbeti ka bërë që të takohemi vetëm për ndonjë drekë a ndonjë darkë. Hera e fundit që jemi bërë bashkë ka qenë 2-3 vjet më parë. S’takohemi dot shpesh, sepse shumica punojnë gjatë të gjithë ditës e nuk kanë kohë për të na vizituar njëri-tjetrin”, shprehet Liria.

Edmondi është djali që vazhdon të jetojë më nënë Xhajen dhe që ndjen shumë mungesën e nipërve dhe mbesave të tij. “Jam i lumtur se sa më shumë të jesh aq më mirë është. Por, ka kohë që shumica janë larguar dhe shihemi një herë në 2-3 vjet. Të detyron puna”, thotë ai.

Sot është e rrallë të kesh guximin për të krijuar një familje kaq të madhe. Por, për të vegjëlit e familjes Kuke, pavarësisht se janë larg njëri-tjetrit dhe e kanë të vështirë t’i mbajnë mend emrat e kushërinjve të tyre, ata kanë mall dhe e kanë ëndërr të mblidhen të paktën njëherë të gjithë së bashku. Mesa duket këtë fakt, më shumë nga të gjithë e vuan nëna e familjes.

Loreta dhe Amarildo janë vetëm 2 prej fëmijëve të brezit të ri. Ata janë të vegjël, por kanë filluar të kuptojnë vështirësitë që krijohen kur ke kaq shumë të afërm.

“Unë jam e fundit, e 52-ta midis kushërinjve dhe nuk takohemi shpesh sepse ata janë larg, por është e bukur të kesh një fis kaq të madh”, thotë Loreta.

Mund të kalojnë edhe disa muaj, mund të kalojnë edhe disa vite, por ndoshta, një ditë, njëri prej kushërinjve do të arrijë t’i mbledhë 51 të tjerët.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend Empty Re: Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend

Mesazh nga Emona Fri 29 Jun 2012 - 1:35

Mashallah...ja paska shku shqiptarve kjo me gjithe kta nip/mbesa/sternip/kusherinje.
Kofshin me jet gjat..ka lezet kur shtepit jan te mbushur kshtu me te aferm.Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend 3666372071

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend Empty Re: Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend

Mesazh nga T_o_n_i Fri 29 Jun 2012 - 1:37

hec e bej krusheri me kete fis tani...te mbin ke porta 100 niper e mbesa
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend Empty Re: Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend

Mesazh nga Anakonda Fri 29 Jun 2012 - 16:28

mashalla syri i keq mos i pafte;me jet te gjat qofshin..
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend Empty Re: Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend

Mesazh nga Ariel Wed 4 Jul 2012 - 11:47

T_o_n_i shkruajti:hec e bej krusheri me kete fis tani...te mbin ke porta 100 niper e mbesa
Hahahahahahahahahahahaaaaaa...mos o zot me pas nonji sebep e me te ardh per qoke je farewww je farewww
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend Empty Re: Aq shumë kushërinj sa nuk mbahen mend

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi