Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Misteri i "Rratheve te Zanave" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Misteri i "Rratheve te Zanave" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i "Rratheve te Zanave"

2 posters

Shko poshtë

Misteri i "Rratheve te Zanave" Empty Misteri i "Rratheve te Zanave"

Mesazh nga Emona Fri 6 Jul 2012 - 0:26

Misteri i "Rratheve te Zanave" Fairy-circles

Ne shkretetiren e Namibise, ne Jug te Afrikes, pjese rrethore boshe te njohura si 'rrathet e zanave' formohen dhe me pas zhduken pas disa vitesh. Misteri qendron ne faktin qe deri tani askush nuk ka arritur te jape nje shpjegim ne lidhje me kete fenomen.

Rrathet e vegjel te zanava rrine per rreth 24 vjet, nderkohe qe ata me te medhenjte mund te ekzistojne edhe 75 vjet. Megjithate studimet e shumta nuk i japin drite arsyes pse jane formuar rrathet te cilet shfaqen dhe me pas zhduken neper dhjetevjecare.

"Eshte e veshtire te gjendet arsyeja,"- tha nje prej kerkuesve, Walter Tschinkel, biolog ne Florida State University.

"Ka shume hipoteza te mundshme, por megjithate asnjera prej tyre nuk eshte mjaftueshem e bindshme."

Tschinkel eshte interesuar per rrathet e zanave gjate nje safari te vitit 2005 ne NamibRand Nature Reservein, ne jug-perendim te Shkretetires Namib. Kjo ishte eksperianca e tij e pare me keto rrathe, dhjetra dhe mijera prej tyre. Pak kohe pasi formohen rrathet, rreth tyre rritet nje unaze bari te gjate duke i theksuar akoma edhe me shume pjesen bosh te rrethit nga brenda.

Shume pak kerkues i kane studiuar keto rrathe. Nje arsye per kete eshte edhe largesia e tyre, duke qene se jane 111 milje larg nga fshati me i afert.

Ne fillim Tschinkel mendoi se rrathet tregonin qe nen to ishin fole te nendheshme termitesh te zones. Por germimet kane treguar qe kjo hipoteze ishte e gabuar. Ashtu si kjo edhe hipoteza te tjera jane hedhur poshte.

Ne fakt shume pak dihej ne lidhje me ciklin e jetes se rratheve, por me ndihmen e stafit te rezerves natyrore, imazhe satelitore dhe foto ajrore, kjo gje po ndryshon.

Duke krahasuar imazhet satelitore te vitit 2004 dhe 2008, ai zbuloi se rrathet jane pothuajse stabel, duke u shfaqur pothuajse me madhesine e tyre te plote apo duke e arritur shume shpejt ate madhesi.

Me te vegjelit kane nje diameter prej 2 metra ndersa me te medhenjte mund te jene pothuajse 12 metra.

Me studimin po mundoheshin te zbulonin edhe jetegjatesine e ketyre rratheve. Ka shume mundesi qe ato te ekzistojne per 30 deri ne 60 vjet.

Disa prej eksperimenteve te Tschinkel jane duke vazhduar ende por deri tani, ato nuk kane arritur te percakotjne asgje ne lidhje me origjinen e ketyre rratheve.

Nje dyshim eshte qe rrathet te jene produkti i ndonje forme te vete organizimit te bimeve.

"Ka disa modele matematike qe jane te bazuara ne idene qe bimet mund te terheqin burimet drejt vetvetes, qe ka nje efekt pozitiv ne rritjen e bimeve aty ku ato jane te vendosura, por nje efekt negativ ne bimet me nje distance me te madhe" - tha ai.

Po edhe nese kjo hipoteze eshte ne rrugen e duhur, ajo nuk shpjegon se si bimet po e krijojne ate forme pothujse perfekte rrethore./info/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Misteri i "Rratheve te Zanave" Empty Re: Misteri i "Rratheve te Zanave"

Mesazh nga Anakonda Mon 1 Oct 2012 - 18:05

Llloj-lloj misteresh po lexoj....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi